web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryente vepra të trupshme me vajzën e tij/ Në pranga 36-vjeçari korçar

5 Korrik 2017, 07:36, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme një 36-vjeçar. Sipas policisë, personi që ka rënë në pranga është shtetasi me iniciale P.SH, banues në Maliq.

Ai është kallëzuar nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se burri ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tyre 5-vjeçare.

Ajo gjithashtu ka thënë gjatë deklaratës se burri ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 108/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal./CityNews





Lajmet e fundit nga