FOTO/Njihuni me "deputetin" e Bashës s'di të shkruajë shqip, djali i Fahri Balliut
Ai është i katërti për PD-në në listën e Korçës, pra në vend...
Janë plot 28 emrat e rinj të konkurruar nga PD, të cilët kanë precedent penalë ose janë përfshirë në afera të mëdha korruptive.
Këta 28 emra të rinj, të paktën një në çdo Qark, do t?i bashkohen pa dyshim një ?armate? të deputetëve ekzistues, të kryesuar nga vetë lideri Basha, që në të shkuarën kanë janë akuzuar për lloj-lloj aferash.
Lexoni këtu listën e plotë të personave të inkriminuar.
Qarku Tiranë
Fatbardh Plaku ? Ish-kryetari i Komunës së Farkës ka përfunduar nën hetim për lejet e dhëna pa kriter në komunën e tij, leje që kanë shkatërruar kurorën e gjelbër të kryeqytetit. Ai është ndjekur edhe për falsifikim dokumentash, me qëllim përvetësimin e 10 mijë metrave katrorë truall, në Lundër. i ka shpëtuar nja atentati në banesën e tij, kur persona të paidentifikuar e qëlluan me antitank.
Besnik Fuçia ? Ashtu si Plaku, edhe Besnik Fuçia ka një karrierë të ngjashme, si kryekomunari që betonizoi Kasharin dhe përfundoi shkatërrimin e kurorës së gjelbërt të kryeqytetit. Në 2013-n, çoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë, që pezulloi përkohësisht lejet e ndërtimit.
Fuad Haxhiymeri ? Biznesmen, ish-bashkëpunëtor i Rezart Taçit, është pronari i kompanisë së prodhimit të makaronave dhe miellit ?Prima? dhe aksioner i Bankës ?Credins?. Në të shkuarën, ndaj tij janë hapur hetime për evasion fiskal.
Qarku Shkodër
Lorenc Luka ? Ish-kryetar i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka është përballur me drejtësinë pas një kallëzimi të IMKT-së, pasi lejimit të dhjetëra lejeve pa leje në bashkinë e tij.
Helidon Bushati ? Kandidat për deputet në Shkodër, është përballur me akuza për korrupsion nga koha kur u caktua prej Halim Kosovës, si Drejtori i ri i Qëndrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?. Gjatë drejtimit të tij, çmimi për ilaçet për sëmundjet tumorale u rrit tetë herë.
Bardh Spahia ? Si ish-zëvendësministër i Shëndetësisë, Spahia u përfshi në disa afera korrupsioni. Si Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, ai ishte protagonist i shkarkimit të bujshëm të Bahri Shaqirit, nga kreu i SHISH dhe zëvendësimit të tij me Visho Ajazin.
Anton Koka ? Gjithashtu kandidat mbulon Zonën e Malësisë së Madhe, ku njihet si një person i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës.
Qarku Durrës
Enri Ceno ? Vettingu po spastron gjykatësit e korruptuar, por PD ka gjetur një mënyrë të re për t?i përfaqësuar përsëri ata në Parlamentin e ri? duke përfshirë fëmijët e tyre në Parlamentin e ardhshëm. Enri Ceno është kandidat në Durrës. Ai është djali i Petrit Cenos, i akuzuar në mënyrë të përsëritur dhe nën hetim për korrupsion, favore dhe falsifikim të dokumentave gjyqësore. Ceno, i cili poston në rrjetet sociale fotot e tij duke parë në Madrid ndeshjen Real-Barça është një prej emrave më të inkriminuar të këtij sistemi të drejtësisë.
Shkëlqim Fortuzi ? Ish-drejtor i tatimeve Durrës dhe ish-kryetar i Bashkisë në Sukth është i akuzuar për disa afera korruptive në të dy pozicionet që ka mbajtur.
Vullnet Topalli ? Ish-drejtues i Policisë gjatë kohës së PD-së, i kallëzuar për shpërdorim detyre së bashku me Florenc Hoxhën. Topalli është personi që pasoi Hoxhën si kryetar i Policisë Bashkiake. Të dy ishin protagonistë në lejimin e qindra ndërtimeve pa leje në Tiranë gjatë mandatit të ish-kryetarit Basha.
Qarku Elbasan
Endri Hasa ? Ish-drejtori i AKSHI, ish-punonjës i SHIK-ut, i përfshirë në çështjen e fshirjes së kamerave të sigurisë gjatë 21 janarit. Gjithashtu, figuron se ka falsifikuar letrat për të përfituar kredi të butë strehimi.
Taulant Zeneli ? Ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës në kohën e Lulzim Bashës, ka favorizuar disa kompani të caktuara për licensat e transportit urban.
Qarku Vlorë
Adriatik Alimadhi ? Kreu i Ballit Kombëtar është një zgjedhje e çuditshme, jo sepse është përfshirë në ndonjë aferë, por sepse në të shkuarën ka akuzuar drejtpërdrejtë nëpër media Bashën se vjedh votat. Sot janë aleatë!?
