7 thënie të mençura për të nisur ditën
Asnjëherë mos luaj me ndjenjat e të tjerëve, sepse ti mund t...
Nga Azem PARLLAKU
Të listuar si të parët e garës, përfaqësues të tre partive kryesore, PS, PD, LSI. Tre profile të ndryshëm që, garojnë të maksimalizojnë votat e kuksianëve, hasianëve e tropojanëve për siglën e subjektit politik, të cilit ata i përkasin.
Zona zgjedhore qarku Kukës do të përfaqësohet nga 3 deputetë në legjislaturën 2017-2021. Në ndërkohë Kukësi si qark, është ai me nivelin më të lartë të papunësisë, ku më shumë se gjysma e familjeve jetojnë me ndihmën e pamjaftueshme ekonomike.
Referuar të dhënave të fundit të INSTAT-it, kupton që Kukësi përjeton eksodin e radhës, pas migrimit për një jetë të mirë me rënien e komunizmit, emigracioni masiv drejt Gjermanisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe, i vendos kuksianët në toplistën e azilkërkuesve nga Shqipëria në Perëndim. Kukësi është i vetmi qark ku punësimi në sektorin privat ka rënë në masën 2%, dhe rrjedhimisht me nivelin më të ulët të prodhimit për frymë.
INSTAT vëren se Kukësi jep vlerën më të ulët në prodhimin e brendshëm bruto të vendit, duke kontribuuar për vetëm 2.1% të totalit të prodhimit. Po kështu, sipas të dhënave të Bankës Botërore, Kukësi është vendi me nivelin më të lartë të varfërisë me 22.5% të popullsisë, nga 14.3% që është mesatarja e vendit. Qarku i Kukësit është portreti i rrënimit kombëtar nga Jugu në Veri.
Kukësi e Hasi janë kryefjala e eksodit kombëtar, i cili kulmoi gjatë vitit 2015, ku shkak është dëshpërimi i thellë, kriza e gjithanshme që ka sjellë çdo fikje shprese. Mjafton të shkosh në çdo fshat, e të vëresh se shtëpi të tëra janë të mbyllura dhe në klasat fillore mund të ketë vetëm tre nxënës në klasë. Kukësi ka absolutisht njësitë administrative më të varfra në Shqipëri.
Nga 10 komunat më të varfra në vend, 7 prej tyre ndodhen në Kukës. Në Kukës sundon varfëria rurale dhe urbane, çfarë e justifikon ndoshta më së miri, pse dhe sesi varfëria e ka dëbuar popullsinë. Sot, varfëria për kuksianët është fati i hidhur dhe mënyrat për luftimin e saj, si dukuri, kanë dështuar për shkak të koncepteve të gabuara, vizioneve të paqarta, korrupsionit dhe shkaqeve tjera. Të gjendur përballë këtij realiteti, qytetarët e qarkut verilindor me 25 qershor, do t’u drejtohen kutive të votimit për të vendosur kush do të përfaqësojë zërin e tyre gjatë viteve 2017-2021.
Mimi Kodheli, doktore e shkencave ekonomike, e “importuar” elektorale politike nga Tirana, pas ikjes enigmatike nga qarku i Kukësit i kordinatorit të maparshëm socialist, Ilir Beqja. Në Kukës njihet si Ministre e Mbrojtjes, së fundmi siç ka pohuar ajo, është dhe tifoze e ekipit të futbollit të këtij qyteti. Shpreson se ka mbështetjen e votuesve të moshës së tretë, të personelit mësimdhënës dhe atij mjekësor. Në Has dhe në atë që konsiderohet si “Rrafshi i Lumës”, pretendon se gjen votuesit më të shumtë të saj.
Flamur Noka, i diplomuar si mjek, është fitues bindshëm në këtë qark në vitin 2013. Është kandidati që njeh më mirë se çdo rival problematikat e qytetarëve verilindorë. Krahas kësaj, Noka njihet ndryshe dhe si deputeti, që mban lidhje të forta me votuesit e tij. Mungesa e vëmendjes së qeverisë aktuale për qarkun e Kukësit, do të jetë një argument shtesë për kuksianin Noka nga Novosej. Votuesit e tij më së shumti i gjen në qytetet Kukës, e Bajram Curri, dhe në njësitë administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, Bushtricë, Kalis, etj.
Selvi Beçaj, e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Fakultetin Juridik, njihet më shumë si, vajza e ish-kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj. Të dy prindërit e saj janë nga Kukësi. Beçaj është bashkëshorte e djalit të biznesmenit tropojanan Kadri Ponari. Familja e Selvit dhe e Kastriotit është angazhuar prej vitesh në projekte infrastrukturore dhe filantropie në qarkun e Kukësit. Votuesit më të shumtë të saj, mendon se i ka në Tropojë, por edhe në qytetin e Kukësit.
Asnjëherë mos luaj me ndjenjat e të tjerëve, sepse ti mund t...
Banorët e fshatit Marikaj, në autostradën Tiranë-Durrës, jan...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka reaguar me nj...
Një sherr mes disa personave ka ndodhur në orët e para të më...
Prokuroria ka sekuestruar prozhektorët e ndriçimit, që përdo...
Musa dhe Danjeli kapen me fjalë me njëri-tjetrin. Danjeli i ...
Samiti i G7 në Sicili me sa duket ka lënë gjurmë: kancelarja...
Derisa t-ë gjendet fajtori dhe shkaku i vërtetë, hipoteza du...
Një test i zakonshëm gjaku ka rezultuar të jetë shumë më i s...
Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të firmosë emërimin e d...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka dhënë opinionin e t...
Lulzim Basha dhe ekipi i tij hapin fushatën në Qarkun e Fier...
Jave mjaft sensuale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne ...
Dite mjaft e favorshme për te rregulluar njëherë e mire prob...
Partia Demokratike ka futur fushatën e saj elektorale në kao...
Viti 2013. Basha u zgjodh Kryetar i PD-së. Bëra një haber: D...
Fabrika më e madhe e përpunimit të peshkut dhe të frutave të...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë mënyrën e kom...
Musa dhe Lupçe kapin Danjelin veçmas dhe kërkojnë të dijnë p...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, publikoi dy ditë më parë listat...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...