"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
?Ofensivë e paprecedentë?: Sulmi global i hacker-ave ka goditur 99 vende: Renault ka qenë e detyruar që të ndalë prodhimin, sistemi britanik i kujdesit shëndetësor është në kaos. Europoli: ?ofensivë në një shkallë të paprecedentë?
Ka qenë një grup i hacker-ësh që ka lidhje me Rusinë, ?motorri? në zanafillë të sulmit spektakolar të ditës së premte, që theu sigurinë e kompjuterëve në të gjithë botën. Një grup i cili ua vodhi virusin 007-ave amerikanë, të nesërmen e sulmit ajror amerikan në Siri, ndoshta në shenjë hakmarrje për bombardimin e urdhëruar nga presidenti Donald Trump, mbi bazën ajrore siriane
Vazhdon të shkaktojë viktima sulmin global i hacker-ave, që ka goditur tashmë 99 vende: është goditur edhe prodhuesja e makinave, Renault, hekurudhat gjermane dhe spitale dhe qendra shëndetësore në Angli.
Kjo është një ofensivë ?në një shkallë të paparë?, tha Europoli në një deklaratë, duke theksuar se ?një hetim kompleks ndërkombëtar është i nevojshëm, për të identifikuar përgjegjësit?.
Agjencia Evropiane ka kontaktuar tashmë vendet dhe shoqëritë e prekura nga virusi kompjuterik i përhapur nga piratët.
?Ne jemi goditur ? njoftoi sot një zëdhënës i Renault, duke shpjeguar se që nga dita e djeshme teknikët janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje. Po bëjmë çdo gjë të nevojshme për të reaguar ndaj këtij sulmi?. Kompania prodhuese e makinave gjithashtu ka ndaluar prodhimin në fabrikat e saj në Francë, për shkak të sulmit të hacker-ave, që ka infektuar kompjuterët e saj, shkruan Bota.al.
Edhe sistemi kompjuterik i hekurudhave gjermane u godit dje nga sulmi i hacker-ave të panjohur. Lajmi u njoftua sot nga kompania Deutsche Bahn (DB), duke treguar se ka pasur ?probleme në sistemin? në disa fusha, ndryshime në panelet e informacionit të vendosura në stacione, si dhe në burime të tjera të informacionit të pasagjerëve, por nuk ka shkaktuar ndonjë ndryshim në lëvizjen e trenave. DB theksoi se është duke punuar ?pa pushim? për të korrigjuar problemet e shkaktuara nga virusi kompjuterik.
?Mos e paguani gjobën?
Ministrja e brendshme britanike, Amber Rudd, ka bërë të ditur se qeveria i ka rekomanduar spitalet dhe qendrat shëndetësore të prekura nga sulmi masiv i hacker-ave, që ?të mos paguajnë? shpërblimin e kërkuar nga virusi, për të rimarrë mbrapsht të dhënat e tyre. ?Këshilla jonë është e qartë, të mos paguajnë?, i tha BBC ministrja konservatore, duke kujtuar se strukturat shëndetësore që ruajnë të dhënat klinike të pacientëve të tyre, duhet të mbajnë të përditësuar sistemet e tyre kompjuterike, për të ?mos rënë në kurthin? e një sulmi kibernetik.
Rudd shpjegoi se të paktën 45 struktura lokale të sistemit shëndetësor britanik ? duke përfshirë spitalet, shërbimet e ambulancave, qendrat e shëndetit mendor ? janë prekur të premten nga virusi, që kërkon pagesë për të rifituar të drejtën të hyjnë në kompjuterat e tyre. ?Deri më tani ajo që kemi parë, është se pacientët kanë patur probleme, dhe disa spitale e disa mjekë kanë qenë të detyruar që të ndryshojnë agjendën e ditës?. Mijëra operacione janë anuluar, shërbimet janë ndërprerë, ambulancat kanë shkuar në adresa të gabuara.
Ministrja shtoi se virusi në fjalë ?punon veçanërisht mirë me sisteme të ndërlidhura, kështu që ka gjasa që të ketë patur në shënjestër organizata të mëdha, e jo individët?. Rudd tha se ?nuk janë transferuar informacione të pacientëve në asnjë moment?, por shtoi se incidenti duhet të shërbejë për menaxherët e sistemeve të informacionit të shëndetit publik, si një arsye e fortë për ?të nxjerrë mësim? dhe për të mbajtur të përditësuar programet me të cilët punojnë.
