Klodjan Braho mesazh të qartë politikës: Për SPAK të gjithë janë të barabartë para ligjit
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Kreu i SPAK Klodjan Braho i ka përcjellë mesazhin e qartë ...
Viti 2013. Basha u zgjodh Kryetar i PD-së. Bëra një haber: De juro Kryetar është Berisha. Vetëm kur ta kthejë PD-në pushtet, Basha do jetë Kryetar de juro dhe de fakto i demokratëve.
Gabova.
Nuk ka më dyshime: Berisha nuk është “timonier” i demokratëve.
Basha fshiu nga listat Topallin, Boden, Rulin, Bregun, Patozin, Tafain etj. Me kurajo. Pa i pyetur. Brenda një nate. Askush nuk besonte. Bile as vetë Berisha.
Për këtë bëmë më shumë çirren analistët. Kanë arsye: Nuk u doli fjala!
Po të zotët e punës? Dikush hedh shkelma. Një tjetër bën ironi. Dikush godet me pambuk.
Ideja ime.
Së pari. PD-ja nuk është baras me grupin parlamentar. Janë rreth 50-70 mijë anëtarë. Ka një Këshill Kombëtar. Ka një Kryesi. Të “vjetrit” kanë nga 25 deri në 17 vjet deputetë ose ministra. Pse vetëm këta i ka bërë nëna për të qënë deputetë?
Të gjithë flasim për karriere. Të gjithë thonë se duhet gjak i ri. Por në se të vjetërit janë “betonuar” si deputetë, a ka vend për karriere?
Në vitin vitin 1996 Jozefina u zgjodh deputete. Grua me kulturë. Nga der? e madhe. Jo rrallë pinim kafe. Flisnim për politikë. Bënim humor. Ishte grua modeste. Me kalimin e viteve ngjiti shkallët e politikës. U bë zë me peshë në parti. Me autoritet gati gati sa Berisha….
Pas 21 vjetëve grupin e Shkodrës e drejton Romeo Gurakuqi. Po ti krahësojmë si fillesa, Romeo është nivel më lart se Jozefina. Profesor. Me disa libra. Me dhjetra artikuj. I preferuar nga analistët dhe gazetarët.
Majlinda Bregu është nga mikeshat e mia më të veçanta. E nisi politikën në vitin 2005. Nga KOP deputete. Pastaj ministre. Pa diskutim ministrja më me zë në ministrinë e Integrimit. Me kurajo. Deri në desidente. Por brënda radhëve të partisë. Me miq të shumtë në Bruksel, që i bindi për ti dhënë vendin që meriton opozitës.
Por në krahësim me fillesat e Majlindës si politikane, Rudina Hajdari vjen si zë i veçantë.
Astrit Patosi. Miku im i vjetër. Modest. Shoqëror. Kryeredaktori më jetëgjatë i RD. Por vlerat e vërteta si deputet, i tregoi kur dorëzoi “dy nishanet” që i dhuroi Berisha: Nën kryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Për katër vite shkëlqeu. Nakatosi gazetarinë me politikën. Debatet e tij në parlament do mbeten leksione për deputetët. Demokratë e socialistë. Ironik. Cinik. Thumbus. Me batuta. Me metafora. Brilant.
Por Patosi që ka punuar 20 vjet me Berishën kryetar, e di më mirë se kushdo, që liderët nuk duan deputetë të fjalës së artë. Liderët duan deputetë që ulin e ngrejnë kartonat si robot. Dhe Astriti nuk është për shijet e Bashës. Mbeti jashtë.
Ruli! Politikani më i zgjuar që ka gatuar parlamenti në kohë moderne. Me nuhatje si asnjë deputet. Dha dorëheqje, pa i lënë kënaqësinë Bashës ta fshinte nga listat. E dyta dorëheqje në karierën e tij të gjatë: Në vitin 1994 si ministër i Financave.
Sikur të lexojmë pak histori? Në shkurt të vitit 1992 u bë mbledhja e Kryesise së PD-së për listat e deputetëve në zgjedhjet e 22 Marsit. Isha edhe unë anëtar i Kryesisë. U vendos: Jo të gjithë anëtarët e Kryesisë duhet të jenë në listat për deputetë.
Një vendim historik, që për fat të keq u hodh në kosh të plehrave, në radhë të parë nga Berisha.
Mendoj që ka ardhur koha që statusi i deputetit të ketë një tavan: si Presidenti, Prokurori, Avokati i Popullit etj. Ka deputetë si Berisha, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Ilir Meta etj që janë thinjur në dyert e parlamentit.
Së fundi nga radha por jo nga rëndësia? A duhet të ishte në listën Basha, ish kryeministri Berisha? Une mendoj: Jo! Për mirë a për keq ketë e ka gjykuar Basha. Është e drejta e liderit../CityNews
Fabrika më e madhe e përpunimit të peshkut dhe të frutave të...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë mënyrën e kom...
Musa dhe Lupçe kapin Danjelin veçmas dhe kërkojnë të dijnë p...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, publikoi dy ditë më parë listat...
Kreu demokrat, Lulzim Basha, foli sot nga qyteti i Fierit pë...
Seksizmi është shndërruar në një problem të madh në shumë fu...
Prononcimi për mediat i Lulzim Bashës pas ngjarjes së mbrëms...
Ish-drejtor i Arkivit, Kastriot Dervishi, ka publikuar një t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, hapi mbrëmjen ...
RAPORT Bordi i Monitorimit të Medias, vjen me këtë raport ...
Shkrimtari i njohur, Agron Tufa, ka sulmuar liderin demokrat...
Debati për listat: ka një parim në funksionimin e partive po...
Partia Demokratike është ndalur pasditen e sotme në qytetin ...
Ministria e Shëndetësisë ka bërë një reagim të dytë për qyte...
Prej 5 vitesh juristja Eni Çobani është kthyer në një person...
Pas hedhjes së një lënde ende të panjohur toksike në mitingu...
Mitingu rakitik i hapjes së fushatës elektorale nga PD-ja e ...
Partia Demokratike ndodhet këtë pasdite në qytetin e Fierit,...
Zguri: Nëse përdorni forcën e kartonave për të marrë vendime...
Partia Demokratike i ka ofruar Qarkut të Korçës një buqetë m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...