Blegtoria, në krizë/ Zbrazen fermat, tkurret prodhimi vendas
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Fabrika më e madhe e përpunimit të peshkut dhe të frutave të detit në vend, ?Rozafa? ndodhet në Labinot të Elbasanit. Kjo sipërmarrje, një prej investimeve më të rëndësishme në qytetin e Elbasanit, është model për punësimin dhe trajtimin e punonjësve, me kushte pune të standardeve europiane. Për të parë nga afër investimin, si dhe për të diskutuar se c?mund të bëhet më mirë në të ardhmen, ishte në mjediset e saj, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe deputeti i zonës Taulant Balla.
Sipërmarrësi Gjergj Luca tregoi se në planet e tij parashikohen edhe dy projekte të tjera, të cilat do të rrisin ndjeshëm punësimin në zonë. Por sipërmarrësi kërkoi edhe angazhimin e strukturave të tjera të pushtetit për ta nxitur atë. ?Kemi dy projekte të rëndësishme që duam t?i mbyllim.
Taulantin e kemi pranë e kemi dëshirë që këto dy fabrika të tjera t?i mbyllim brenda shkurtit. Unë kam një staf që i nxjerr me makina fshat më fshat për të kërkuar njerëz për punësim. Të gjithë këta politikanë a kanë mundësi ti motivojnë këta njerëz? Ne kemi hyrë shtëpi në shtëpi. Kemi hapur një zyrë në Cërrik e kemi lënë disa veta që i shpjegojnë njerëzve gjithë proceset e punës. Por kemi vënë re një fenomen, në zonat e varfëra, gjithë ditën telenovela, nuk luan njeri nga vendi. Këta njerëz duan politika për ti nxjerrë nga shtëpia.?
Kryeministri Rama tha se çdo sipërmarrje ofron vazhdimisht vende të reja pune, por duhet të zhvillohen profesionet dhe motivohet dëshira për ti përvetësuar ato. ?Ideja e të jetuarit me ndihmë ekonomike është e njohur botërisht që i paralizon njerëzit. Prandaj duhen nxitur më shumë. Unë e di që të gjithë ata që e shohin Shqipërinë nga televizioni dhe që rrinë në kafe gjithë ditën, sa herë dëgjojnë për punësim thonë ?ku ka punë këtu?? Por të gjitha ndërmarrjet, p.sh., nga Zogu i Zi deri në Durrës kanë vende të lira pune. Problemi është që duan njerëz që të kenë zanat ose gatishmërinë që të marrin një zanat.?
Shumë nga punonjëset e kësaj fabrike, janë vajza të cilat kanë kryer arsimin e lartë, dhe që në këtë sipërmarrje kanë marrë një zanat. ?Këto vajzat këtu janë me master, kjo tjetra është me ekonomik. Gjithë stafi që kam këtu, më ka dalë vetëm nga prodhimi.? ? tregoi sipërmarrësi Luca.
Përveç teknologjisë moderne të saj, ajo për të cilën kjo fabrikë është model i të gjitha sipërmarrjeve, janë kushtet e punës të standardeve të larta. Aty ka kopësht dhe çerdhe për fëmijët, të cilët nënat e punësuara mund t?i marrin me vete.
Kryeministri u shpreh se një shembull i tillë duhet të jetë nxitës për t?u ndjekur edhe nga sipërmarrje të tjera. ?Edhe kultura e punës dhe gjithë kjo që keni krijuar ju këtu, është gjë e madhe. Duken si gjëra të vogla, por janë gjëra që bëjnë diferencën. Nuk është çështja thjesht tek paga, por dhe tek të ndjerit pjesë e një kolektiviteti. Shumë ndërmarrje kanë filluar të investojnë në këtë pjesë. Por ka edhe probleme dhe njerëzit nuk kanë dhe faj se ka dhe një perceptim që nuk është komplet pa bazë. Nuk është se kudo ku shkon në një ndërmarrje private, trajtohesh si këtu.?
Sipërmarrësi Luca tregoi gjithashtu se me iniciativën e tij po ndërton një shkollë profesionale që do të shërbejë për trajnimin e punonjësve. ?Aty në hyrje po bëjmë një shkollë për të specializuar punonjësit, shkollë marine dhe për teknolog. Pra shkollë profesionale. Dhe një sallë të madhe leksionesh.?
Kryeministri tha se me zhvillimin që ka marrë prodhimi vendas, ka ndryshuar raporti import/eksport, duke ulur ndjeshëm importin. Kryeministri tha se është shumë e rëndësishme kualifikimi i punonjësve dhe krijimi i kulturës së punës. ?Është rritur prodhimi vendas ushqimor dhe është ulur importi. Duhet të shkojë më shumë, por është goxha përmirësim, që tregon se njerëzit punojnë.
Patjetër që ka plot probleme papunësie, por problemi kryesor me papunësinë që kemi ne, është kualifikimi dhe kultura e punës. Veliaj më thoshte kur ishte në ministri se 95% e atyre që vijnë në zyrën e punës, që insistojnë tek zyra e punës e që në fund fare u jep punën e ikin duke thënë ?faleminderit?, janë ata që kanë qenë në emigracion, se ata kanë kulturën. Këtu është një luftë e madhe për të kaluar këto dy pengesa. Por mungesa më e madhe është ajo e kualifikimit. Se u mësuan të gjithë të jenë juristë.?/tema
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë mënyrën e kom...
Musa dhe Lupçe kapin Danjelin veçmas dhe kërkojnë të dijnë p...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, publikoi dy ditë më parë listat...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, foli sot nga qyteti i Fierit pë...
Seksizmi është shndërruar në një problem të madh në shumë fu...
Prononcimi për mediat i Lulzim Bashës pas ngjarjes së mbrëms...
Ish-drejtor i Arkivit, Kastriot Dervishi, ka publikuar një t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hapi mbrëmjen ...
RAPORT Bordi i Monitorimit të Medias, vjen me këtë raport ...
Shkrimtari i njohur, Agron Tufa, ka sulmuar liderin demokrat...
Debati për listat: ka një parim në funksionimin e partive po...
Partia Demokratike është ndalur pasditen e sotme në qytetin ...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë një reagim të dytë për qyte...
Prej 5 vitesh juristja Eni Çobani është kthyer në një person...
Pas hedhjes së një lënde ende të panjohur toksike në mitingu...
Mitingu rakitik i hapjes së fushatës elektorale nga PD-ja e ...
Partia Demokratike ndodhet këtë pasdite në qytetin e Fierit,...
Zguri: Nëse përdorni forcën e kartonave për të marrë vendime...
Partia Demokratike i ka ofruar Qarkut të Korçës një buqetë m...
Analisti Ilir Kulla është përplasur ashpër me komentuesit në...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...