Sipas një artikulli të publikuar të mërkurën e kaluar nga British Medical Journal, 90% e kompjuterave të sistemit shëndetësor britanik përdorin sistemin operativ Windows XP, që Microsoft e ka nxjerrë në vitin 2001. ?Windows XP është platforma më e mirë për të mbajtur të sigurt të dhënat tuaja, në krahasim me sistemet e tjera moderne?, tha ministrja.
Prapa sulmit të hacker-ave
Mund të ketë qenë një grup i hacker-ësh që ka lidhje me Rusinë, ?motorri? në zanafillë të sulmit spektakolar të ditës së premte, që theu sigurinë e kompjuterëve në të gjithë botën. Një grup i cili ua vodhi virusin 007-ave amerikanë, të nesërmen e sulmit ajror amerikan në Siri, ndoshta në shenjë hakmarrje për bombardimin e urdhëruar nga presidenti Donald Trump, mbi bazën ajrore siriane.
Kështu shkruan gazeta britanike Telegraph: në prill, organizata misterioze kriminale, Shadow Brokers, bëri të ditur se ?i ka vjedhur armën digjitale? një agjencie të inteligjencës amerikane, një armë që ofron hyrje të paprecedentë në të gjithë kompjuterët që përdorin Microsoft Windows, sistemi operativ më i përhapur në botë. Eternal Blue, mjeti i vjedhur nga Shadow Brokers, ishte zhvilluar nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar (NSA), njësia e fuqishme amerikane e zbulimit ushtarak, e cila e kishte kërkuar për të hyrë në kompjuterët e terroristëve dhe shteteve armike.
Por pikërisht ky instrument iu vodh papritur. Piratët e hodhën virusin në një faqe të panjohur më 14 prill, vetëm një javë pasi Trumpi kishte urdhëruar bombardimin e bazës siriane, prej ku ishin nisur avionët që kryen sulmet me armë kimike në provincën Idlib. Sipas ekspertëve, ky përkim kohor është i rëndësishëm dhe tregon se Shadow Brokers ka lidhje me qeverinë ruse.
Më 8 prill, një ditë pas sulmit, me një anglishte të pasaktë, Shadow Brokers paralajmëruan presidentin Trump. ?Çfarë ? po bën? Shadow Brokers votuan për ju, ju mbështetën. Shadow Brokers kanë humbur besimin tek ju. Z. Trump nuk po ndihmon Shadow Brokers, për të ndihmuar ju. Tani duket se ju jeni duke braktisur bazën tuaj, lëvizjen, njerëzit që të zgjodhën?.
Eternal Blue, pasi u shkarkua nga Shadow Brokers, ra në dorë të dikujt që e përdori për t?u futur në kompjuterat në të gjithë botën. SHBA nuk ka konfirmuar se instrumentet e përdorura nga Shadow Brokers i përkisnin NSA-së, apo agjencive të tjera amerikane të zbulimit; por ish-agjentët kanë konfirmuar se i ka të gjitha karakteristikat e armëve kompjuterike të zhvilluara nga NSA, e cila infiltron në rrjetet kompjuterike jashtë vendit. / IlGiornale ? Përgatiti: Bota.
Nuk kishte ndonjë arsye madhore që demokratët të përgjysmoni...
Nuk kishte ndonjë arsye madhore që demokratët të përgjysmoni...
Preç Zogaj, duke folur për ABC ditën e sotme, tha se protest...
Ish deputeti socialist, Eduart Ndocaj, i cili është bashkuar...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako u k...
Damiano një nga banorët e Big Brother ka zgjedhur të hakmerr...
A zbulojnë ëndrrat kur jemi të sëmurë? A është i fshehur në ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pa...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili është ...
Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e paralajmëruar,...
Politologu Afrim Krasniqi i ftuar ditën e sotme në Ora News ...
Aleati i Edi Ramës, Spartak Ngjela ka reaguar ditën e sotme,...
Koordinatori i Institutit të Studimeve Politike, Rigels Xhem...
Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pak më parë në li...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar ditën e sotm...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pak minuta më par...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka treguar d...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘’...
“Në këtë vit të zgjedhjeve në Francë, Gjermani dhe Britani t...
Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...