web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokratët u helmuan me armë kimike të quajtura “incapacitating”

28 Maj 2017, 17:40, Aktualitet CNA

Mitingu rakitik i hapjes së fushatës elektorale nga PD-ja e Lulit do mbetet në historinë e Shqipërisë si rasti i parë i përdorimit të municioneve kimike kundra civilëve në kushte paqeje. Për lexuesin pak të informuar për ndryshimin midis LHL-ve (Lëndëve helmuese luftarake), armëve kimike, agjentëve agresivë kimikë dhe municioneve kimike theksojmë se në mitingun e PD-së u përdorën municione kimike të mirëfillta luftarake, por që përdoren me raste edhe nga forcat speciale të policisë.

Goditje kimike me Metifentanil, Karfentanil apo ndonjë derivate tjetër të Fentanilit?
Pasi intervistuam disa nga viktimat e sulmit terrorist me armë kimike, në bazë të simptomave të tyre kemi bindjen e plotë se kemi të bëjmë me goditje me municione kimike të tipit ?incapacitating?, që të heqin kapacitetin për të vepruar. Nga simptomat si edhe nga hollësi të tjera të viktimave të kësaj goditje kimike besojmë se është përdorur municion kimik me agjentë agresivë kimikë, që duhet të jetë një nga derivatet e Fentanilit, ku më shumë ka të ngjarë të jetë Metifentanili ose Karfentanili. Të tilla simptoma dhe hollësi ty konstatuara në vendgoditjen me armë kimike na e forcojnë këtë konkluzion tonin. Nuk përjashtohet edhe mundësia të jetë përdorur ndonjë municion kimik më modern gjithnjë derivat i Fentanilit, që vetë bën pjesë në grupin e opiateve. Kjo goditje kimike është shumë e ngjashme me goditjen me armë kimike, që përdori KOS-i i Miloshevicit dhe ekspertët e armëve kimike të laboratorit të JNA në Potoc të Mostarit kundra nxënësve të shkollave të mesme e tetëvjecare në Kosovë.

Për të arritur në një konkluzion të tillë do të përshkruajmë simptomat e sulmit me armë kimike ndaj z. Drilon Cani një përkrahës i zjarrtë i PD-së. Z. Cani është 29 vjec, totalisht i shëndetshëm me trup muskuloz dhe i palestruar pra në kushte optimale për t?i rrezistuar maksimalisht një sulmi me armë kimike. Z. Cani vetëm 10 minuta pas mbarimit të fjalimit të z. Basha (momenti, kur dyshohet se është kryer goditja me LHL) ndjeu simptomat e para në formën e një këputje dhe lodhje trupore të shoqëruar me prerje gjunjësh dhe marrje mendsh. Z. Cani mendoi se të tilla simptoma janë normale të shkatuara nga qëndrimi në këmbë dhe mbajtja e Ramazanit. Rreth 40 minuta më vonë ai përjetoi dhembje të forta koke të ngjashme me ato, që shkaktohen nga migrena ose nga spolindiatroza. Pasi përjetoi të tillë dhimbje koke ai hëngri pak ushqim dhe piu Takipirinë për të zbutur dhimbjen e kokës.

Rreth një orë pasi u largiua nga mitingu i PD-së d.m.th. rreth 70-75 minuta pas përfundimit të fjalimit të mbajtur nga z. Basha ai pati fryrje të fytyrës si edhe një gjendje euforie, të qeshura të pakontrolluara të shoqëruar këto edhe me dhimbje të moderuara në muskujt e gjoksit e vështirësi të lehta në frymëmarrje. Rreth 12-13 orë pas momentit të supozuar të goditjes me armë kimike z. Cani pati skuqje e djegie në sy për të cilat me urdhër të mjekut okulist mori mjekimet përkatëse. Këto simptoma janë tipike, sipas manualit për një subjekt të ekspozuar ndaj një goditje me armë kimike me lëndë aktive Karfentanil apo ë ngjashme me të. Karfentanili apo agjentë të ngjashëm me të kanë një ?gjysëm-jetë bilogjike? shumë më të shkurtër se Fentanilit, gjë pozitive kjo, por për shkak se ato depozitohen në dhjamin e trupit të njeriut, ka shumë mundësi, që të rihynë në qarkullimin e gjakut duke shkatuar me vonesë efekte toksike. Tipik kjo në rastin e viktimës së sulmit kimik, të z. Cani, i cili përjetoi djegie sysh mbas minimumi 10 orë pasi u ekspozua ndaj sulmit me LHL.

