web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse ministrja Ekonomi u ndruhet mediave edhe më zi sesa Kryeministri Rama?!

27 Maj 2017, 10:35, Aktualitet CNA

Nga Gjergji THANASI

– Ministrja e Ekonomisë në zgjedhjet e 25 qershorit kandidon në Qarkun e Durrësit. Normalisht mediat kanë interes të mbulojnë fushatën elektorale të ministres në fjalë si edhe të cdo kandidati tjetër për deputet.

Fatkeqësisht ministrja Ekonomi ka adaptuar një nga praktikat më të ndyra dhe më pa ?yndyrë? të marëdhënieve me publikun. Sipas ?formulës Zonjusha FU-FU? në aktivitete të tilla elektorale nuk lejohet prania e mediave, por me zemërgjerësi PS-ja u ofron mediave teksin e gatshëm dhe disa foto të realizuara nga fotografë profesionistë për cdo aktivitet elektoral të saj.

Sipas ?formulës FU-FU? mediat do të privilegjohen duke u shndërruar në shtojca të propagandës së PS-së duke riaktivizuar në Shek XXI praktikën komuniste të Shek. XX të zyrës së agjitpropit pranë KQ të PPSH-së! Një praktikë e tillë u adoptua nga ministrja Ekonomi, që në fillim të fushatës elektorale.

Këtë të premte ministrja Ekonomi dhe kryebashkiaku Dako vizituan një biznes (rrobaqëepsi) në ish zonën industriale të Shkozetit. E gjithë vizita me tekst dhe foto erdhi e gatshme për mediat, nga ana e stafit elektoral të PS-së durrsake si të thuash ?llokum te goja?!

Sinqerisht e kemi të pamundur të kuptojmë pse ministrja Ekonomi u ndruhet kaq shumë mediave dhe pse tregon haptazi një kompleks të tillë inferioriteti nga përballja me mediat! Zj.

Ekonomi nuk vjen nga ndonjë familje katundare nga periferia e Durrësit si ndonjë kandidat tjetër për deputet, kështu që nuk ka vend për kompleks inferioriteti për shkak të origjinës familjare. Ministrja nuk ka marrë diplomë bacelori nga Universiteti i Strugës, sipas parimit ?After Pilafi?. Ajo është e mirëshkolluar dhe e mirëtrajnuar, sa që të tillë shkollim ia kanë zili edhe shumë nga homologët e saj të vendeve të BE-së. Pse kjo frikë nga prezenca e mediave?!

Ministrja si në Shqipëri edhe në Kosovë gjithnjë ka punuar në vende pune prestigjoze jo si ndonjë kandidat për deputet, që në emigracion ka punuar për bukën e gojës si zhigolo, kështu që nuk ka shkak të dukshëm për këtë ndroje të ministres nga mediat.

Ministrja po ashtu nuk ka ndonjë varësi nga substancat psikotrope, kështu që nuk ka frikë se mund ta tradhëtojë gjestikulacioni (body language) para kamerave të pacensuruara. Asaj nuk i ka ndodhur si ndonjë rilindasi tjetër, të cilin në ndonjë rast zoti Keci nga Shijaku mund ta ketë furnziuar edhe me miell të bardhë jo cilësor të ardhur në Shqipëri tranzit nga Brazili.

Ministrja nuk është bibë nga trutë e frikacake si dhjetra e dhjetra geisha të tjera, që Rilindja i bëri ministresha, deputetesha, prefektesha, inspektoresha të përgjithshme apo drejtoresha. Kapacitetet intelektuale të ministres Ekonomi realisht janë të nivelit europian.

Trimërinë ministrja e ka treguar në jo pak raste si fjala vjen, kur pa u ulur mirë në kolltukun e ministres, e fluturoi nga ministria drejtoreshë Zhaninën, që ishte e plotfuqishme në ministri për aq kohë sa ministër ishte z. Arben Ahmetaj. Pse vallë ministreja Ekonomi e ka frikë praninë e mediave në aktivitetet elektorale, ku ajo merr pjesë?!?!?!?! Një qëndrim i tillë i ministres Ekonomi pa dyshim që do prodhojë efektin e derës rrotulluese (revolving door).

Gazetarët duke mos u lejuar të marrin pjesë në aktivitete të tilla elektorale do kenë më shuëm kohë të lirë për tu marrë me investigime të mirëfillta. Besojmë se në këtë kontekst do ishte me interes për lexuesin shqiptar, por edhe për qarqe të caktuara të lexuesve të huaj një investigim, që mund të hidhte dritë mbi devijimin (rerouting) e fondeve të BE-së për Shqipërinë në drejtim të ?..

I kujtojmë zonjës ministre se psh.investigimi nga gazetarët shqiptarë të ?Vilës Vlahutin? pati goxha jehonë në Bruksel përfshirë edhe jehonën në rradhët e stafit të zyrës antikorrupsion të BE-së, OLAF!

Shpresojmë, që ministrja Ekonomi të reflektojë e të mos shkojë me mendjen e ?Zonjushës FU-FU? përsa i përket marëdhënieve me gazetarët, se po shkove me ato mend përfundon në?. Xhanëm kjo në Durrës nuk ndodh, se njëlloj si ËC-ja te Lidhja e Shkrimtarëve në Tiranë në epokën e kryebashkiakut Rama edhe WC-të e Durrësit të trashëguara nga koha e Dullës apo edhe e Duces janë zhdukur gjatë viteve të tranzicionit duke u zëvendësuar në ndonjë rast me grataciela!





Lajmet e fundit nga