Hariz Mema ? Kryetari i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema, është kallëzuar penalisht nga shtetasi Julian Sinomati. Ky i fundit është kërcënuar me jetë nga kreu demokrat në Sarandë, pas një debati të fortë në rrjetet sociale.
Qarku Korçë
Andrea Mano ? Humbi në mënyrë spektakolare kur konkurroi për kryetar Bashkie ndaj Niko Peleshit, por ai është i njohur në Korçë edhe si një biznesmen me peshë, pronar i firmës ?Albania Construction?. Në të shkuarën, ka përfunduar nën akuzë për evasion fiskal.
Ligoraq Karamelo ? Ish-kreu i OMONIA-s në Korçë, përfundoi nën hetim për shkak të përfshirjes së tij në aferën e ngritjes së varrezave ilegale për ushtarët grekë në Korçë.
Fatmir Guda ? Ish-kreu i Bashkisë së Leskovikut, është ndjekur në të shkuarën për korrupsion dhe abuzim me listat e personave që përfitojnë ndihmë sociale.
Qarku Berat
Bujar Hoxha, ish-prefekt i Beratit, tashmë biznesmen, në të shkuarën ka qenë një bashkëpunëtor i Ilir Hysenit, kreu i trafikut të kokainës, i arrestuar në Xibrakë të Elbasanit.
Qarku Kukës
Isuf Çela ? Arritja e tij më e madhe në jetë është vendlindja në Tropojë. Falë kësaj ?pasaporte?, ai u bë një prej 50 personave të lindur në Tropojë që zunë vend në drejtimin e Policisë së Shtetit në kohën e Berishës (50 nga 90 pozicione drejtuese në total). i akuzuar në atë kohë si sekser.
Alban Zeneli ? Sulmoi fizikisht Policinë e Shtetit tek konflikti për ndërtimin e Parkut tek Liqeni Artificial.
Miftar Dauti ? Kryetar i Komisionit të Ekonomisë në Këshillin Bashkiak të Hasit, Miftar Dauti ka kaluar në mënyrë të jashtëligjshme ndihma ekonomike për familje militantësh të PD-së, duke hequr këto ndihma për familjet në nevojë.
Qarku Dibër
Dhurata Çupi ? Ish-drejtore në Bashkinë e Tiranës në kohën e Bashës, ish-kryetare e Agjensisë së Inventarizimit dhe Trajtimit të Pronave Publike, në të dy këto pozicione e akuzuar për mitmarrje.
Xhemal Gjunkshi ? Ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, sipas dokumentave të publikuara në ?Ëikileaks? ka qenë një prej figurave kryesore që ka përfituar nga shitja e pajisjeve të vlefshme ushtarake për skrap, si dhe në disa afera të tjera korrupsioni të ndodhura në ushtrinë shqiptare.
Sulejman Gjana ? Përfundon në këtë listë për një arsye shumë origjinale. Konkurron për deputet, edhe pse nuk jeton fare në Shqipëri, por në Belgjikë.
Qarku Gjirokastër
Roland Bejko ? Nipi i kreut të Komunës së Lazaratit, Dasho Aliko, i përfunduar në pranga gjatë operacionit anti-Lazarat të ndërmarrë në vitin 2014. Bejko, për 20 vjet me radhë ka qenë një organizatorëve kryesorë të trafikut të narkotikëve në Lazarat.
Kosta Barka ? Ish-ministër, ka përfunduar në gjyq për shpërdorim fondesh.
Qarku Lezhë
Lindita Metaliaj ? Ndodh edhe kështu, në listë është një person që aktualisht është e përfshirë në një çështje gjyqësore. Aktualisht, zonja Metaliaj, si përmbarësuese e pavarur, është e paditur nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore. /Lexo.al
Ai është i katërti për PD-në në listën e Korçës, pra në vend...
Ish ministri i Jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj ...
Policia e Tiranës ka sekuestruar 468 kg drogë në Tiranë. Dro...
Partia Demokratike ka publikuar mesnatën e djeshme listën e ...
Kisha shume kohe qe e ndaja me miqte e mi nje lloj neverie p...
Nga Gjergji THANASI– Ministrja e Ekonomisë në zgjedhjet e 25...
I ftuar në NRG për bjë bisedë me Arjonin dhe Julkën, Ledioni...
Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në përmbledhj...
Pasi u zbyth nga të gjitha premtimet që kishte bërë në çadër...
Katër muaj pas fillimit të mandatit të tij, presidenti Donal...
Partia Demokratike, dje shpalosi listën e kandidatëve të saj...
Policia e Librazhdit ka arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin ...
Pas takimit mes të mandatuarit nga presidenti Gjeorgje Ivano...
Kreu demokrat dje u ka paraqitur një listë shqiptarëve, një ...
Dua sot të falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë votuar...
I hyrë në fuqi, që prej disa muajve, ligji i dekriminalizimi...
Mesnatën e djeshme, Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lu...
Dje në orët e mesnatës Partia Demokratike dhe kreu i saj Lul...
Kryetari i Partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar që në orët e...
Një sulm terrorist ndodhi mbrëmjen e të hënës, rreth orës 22...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...