Një pjesë të simptomave të sulmit me LHL të përjetuara nga z. Cani janë përjetuar edhe nga zonjusha Dorilda Mara një tjetër përkrahëse e zjarrtë e PD-së. Zonjusha Mara është rreth 25 vjece, rreth 175 cm e gjatë e shëndetshme dhe në kushte optimale fizike ëpr t?i bërë ballë një sulmi të tillë kimik. Pikërisht të tilla kondicione fizike bënë të mundur, që zj, Mara të përballonte me sukses pasojat e sulmit kimik, pa rrezik jete.

Si ndodhi goditja me LHL?
Nga investigimi ynë na rezulton se goditja me LHL kundra mitingut të PD-së u krye duke e shpërndarë LHL-në në formë aerosoli nga qielli. Ka shumë të ngjarë, që një dron i tipit ?quadcopter? i pajisur në mënyrë artizanale me një shpërndarës (dispenser) të LHL-së të jetë përdorur pikërisht në momentin e fillimit të fjalës së z. Basha. Për të arritur në një konkluzion të tillë krahasojmë simptomat e Kryetarit Lulzim Basha dhe deputetit Bylykbashi. Z. Basha kryesisht pati dëmtime në sy dhe fytyrë, sepse ka qenë i hipur në një podium 60-70 cm të lartë dhe nja 20 cm më i gjatë se z. Bylykbashi, ndërsa deputeti Bylykbashi pati kryesisht irritim të lëkurës së zverkut, pjesa e vetme e ekspozuar e trupit të tij, që ra në kontakt me LHL-në e përdorur në këtë sulm kimik. Disa militantë të opozitës nga Durrësi të vendosur jo më shumë se 20 jardë larg z. Basha patën pasoja në sy dhe në fytyrë nga goditja kimike, ndërsa tre prej tyre, ndonëse në të njejtin grup dhe ngjitur me të dëmtuarit nuk patën asnjë pasojë në sy, sepse mbanin syze dielli, gjë që mbrojti mukozën e syve nga ekspozimi ndaj agjentit agresiv kimik. Tipik është rasti i djalit të një zonje demokrate, e cila në Durrës gjatë kohës së PD-së në pushtet ka mbajtur poste drejtuese në Bashkinë Durrës dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave Shqiptare. Pak para se viktimat e sulmit me armë kimike të ndjenin pasojat e para ka dëshmitarë, që pohojnë se kanë ndjerë një erë të ngjashme me erën, që lëshohet në ambjent, kur pihen cigare me hashash. Kjo është një shenjë tipike e një goditje me armë kimike të tipit ?incapacitating?, që të heqin aftësitë për të vepruar, municione këto të mbushura me përzjerje me derivate me bazë kimikatesh të grupit të opiateve si psh Fentanili dhe substanca të ngjashme me të.

Pasojat
Pavarësisht se PD-ja zyrtarisht flet për vetëm rreth 50 të plagosur nga sulmi me LHL, ndërsa Minsitria e Shëndetësisë zyrtarish ofron shifrën prej 76 të lënduarish, që janë kuruar në spitale e klinika shtetërore e private, faktikisht janë mbi 100 persona nga të cilët në Durrës rreth 15 persona dhe në Vorë nja 3-4 persona. Pasojat do të kishin qenë vdekjeprurëse, në se goditja me një LHL të tillë do bëhej në ambiente të mbyllura (ndërhyrja e dështuar e OMONS-ave rusë në teatrin në Moskë kundra terroristëve cecenë). Mbështetësit dhe deputetët e kandidatët për deputetë të opozitës ishin me fat se në kohën, kur u dha goditja me LHL frynte një erë e lehtë, që e shpërndau disi agjentin agresiv kimik duke ulur përqindjen e lëndës aktive për cdo metër kub ajër. Ishte fat edhe që të sëmurë me azëm, kardiakë, apo edhe gra shtatzanë nuk ka pasur të ekspozuar ndaj sulmit me LHL. Për shkak të këtyre rrethanave lavdi zotit nuk ka pasur të vdekur në këtë sulm terrorist me LHL të tipit ?incapacitating? kundra një mitingu legal e paqësor të opozitës shqiptare në qendër të Tiranës, kryeqytetit të Atdheut tonë.

