Basha dhe Selami braktisen në Korçë dhe Pogradec/Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve
Dështimet e njëpasnjëshme po e ndjekin nga pas pas tashmë kr...
200 mijë vota të humbura nga elektorati i djathtë dhe 14 mandate të munguara deputetësh në krahasim me zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Këto janë shifrat që tregojnë saktë humbjen e thellë të PD në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara dy javë më parë, më 25 qershor. Heqja nga lista e kandidatëve për deputetë të kritikëve të kryetarit Basha, njëherazi edhe figurave kryesore të PD në 20 vitet e fundit, dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj, të panjohur, duket se rezultoi “boomerang? për PD: ajo humbi 10% të votave të elektoratit të saj besnik.
Zgjedhjet e 22 korrikut
Duket se largimi i figurave të tilla ngjalli pakënaqësi të madhe dhe dyshime për përfitime personale nga Basha, nëse kihet parasysh se këto figura nuk janë më në forumet drejtuese të PD. Ky “spastrim i kritikuesve? ka ndodhur jo larg nga 22 korriku, data kur këtë muaj do të votohet për kryetarin e ri te PD. Ajo që pritej nga opinioni publik dhe kritikuesit e Bashës ishte dorëheqja e Bashës, nga posti i kryetarit dhe nëse do të futej në garë të ishte i barabartë mes të barabartëve. Por Basha nuk ndoqi precedentin e liderit historik dhe mbështetësit të tij, Sali Barisha, i cili dha dorëheqjen kur PD humbi zgjedhjet në 2013, pas 8 vitesh në pushtet. Ai nuk dha dorëheqjen edhe pse kritikët e tij ia kërkuan këtë me forcë.
Basha po garon për një mandat të dytë kryetari, me mbështetjen e të sapoardhurve në PD dhe një pjese të mirë të “të vjetërve?, të zgjedhur deputetë në Parlamentin e ri. Në fushatën që ka nisur ai garon si kryetar i PD, i vetëngrirë nga funksionet drejtuese. Ish- kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, tani anëtare e thjeshtë e PD, e cilëson garën ” false, jo legjitime, të manipuluar, të pabarabartë?. Basha ka përballë vetëm një kandidat për kryetar: Eduard Selamin, anëtar i PD, ish kryetar i saj, i rikthyer pas 18 vitesh nga SHBA, pas largimit/dëbimit nga PD për mosmarrveshje parimore me Berishën.
Berlin, Bundestag Lulzim Basha (DW/Auron Dodi)
Rezultat i paracaktuar – asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda partisë
Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD, ish-deputet dhe një nga zërat më kritikë ndaj Bashës, thotë për DW se “dorëheqja në rast humbjeje të zgjedhjeve për kryetarin e një force të madhe politike si PD është një standard i botës demokratike, një ligjësi politike, aq më tepër kur humbja e PD është një humbje katastrofike.
Mosdorëheqja e Bashës, si një akt individual, është një mungesë e jashtëzakonshme përgjegjësie?, sipas tij. Patozi thekson se ai vetë hoqi dorë nga kandidimi për kryetar të PD pasi Basha nuk pranoi të vendoste rregulla “që garantonin paanshmërinë dhe mosndikimin në garë.?
“Jemi në një garë farsë të zgjedhjes së kryetarit të PD, pasi rezultati është i paracaktuar. Eduard Selami i shërben Bashës për të legjitimuar një proces që nuk është legjitim. Jemi në një situatë shumë të rëndë në PD? thotë Astrit Patozi.
A mund të ringrihet PD si opozitë e fortë dhe në shërbim të progresit të Shqipërisë?
Kjo situatë e opozitës, e karakterizuar nga për?arja dhe mosbesimi, vjen kur në në Shqipëri ka një maxhorancë të majtë parlamentare, shumë të fuqishme, me 74 mandate deputetësh në një parlament me gjithsej 140 vende. Për më tepër kur në Parlamentin e ri duhen miratuar ndryshime kushtetuese që lidhen me reformën në drejtësi dhe reforma të tjera të mëdha me 3/5 e votave ose me 94 vota.
