Balla për protestën: Sot aty kanë mbetur “sorrat”, qytetarët meritojnë dialogun
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka komentuar sërish krizën politike në vend.
Bylykbashi ka sulmuar mazhorancën, e cila po përgatitet të zhvillojë zgjedhjet pa opozitën.
Duke rikthyer dhe njëherë në vëmendje vitet 2000, deputeti i PD kujton atë që ndodhi në atë kohë me mbështetjen e ambasadorëve të huaj dhe që nuk pati rezultate.
Në lidhje me këtë, ai shkruan se nëse nuk mësojmë nga e shkuara dhe miqtë tanë, historia mund të na japë mësim sërish.
Reagimi i plotë:
Kur pesimi nuk behet mesim
Ne 2000, nje ambasador shume i rendesishem mbeshteti idene se Kodi Zgjedhor mund te behej ne menyre te njeanshme duke i dhene mbeshtetjen e plote qeverise socialiste. Qeveria miratoi Kodin me 84 votat e saj dhe pa opoziten. Kodi rezultoi me pas shume i keq dhe u deshen 10 vite reforma 2002-2012 per ta sjelle ne normalitet.
Ne 2000, i njejti ambasador i dha qeverise mbeshtetje per te bere ajo vete listat e zgjedhesve. Ne fund rezultoi se listat e bera nga qeveria dhe KQZ e kontrolluar prej saj kishte 600 mije dublikata nga 2.4 milion zgjedhes, pra 25% e listes ishte e manipuluar.
Ne 2000, i njejti ambasador i dha mbeshtetjen qeverise qe t’i bente ajo e vetme, pa opoziten, 100 zonat zgjedhore. Ne fund rezultoi se shumica e zonave zgjedhore u shpernda ne zonat e jugut ku kishte me shume zgjedhes socialiste dhe qeveria fitonte me lehte. Ne veri, opozites i nevojiteshin deri ne 20% me shume vota sesa mesatarja per te fituar nje mandat, ndersa ne jug qeverise i duheshin 20% me pak vota per te fituar mandatin. Pra qeveria e mbeshtetur nga ambasadori i vodhi disa mandate ne tavoline opozites.
Ne 2001 nje ambasador tjeter shume, po shume i rendesishem i dha mbeshtetjen Kryetarit te PS qe te prezantone shume prej ministrave dhe figurave te larta te PS si “kandidate te pavarur” me teorine qe “nese nuk e ndalon ligji, eshte e ligjeshme”. Te gjithe e dinin qe ishin kandidate te pavarur fallso. Me kete, PS merrte me shume mandate se ç’i lejonte ligji nese konkurohej drejt. Opozita kercenoi me bojkot. Drejtori i ODIHR erdhi ne Tirane dhe kritikoi kete perdorim te ligjit nga qeveria si te papranueshem. Ambasadori shume i rendesishem heshti i ulur anash dejtorit te ODIHR. Kandidatet e pavarur “u varen” tek PS nga gjykata.
Ne 2001, me bekimin e disa ambasadoreve, u luajt me siglat e partive qe votat e PD te ngaterroheshin e te hidheshin per “siglen e gabuar”. Me kete truk u moren dhjetera mijera vota nga PD.
Ne 2001, kryeministri Ilir Meta i kerkoi nje ambasadori shume te rendesishem, qe meqe ekzistonte rreziku i prishjes se rendit publik ne diten e zgjedhjeve nga opozita e PD, te lejohej nxjerrja e forcave te sigurise ne terren. Ambasadori dha bekimin dhe rruget u mbushen me police dhe forca te ushtrise. Zgjedhesit u terrorizuan nga police qe qendronin para qendrave te votimit, manovra te tankeve te ushtrise, prezenca e punonjesve te SHISH, ndersa shume komisionere te PD u rrahen dhe u ndaluan nga policia.
Ne zgjedhjet e 2001, PS sajoi trukun e “Dushkut”, me te cilin i mori opozites 9 deputete. Bllokoi zgjedhjet ne nje nga 100 zonat, dhe pasi pa rezultatin e 99 zonave, i riperseriti ato ne zonen e bllokuar duke ia dhene votat e saj 3 partive aleate. Secila parti aleate qe deri atehere nuk hynte ne prlament, mori nga 3 mandate te cilat, perndryshe, do t’i merrte opozita. I njejti ambasador shume i rendesishem tha se kjo ishte e ligjeshme sepse nuk e ndalonte ligji. Me pas ODIHR tha se kjo manover deformoi frymen e ligjit. Ambasadori nuk u ndie me, edhe pse shume i fuqishem.
