"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka treguar ditën e sotme arsyen pse ishte pjesë e kësaj proteste.
Në një shkrim të gjatë Majlinda Bregu tregon ndër të tjera se sot Partia Demokratike mori mesazh të fortë me boshllëqet në Bulevard.
”Shumëkush më pyeste a isha në protestë sot. Po! Për bindjen time dhe forcën e një zakoni që nuk dua ta harroj kurrë. I thashë vetes se pavarësisht fajit të madh të mospjesëmarrjes në zgjedhje, vend për të protestuar ka që ç’ke me atë punë. Kundër kësaj qeverie dhe të keqes që e ndeshim çdo ditë, ka vend për të protestuar gjithmonë.
Ka vend për të protestuar kundër papunësisë që po pranohet si sëmundje kronike e pakurueshme; kundër arritjeve imagjinare që në fakt janë dështime reale të qeverisë që në katër vjet i ndau shqiptarët në të nënës e të njerkës.
Ka arsye për tu revoltuar kundër krimit me pushtet e atij që shkatërroi familje si në luftë, krimit të rrugës që hyn deri në shtëpi. Ka vend për të protestuar se të rinjtë më shumë dëgjojnë historitë e shokëve që i mbyt hashashi dhe ligjëratat e pafundme me hashash, sesa flasin për dashuritë e njëri tjetrit apo dëgjojnë fjalë dashurie për këtë vend. Ka njëmijë arsye që shqiptarët të duan të mos qeverisen më nga ky pushtet i kthyer në fatalitet (edhe për fajin tonë) dhe nga këta që sot janë kthyer si oborrtarë të një mbretërie të dhuruar madje dhe qeshin me ne!
Por më ndjeni, kjo e sotmja, boshllëqet e bulevardit sot, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm.
PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot,sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon.
PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon!
Sot nevoja për rindërtimin e PD-së doli në pah në sytë e shumë njerëzve dhe çdo ditë që kalon do ta bëjë më ulëritëse.
Është një nevojë e PD-së, por është më shumë akoma një nevojë e Shqipërisë! Shqipëria pa PD, është një shtëpi pa dritare!
I jam bashkuar PD-së si një Parti që e krijuan njerëzit, jo iluzionet, liria për të folur dhe jo frika për të menduar, nevoja për të ndryshuar jo ikja nga e ardhmja.
Sot duhet të kthehemi kokëulur tek njerëzit. Nëse nuk duam që në vend të fantazisë së Republikës së Re të kemi një Mbretëri të Re ne realitetin e vrazhdë ku me duart tona po lejojmë një presidencializëm turk, duhet të shohim të vërtetën dhe jo te mbyllim sytë duke imagjinuar se ne bulevard kishim gjys milioni njerëz!
Besoj tek kjo Parti e forca e saj për ndryshim,sepse besoj tek të gjithë ata që erdhën sot nga larg, por dhe tek ata demokratë që na qëndruan larg. Shumë më larg se më 18 shkurt. S’kanë faj! Fajin e kemi ne! Ne që nuk dallojmë qëllimet nga interesat dhe interesat nga frikërat! E kam thënë se e besoj. Sali Berisha është Një dhe nuk mund të përsëritet, as mund te kopjohet.
Kjo parti ka nevoje për vizion dhe udhëheqje, jo për predikime për atë që nuk do të vijë asnjëherë.
Por sot burra e gra që s’kanë ç’të ndajnë me njëri tjetrin më shumë se dëshirën e vullnetin e përbashkët dhe të patjetërsueshëm për të rindërtuar PD-në, është e udhës të mishërojnë në lidershipin e PD-së, shpirtin e atyre që erdhën në Bulevard për të shembur Republikën e vjetër dhe u kthyen duarbosh në varfërinë, braktisjen, harresën në të cilën jetojnë të përçmuar e dhunuar nga kjo qeveri e vjetër. Te cilën, po e rinojmë me vjetërsinë e padurueshme të fantazisë infantile që vetëm program nuk është!”, përfundon Majlinda Bregu./CityNews
Analisti Fatos Lubonja i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘’...
“Në këtë vit të zgjedhjeve në Francë, Gjermani dhe Britani t...
Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do t...
Jemi të gatshëm për dialog me Uashingtonin nëse krijohen ku...
Ishin duke udhëtuar në një destinacion turistik, ndërsa auto...
Ndërsa opozita zhvilloi sot protestën e paralajmëruar ditë m...
Deputetet e PD, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu pavarësi...
Sot ishte paralajmëruar dita e qametit. Të gjithë kundërshta...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka trajnuar ditën e sotme tra...
Përpara se të dhunohej në parkingun poshtë banesës së saj në...
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve ShqiptarëUnioni i Gazetare...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me një grup eks...
Nga Ilir LEVONJA– Gagareli më i madh i shqiptarëve është Edi...
Ambasadori amerikan, në Kosovë Greg Delawie, ka dënuar ashp...
“Ju shoh dhe ju dëgjoj edhe ju atje në fund fare para heroit...
Protesta e ditës së sotme e thirrur nga opozita shqiptare më...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk ka mungua...
Janë publikuar fotot e gjendjes së Bulevardit Dëshmorët e Ko...
Ditën e sotme u zhvillua protesta e Partisë Demokratike dhe ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lid...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...