PD, pas humbjes së thellë do t’i duhet të ngrihet nga hiri për të qënë një opozitë e fortë, e pjekur dhe në shërbim të progresit të Shqipërisë, në thelb të të cilit është ecuria pozitive në procesin e hyrjes në BE. Por Patozi ka dyshime. “Kjo vështirë se ndodh. PD nën drejtimin e Bashës nuk bëri dot opozitë të fortë kur koalicioni i majtë qeverisës, PS-LSI, pati të ?ara për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre. Tani, PD duhet të përballet me një qeveri të re solide, me një timonier të vetëm, Edi Ramën. Kemi dalë të copëtuar nga zgjedhjet. Basha prodhoi humbjen, ai do t’i ?ojë edhe më keq rezultatet e PD në zgjedhjet lokale që vijnë pas 2 vitesh madje nëse mbetet kryetar i PD edhe në zgjedhjete e ardhshme parlamentare më 2021,? thotë Patozi.
Bashkim para rrezikut real të shpërbërjes
Në Shqipëri nuk është sekret që Basha ka gëzuar mbështetjen e Berishës. Po kështu që ka qënë një nga ministrat më të privilegjuar të kabineteve Berisha, gjatë pushtetit 8 vje?ar të PD, 2005-2013 dhe që në zgjedhjet lokale të vitit 2010 fitoi bashkinë e Tiranës me rregulla loje të ndryshuara gjatë procesit elektoral. “Nuk e di nëse e gëzon ende mbështetjen e Berishës, që deri tani ka qënë e dukshme. Nëse e gëzon ende, atëherë kjo nuk është problem i Bashës por i Berishës. Tani për tani Berisha është shumë i tërhequr, nuk e di nëse do të kthehet të jetë aktiv në zhvillimet e brendshme të PD? thotë Astrit Patozi për DW.
Por Berisha e luajti rolin e liderit historik, kur ditë më parë me autoritetin e tij absolut ne PD bëri thirrje për bashkim dhe jo përçarje, për dëgjim të mendimit ndryshe dhe jo përjashtim. Por kjo nuk duket e lehtë përballë pakënaqësisë së figurave historike të PD, të lëna jashtë listës së kandidatëve për deputetë dhe mbështetësve të tyre të shumtë. Analistë të pavarur të Tiranës nuk përjashtojnë skenarin më të keq për PD- tkurrjen e saj nga humbja e elektoratit dhe e ilustrojnë këtë opsion me atë që i ndodhi partisë së majtë PASOK në Greqi.
Nevoja për opozitë të fortë?
Shpresa që kjo të mos ndodhë ka në horizont edhe rrezikun e copëtimit, ndarjes së PD, gjë që e ka shoqëruar gjatë gjithë historisë së saj 27 vjeçare. ?Shpresoj ende në reagimin e demokratëve që nuk do ta lejojnë Bashën të uzurpojë një mandat të dytë pas humbjes së thellë. Por nëse kjo mund të mos ndodhë besoj tek reagimi i elektoratit të djathtë, për të gjetur një mundësi tjetër, për t’iu përgjigjur nevojës emergjente që ka Shqipëria për një opozitë të djathtë, të fortë. Tani për tani, po synojmë që t?i ndryshojmë gjërat për mirë duke qënë brenda PD. Ne shpresojmë që ta ngrejmë, ta rindërtojmë PD. Nëse kjo nuk bëhet do të shikojmë hapa të tjerë.” thotë Astrit Patozi.
Dështimet e njëpasnjëshme po e ndjekin nga pas pas tashmë kr...
Jozefina Topallli më në fund e vetme guxoi të fliste për nj...
Alo, ju flas nga çadra e lirise. Ju flas nga vendi me i sinq...
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, d...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, pas fitores në zgjedhjet e ...
Tërmetet e njëpasnjëshme në Ohër ditët e fundit, ku më i fuq...
Një sherr banal “detyroi” një 56-vjeçar që të tentonte të vr...
Pasi 19-vjeçarja nga Fieri i dha fund jetës së saj duke u he...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Pukë, ku nj...
Kancelarja gjermane Angela Merkel mbylli takimin G20 në Hamb...
Profesori ka disa vite, që nuk është më. Ezmer, flokëdredhur...
Policia e Durrsit ka gjetur një 6-vjeçar, i cili kishte humb...
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, i cili u zgjodh g...
Ish-aleati i Ramës dhe themeluesi i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhi...
Themeluesi i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, në vijim t...
Kreu i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhim apo flet në këto mom...
Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Athi...
Banorë të zonës së NISH-Tullës në Durrës, ku jeton një pjesë...
Zona e plazhit në Malin e Robit ka metur pa energji elekrike...
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 36-vjeçarin, Edison Shuli, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...