Ne 2001, PS perdori KQZ qe e kontrollonte ne raportin 5:2 dhe Gjykaten Kushtetuese qe e kontrollonte plotesisht, per te marre me proces ankimor nje numer mandatesh nga opozita. Kur ne raundin e pare kishte fituar opozita, shpesh rezultati u zhvleftesua dhe u perseriten zgjedhjet derisa fitoi kandidati i PS. Ato zgjedhje u thyen nje rekord boteror: u zhvilluan 5 raunde votimi nga qershori ne gusht. Ne fund te procesit ankimor PS fitoi fiks 84 mandatet qe i duheshin per te zgjedhur Presidentin dhe ndryshuar ligjet e rendesishme. Ambasadoret kryesore thane se per sa kohe e lejonte ligji, kjo ishte legjitime. ODIHR e kritikoi kete si perdorim abuziv te ligjit dhe rezultati ishte i diskutueshem.
Ambasadoret ne fjale u gezuan shume per fitoren e PS kur u shpall rezultati, sese kjo siguronte stabilitet. Ne ate kohe punoja ne OSBE dhe jam deshmitar ne vete te pare. Por ODIHR u shpreh se gjeresia e fitores se PS u vu ne dyshim nga shkeljet e shumta. Pra legjitimiteti qe mbeshteten ambasadoret nuk ishte legjitim. Kjo çoi Parlamentin Europian te shtynte drejt presidentit konsensual dhe reformes zgjedhore konsensuale te 2002-2003.
Disa ambasadore u nderruan dhe disa te tjere nderruan mendje pas gjemes zgjedhore, duke e gjykuar njeanshmerine ndaj qeverise se PS si te gabuar dhe mbeshteten konsensualitetin si e vetmja rruge per stabilitet demokratik. Ambasadoret mbeshteten marrveshjen historike Nano-Berisha te 5 prillit 2002 e cila çoi ne 10 vjet reforma konsensuale zgjedhore (2002-2012) dhe permiresim te procesit zgjedhor dhe 2 rotacione politike paqesore, antaresim ne NATO, liberalizim vizash dhe marrjen e statusit te vendit Kandidat.
Pra çmimin e njeanshmerise e paguam me 12 vjet kohe te humbur e perpjekje pa fund. Por 17 vjet me pas vitit 2000 kjo histori po perseritet. Perseri degjojme deklarata per stabilitet dhe legjitimitet te zgjedhjeve edhe pa opoziten. Nderkohe te gjithe njerezit normale jane te shqetesuar per kaosin ku po shpie kjo njeanshmeri qe i fryn zjarrit te mosmarrveshjes se politikes shqiptare dhe jo konsensusit.
A kemi kohe te humbim perseri 10-15 vjet te tjera per te rikthyer gjerat ne normalitet? Nese nuk mesojme nga e shkuara, ne dhe miqte tane, historia ka menyrat e veta per te na dhene mesim perseri.
#FreeVote/CityNews
Një robot i ri me armë zjarri, që quhet ‘mjet i transportit ...
Linja e përparme e Luftës së Ftohtë të Rusisë është ende e p...
Pas skadimit të afatit për paraqitje në, siç u quajt në medi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në veri të Greqisë, teksa nj...
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajza...
Një sulm kibernetik ka goditur ditën e premte 200 mijë “vikt...
Florian Bushi ish-agjenti i SHISH i akuzuar dhe hetuar nga P...
Kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar për vizitën e zëve...
Policia e Matit ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mesditën e...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë fundjavë replikat ...
Sheldona dhe Eriksoni kanë ardhur sot në rubrikën “Ka një me...
Kreu i partisë PBDKSH, Eduart Ndocaj, ka sulmuar ashpër krye...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një fotografi nga...
Një ngjarje e rënda sapo është raportuar nga qyteti i Fierit...
Një automjet është djegur mesditën e sotme në fshatin Prellë...
Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka publikuar një video nga...
Denion Meidani ka reaguar mbi vizitën e zëvendësndihmës sekr...
Në Francë është mbajtur ceremonia e betimit të presidentit t...
Tri partitë opozitare, ndonëse besojnë se pas zgjedhjeve do ...
Rikonstruksioni i shkolles “Fuat Babani” në Bilisht, një inv...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...