Komunistët shqiptarë dhe përdorimi prej tyre i LHL-ve kundra popullit
Ndonëse ky është rasti i parë i përdorimit kriminal të LHL-ve në Shqipëri, komunistët shqiptarë në të kaluarën kanë poseduar dhe kanë qenë të gatshëm të përdorin të paktën LHL të tipit ?inca-pacitating? kundra popullit të vet. Që në qershor 1960 me urdhër të Kadri hazbiut u importuan nga BS-ja granata me gaz të tipit ?incapacitating?, që të heq aftësitë për të vepruar. Këto granat ishin të mbushura me gaz të quajtur Klorocetofenol. Më pas u importuan nga Kina (1965-1974)me mijëra granata e paketa me LHL, tip ?incapacitating? qoftë me klorocetofenol, qoftë me Klorpikrinë. Në pranverën e viti 1990 me urdhër të diktatorit Ramiz Alia, ndërmarrja shtetërore e Teknikoimportit importoi ngutazi mjete kundra demostratave si shkopinj gome, skafandra, mburoja pecikllasi, pistoleta elektrike (taser), si edhe granata me LHL të tipit ?incapacitaitng?. Në qershor 1990 u importuan nga Kina të tilla municione kimike me anijen ?Qi Men? me flamur kinez.

Në hambarin nr.3 të anijes kishte krahas mallrave civile për Shqipëri edhe një sasi pistoletash Makarov dhe Tokarev si edhe pjesë këmbimi e aksesorë për to, ndërsa në hambarin nr.1 krahas LHL-ve për Libinë e Kol. Gaddafit kishte edhe municione kimike të tipit ?incapacitating? për Shqipërinë. Të tilla LHL, që të dëmtuarve u heqin mundësinë për të reaguar, por që në vartësi të kushteve e rrethanave të përdorimit dhe të subjekteve të ekspozuara ndaj një sulmi të tillë mund të shkatojnë edhe vdekjen, ishin kopje inferiore kineze të LHL-së amerikane të quajtur Agjenti BZ. Diktatori Alia, ndonëse i importoi nuk guxoi t?i përdorte ato as në ngjarjet e hapjes së ambasadave, as në ngjarjet e Kavajës madje as në demonstrat e dhunshme antikomuniste në 13 dhe 14 dhjetor 1990 në Shkodër, Durrës dhe Elbasan. Alia kishte shumë frikë se mund të përfundonte bashkë me Nexhmijen si Caushesku me Helenën, prandaj nuk i përdori këto armë kimike as për të mbrojtur bustin e Enverit në Korcë e Fier, ku u qëllua me armë zjarri me breshëri në mish kundra demonstruesve antikomunistë.

Atë që nuk guxoi ta bjë as diktatori komunist Alia guxoi ta bëjë dikush tjetër në Tiranë në vitin 2017!!!! Mbetet për tu parë se kush na paska qenë ai katil, që i shndërroi qindra përkrahës paqësorë të opozitës shiptare në minj laboratori njëlloj sic veproi kasapi Miloshevic me nxënësit e shkollave të Kosovës nja 30 vjet më parë.

Diplomatët e Tiranës
Diplomatët e Tiranës kanë reaguar fuqishëm edhe për një shashkë të hedhur te rrotat e bicikletës së aktivistes pro LGBT, lesbikes së mirënjohur Xheni Karaj. Ata kanë reaguar edhe, kur policia shqiptare ka shkeluar sado pak të drejtat e transvestites me ngjyrë ?Anxhela?. Vetë ish sekretarja e shtetit madam Klinton ka dalë në mbrojtje të Klodit të famshëm të Big Brother-it. Ambasadori Whithers ka bërë namin për një shpullë, që deputeti Tom Doshi i dha gazetarit të mirënjohur Besar Likmeta. Është koha, që ambasadorët euro-atalntikë të akredituar në Tiranë të reagojnë fuqishëm, sepse po heshtën ata sot, nesër të tilla sulme mund të synojnë objektiva euro-atlantikë të këtej dhe andej Adriatikut! Sic tha Gorbacovi nja 30 vite më parë, sot bota është bërë një fshat global dhe e keqja tashmë ka qasje globale, përfshirë të keqen e mishëruar në të tilla sulme me LHL si ai i së shtunës në Tiranë./Nga GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga