"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Nuk kishte ndonjë arsye madhore që demokratët të përgjysmonin pjesmarrjen pas tre muajsh, në protestën e sotme. Pavarësisht dëshirës për t?i dhënë zemër Bashës, shikohet qartë se në protestë, nuk ishin as gjysma e atyre që ishin më 18 shkurt. Dhe ky është bilanci më i hidhur i çadrës së opozitës këto tre muaj, pasi në vend të tregonte fuqinë e çadrës mbi opozitës, dëshmoi dëmin që çadra i ka bërë opozitës.
Lulzim Basha arriti ta kthejë partinë e shesheve dhe protestave, në një ?parti çadër? dhe ka gjymtuar shpirtin e protestës së saj.
Edhe pse ka dhjetra arsye përse demokratët e braktisën protestën e Bashës, mendoj se kryesorja është faktori perëndimor. Thirrja zyrtare e Bashkimit Europian për shqiptarët që të votojnë më 18 qershor dhe shpjegimi se lidershipi i Partisë Demokratike nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje, tregoi se PD mbetet ende një parti me bërthamë të fortë perëndimore brenda saj dhe votuesit e saj, i bind më shumë thirrja e Perëndimit, se sa lideri i perënduar i tyre.
Një parti e cila ka në bazën militante të saj, ata që kanë shpresuar 50 vite nën diktaturë, se do zbarkonin aleatët, nuk mund ta kuptojë dot sot se si lidershipi i tyre, i fton në një protestë për t?i bërë karshillëk Perëndimit.
Dhe bilanci ishte i qartë. Baza e Partisë Demokratike nuk ka asnjë entuziasëm për t?iu kundërvënë Perëndimit sipas stilit të Sali Berishës, dhe për këtë shkak më me dëshirë ka dalë në protestë kundër Edi Ramës më 18 shkurt, se sa sot.
Brenda tre muajsh, Lulzim Basha ka bërë një demonstrim të përditshëm kundër çdo rekomandimi të Perëndimit për t?u futur në zgjedhje, dhe në vend që pas tre muajsh të bindte shqiptarët se kishte të drejtë, arriti të bindë Perëndimin, se nuk ka asnjë të drejtë.
Kjo u pa sot. Për çdo muaj ai ka zvogëluar Partinë Demokratike dhe e ka katandisur atë në një grusht protestuesish të paguar me para, duke ju hequr ushqimin dhe transportin për të ardhur në Tiranë.
Mes thirrjeve të Bashkimit Europain dhe SHBA kundër bojktoit të opozitës dhe shpjegimeve të përditshme të Lulzim Bashës, demokratët duket se më shumë kanë besuar Perëndimin, se kryetarin e tyre.
Një dështues i madh i protestës ishte padyshim dhe Sali Berisha me retorikën e dhunës. Shikoj se si disa gazetarë me të njëjtin lehtësi që disa ditë më pare i ngrinin kult dhunës, sot i ngrejnë paqes dhe bëjnë sikur askush nuk ka bërë thirrje për dhunë, duke e quajtur dhe lajm të gënjeshtërt atë që është shkruar.
Në fakt thirrje për dhunë kanë bërë gjithë gazetarët pro opozitës, në gjithë gazetat dhe portalet e tyre, dhe i kanë aty ende ta pafshira. Por kryemegafoni i dhunës ka qenë Sali Berisha. Deri dhjetë minuta para protestës, ai ka publikuar thirrje për dhunë dhe lajme idiote, se si është boshatisur qeveria nga frika, e si ja kanë mbathur policët. Brenda këtij fjalori, por me një stil më idiot, ka qenë dhe Lulzim Basha, i cili e nis fjalinë me stilin ?nuk do gjeni vrimë ku do futeni? dhe e përfundon me një budallallëk origjinal duke shtuar se ?do t?iu fshij protesta paqësore demokratike?. Natyrisht fjalitë e tij nuk është e detyrueshme të kenë kuptim, por kujtesën nuk na e fshijnë dot. Retorika e dhunës ka qenë dhe arma e vetme që ai tentoi të përdorë deri para protestës dhe kur pa që njerëzit e braktisën, filloi t?i ngrejë kult paqes. Në fakt ajo nuk ishte paqe, por dështim me bisht në shalë, i një strategjie dhune, e njerëzve të patru, që mendojnë se hakërrimat e një plaku të rrjedhur trembin shqiptarët. Sot në mëngjes kishte mijëra makina që dilnin nga Tirana për të ikur në bregdet për t?u relaksuar dhe qindra autobusa që binin në Tiranë, mercenarët e tij. Ajo Tiranë që ikën të relaksohet të shtunën, nuk mund të trembet kurrë nga autobusa që vijnë në Tiranë nga halli i një plaku që kërkon sërisht pushtet. Dhe është pikërisht ky dështim, ky sforcim i tyre, kjo humbje e fuqisë për të kafshuar, që i bën sot të na e paraqesin funeralin e paralajmëruar për qeverinë, si meshë, dhe xhihadistin e tërbuar që thërriste për gjak me thikë në dhëmbë, si prift që drejtoi një meshë. Dhe ai nuk ka problem se e kanë lënë mënd, fuqitë, dhe kujtesa. Atë e kanë lënë njerëzit . Dhe kjo është ajo që po e vret!, tha Agron Gjekmarkaj për Panorama./CityNews
Nuk kishte ndonjë arsye madhore që demokratët të përgjysmoni...
Preç Zogaj, duke folur për ABC ditën e sotme, tha se protest...
Ish deputeti socialist, Eduart Ndocaj, i cili është bashkuar...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako u k...
Damiano një nga banorët e Big Brother ka zgjedhur të hakmerr...
A zbulojnë ëndrrat kur jemi të sëmurë? A është i fshehur në ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pa...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili është ...
Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e paralajmëruar,...
Politologu Afrim Krasniqi i ftuar ditën e sotme në Ora News ...
Aleati i Edi Ramës, Spartak Ngjela ka reaguar ditën e sotme,...
Koordinatori i Institutit të Studimeve Politike, Rigels Xhem...
Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pak më parë në li...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar ditën e sotm...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pak minuta më par...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka treguar d...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘’...
“Në këtë vit të zgjedhjeve në Francë, Gjermani dhe Britani t...
Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do t...
Jemi të gatshëm për dialog me Uashingtonin nëse krijohen ku...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...