Kush po e fut FRPD në konflikt dhe përçarje?
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është përfshirë nga dita ...
Karta e blerjes së votës nga paratë e kanabisit u rikthye sërish në betejën politike të Shqipërisë, megjithëse me konsum të kufizuar : në luftën e brendshme në PD apo pjesërisht në facebookun e Berishës dhe disa demokratëve të shquar. E bashkë me këtë rikthim, shfaqen dhe disa paradokse, që nuk mbeten për t?u zbuluar nga politikanët që jetojnë mes paradokseve dhe as që e vrasin mendjen për koherencën.
Këta janë politikanë të të dy krahëve: në të majtë dhe në të djathtë. Paradokset mbeten për t?u zbuluar nga ata që nuk janë nën hijen e politikës dhe nuk jetojnë prej saj. Kësisoj kjo përsiatje nuk merr përsipër të vërtetojë sa është shifra e votave të blera nga paratë e krijuara nga kultivimi dhe trafiku i hashashit. Por thjesht për të ballafaquar thëniet politike me metrin e logjikës : pretendimet e PD-së, dhe të atyre që i kundërvihen asaj. Përdorur nga Basha veçanërisht, tundja e kartës së blerjes së votës prej parave të kanabisit, ngjan edhe vetëfshikulluese. Domethënë, Basha po ia fut vetes dhe dikush duhet t?ia thotë këtë. Ndonëse ka një shpjegim pse ai po e përdor- justifikim për humbjen e madhe, gjetje shkaqesh për këtë humbje jashtë vetes-, pesha e një vetëfshikullimi prej Bashës dora vetë, veç rritet. Janë disa arsye.
Nëse paratë e kanabisit janë përdorur në shkallë përcaktuese për rezultatin final, Basha duhet të pranojë se gjithë ndërmarrja e vet më e rëndësishme politike-çadra, me përfundim marrëveshjen me Ramën, ishte e dështuar. Po ashtu Basha duhet të pranojë se zgjidhja që rezultoi prej Marrëveshjes, vendosja e 6 ministrave teknikë gjithashtu nuk pati kurrfarë vlere në parandalimin e përdorimit të parave të kanabisit apo të tjerave për të blerë vota. Sipas këtij pretendimi, ministrat kanë dështuar veç e veç dhe në grup, Task force nuk ka bërë asgjë gjithë këtë periudhë. E për pasojë duket e çuditshme se ata nuk ikin nga detyrat e ministrave pas një përfundimi kaq drastik.
Ta thuash këtë pikërisht në ditën kur ministri i Brendshëm thotë se kultivimi i kanabisit është ulur shumë, ngjan dhe më paradoksale. Dakord, ka stok malli nëpër magazina, stok parash, gjithashtu, por panorama nuk është e plotë akoma. Basha triumfant në Bashkinë e Kavajës ku ka fituar kandidati demokrat, gjithashtu duhet të pranojë se në të gjithë Shqipërinë vetëm kavajasit janë demokratë të vërtetë që nuk blihen me asnjë çmim, as me para droge, as me para tenderash, dhe me asgjë.
Kjo duket pak e çuditshme : këtë nuk e pranojnë shkodranët, vlonjatët, elbasanasit, pse jo dhe durrsakët, demokratë ose jo, për më shumë kur dihet se kavajasit mbahen si qytet tregtar. Për më shumë që në Kavajë sipas pretendimeve, sipas akuzave, Kavaja paska qenë zemra e kultivimit të kanabisit. Për më shumë që po sipas këtyre akuzave, në Kavajë janë hedhur shumë para të pista për të blerë vota, që kavajas it i kanë refuzuar stoikisht dhe heroikisht. Kavaja në fakt është rast i çuditshëm për disa arsye : trendi rritës i fitores së qeverisë në nivel bashkish nuk u respektua.
Përçarja e së majtës ka dhënë ndikim megjithatë. Nëse Basha pretendon ekskluzivitet moral të kavajasve si dukej nga fjalimi para demokratëve të asaj bashkie- Basha zgjodhi Kavajën për të nisur fushatën e rikonfirmimit të tij,- praktikisht zemëron pjesën tjetër të shqiptarëve, duke i fajësuar ata pse kanë shitur votat. As kjo nuk është politikisht korrekte. Për më shumë për një politikan që don të rikthejë shpresën, te vetja dhe te ndryshimi. Nuk ka alibi për këtë ndryshim kursi, pavarësisht se si thotë raporti i ODIHR-it, ka pasur shumë raste të firmosjes me një dorë të shumë procesverbaleve të votimit, provë e blerjes së votës, apo e votimit të shumëfishtë. Rruga institucionale e denoncimit është rruga më e drejtë dhe kapitalizimi i rezultateve të denoncimit do të ishte vijimi logjik i një politike të re.
Në një republikë të re apo të vjetër. E vërteta është se nuk ka para, as të drogës dhe as të tenderave që janë gjithashtu të pistë, që mund të blejë vullnetin për ndryshim të popullit. As në nivel Kavaje, as në nivel Gjirokastre dhe as në nivel kombëtar. Historia është përsëritur në Shqipëri ndonëse me kahje tjetër. Lazarati, principata e drogës, kurrë nuk bleu dot votat në Gjirokastër, për pasojë as dhe në Kavajë droga nuk mund ta blinte vullnetin e popullit për ndryshim. Dhe logjikisht nëse droga nuk ble dot votat në një nivel qyteti, nuk mund t? i blejë as në nivel Shqipërie./Panorama
Forumi Rinor i Partisë Demokratike është përfshirë nga dita ...
Një bizesmen vlonjat është zhdukur në durrës në 4 qershor. M...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belnd Këlli...
Komisioni elektoral në Partinë Demokratike ka njoftuar të gj...
Papagalli i Lulzim Bashës, Ervin Salianji mbrëmjen e djeshme...
Kjo është historia e pabesueshme e një studenti 26-vjeçar ng...
Lulzim Basha bashkëbisedoi me demokratë të Patosit, Roskovec...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këll...
Një skandal mjedisor sapo ka ndodhur në Velipojë ku një pers...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu për të gjithë nd...
Duket se sezoni i nxehtë i ka zhvendosur të gjithë drejt pla...
Eduard Selami ka vijuar edhe ditëne sotme fushatën për krye...
Deputeti çilian, i zgjedhur nga Lulzim Basha, Ervin Salianji...
Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar puntata e fundit e “Zonë ...
110 kilometra nga Tirana, në zonën malore të Munellës në kuf...
Sami Veseli dhe e bija e tij u varrosën gjatë së premtes në ...
Kur vjen puna te ruajtja e ushqimeve, ka shumë debate se si ...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona të akuzuar pë...
Jo pak i acaruar për vendimin e gjykatës për të lënë të lirë...
Një shpërthim i fuqishëm mësohet se ka ndodhur në orët e pa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...