Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka nisur zbatimin e vetingut. Me ngritjen e dy organeve të vetingut: Kolegjit të Apelimit dhe Komisionit të Kualifikimit, ILDKP ka hapur dosjet e pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët. Sipas burimeve, puna ka nisur me krerët e institucioneve, ku më kryesori është kryeprokurori Adriatik Llalla. ILDKP ka nisur procesin e verifikimit për të gjithë krerët e gjykatave dhe prokurorive, mes të cilëve është dhe kryeprokurori. Në ligj është e përcaktuar se puna nis me ta dhe ILDKP po ecën sipas planit, pasi sapo të ngrihet Komisioni i Kualifikimit, dosjet që do dorëzohen të parat do jenë për: Adriatik Llallën, Xhezair Zaganjorin dhe Bashkim Dedjen.
Sa i takon Llallës, mësohet se për të po ushtrohen verifikime shumë të forta. Nga burimet e gazetës mësohet se Llalla ka deklaruar 6 llogari bankare bashkë me gruan e tij. Njëra prej tyre ka 140 mijë euro, ndërsa tre të tjerat me 15 milionë lekë, 16 milionë lekë dhe 19 milionë lekë. Sipas burimeve, për të 6 llogaritë po bëhen verifikime në banka, ndërsa në lëvizje pritet të vihet dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave për të parë nëse ka pasur parregullsi apo transferta të dyshimta. Llalla ka deklaruar dhe një borxh por që ka deklaruar se të dhënat janë sekrete. Për këtë arsye edhe kjo transfertë po verifikohet.
Sipas informacioneve, në sitë do kalojnë dhe dy banesa të Adriatik Llallës, përfshirë banesën e tij dhe të prindërve dhe familjarëve të tjerë, ku secila do verifikohet nga vlera. Por ajo që pritet t?u hajë më shumë kohë ekspertëve është shitja e një trualli. Llalla në qershor 2016 ka shitur në Bathore një truall me vlerë 249 mijë euro. Në deklaratë, ai ka thënë se është ullishte. ILDKP po bën të gjitha verifikimet e nevojshme për të parë nëse vërtet ky truall ka këtë vlerë dhe për të parë se kush e ka blerë dhe nëse pagesa është bërë e gjitha njëherësh apo me këste. Në lëvizje këtu do vihet dhe Hipoteka.
Krerët e tjerë
Paralelisht me Llallën në sitë po kalojnë dhe kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Sa i takon Zaganjorit, ai ka deklaruar një pasuri shumë të lartë dhe ILDKP pritet që të marrë shumë kohë me të. Zaganjori ka deklaruar shumë llogari bankare dhe prona e për këtë arsye të gjitha do verifikohen në terren. Ndërkohë, Dedja ka deklaruar një pasuri më të ulët dhe për të kontrolli pritet që të jetë më i lehtë. Por paralelisht me ILDKP, verifikime do kryhen dhe nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, sa i takon pastërtisë së figurës. Për të gjithë do kontrollohet nëse kanë pasur apo jo lidhje me njerëz me rekorde kriminale.
Ndërkohë në fund do ketë verifikime nëse gjyqtarët dhe prokurorët e kanë kryer si duhet punën dhe kanë formim të mjaftueshëm, duke kontrolluar vendimet dhe procesverbalet. Në fund, secili institucion do i dërgojë Komisionit të Kualifikimit një raport për secilin emër. Interesant është fakti se për ta do bëhet një përllogaritje e vlerës së pasurisë dhe ajo do shihet nëse u korrespondon të ardhurve gjatë këtyre viteve. Nëse dikush ka më shumë pasuri se shuma e të gjithë të ardhurve familjare, atëherë gjyqtari apo prokurori largohet. ONM pritet të angazhojë ekspertët e saj që të bëjnë verifikime edhe jashtë shtetit./SOT
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për n...
Analisti politik, Mustafa Nano, ka bërë një analizë të situa...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar h...
Kryetari i partisë Demorkacia Sociale, Paskal Milo, i është ...
Deputeti i djathtë i zgjedhur në Shkodër, Romeo Gurakuqi, në...
Kryeministri Edi Rama mblodhi pak ditë më parë deputetët e r...
Nga ligji i ri për pronat, i cili u miratua një vit më parë,...
1. Që kur u fut në cadër z Basha dëshmoi qartazi brënda pak ...
Ish-kryeminitri i vendit, Sali Berisha është shumë aktiv në ...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Maja ...
Policia e Fierit ka ndaluar mëngjesin e sotëm një person të ...
Opinioni publik në vendin tonë është mësuar të konsiderojë v...
Erion Braçe ka zbardhur për herë të parë faktin se zgjedhja ...
Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 36-vjeç...
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e kodu...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e mër...
Qeveria e re e Edi Ramës pritet të nisë “furtunën” në admini...
Kryeministri Edi Rama iu ka thënë edhe sot “Mirëmënjges” të ...
Është zbardhur dëshmia e nusjes nga Dibra, Elda Tanushi, e c...
Dënohet me dhjetë muaj burg për akuzën e vjedhjes një efekti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...