Majlinda Bregu tregon pse ishte sot në protestë/Ja mesazhi që mora me boshllëqet në Bulevard
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka treguar d...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë zyrtarisht në lidhje me protestën e ditës së sotme të thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare.
Në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, Rama ka thënë se është trishtuar kur e ka parë Bulevardin gjysmë të zbrazët, ndërsa ka shtuar se është akoma më shumë i trishtuar që një parti si PD po merr fund-
”Të gjithë demokratëve të zakonshëm, që e duan Shqipërinë njësoj si unë, si ne të tjerët, që s’jemi votues të Partisë Demokratike, kam dëshirë t’u them vëllazërisht sot: Mos u ligshtoni!
Pamja gjysëm e zbrazët e bulevardit sot, më trishtoi edhe mua, jo më ju! Më trishtoi sepse, pavarësisht se jam kundërshtar natyral i PD-së, nuk ndjehem aspak mirë që një parti e madhe shqiptare, është katandisur sot në një fantazëm të jetës sonë politike, në arratinë e saj prej zgjedhjeve për parlamentin e ri. Më trishtoi sepse, pavarësisht se as e kam votuar e as kam për ta votuar ndonjëherë PD-në, nuk ndjehem aspak mirë që votuesit e saj kanë mbetur sot jetimë të një republike fantazëm. E cila u premtohet, si oazi i një jete ku rafsha mos u vrafsha, ku të gjitha problemet e kësaj toke, janë të zgjidhura si me magji. Më trishtoi sepse, nuk arrij dot as ta imagjinoj, se si një grusht njerëzish, më saktë dy burra, njëri i tmerruar nga drejtësia e tjetri i lemerisur nga zgjedhjet, ta asgjesojnë një forcë historike si PD-ja, për interesat e tyre krejt vetjake.
Po më shumë akoma më trishtuan edhe dy fraza ilustruese të kësaj pamjeje, që flet më shumë se 1000 fjalë për katandinë e PD-së! E para ishte fraza e liderit historik, kthyer tanimë në një fantazëm digjitale: 600 mijë vetë në bulevard! E dyta ishte fraza e kryetarit që s’u bë dot lider, kthyer tanimë në një rob i gënjeshtrave të veta: 600 mijë vetë në bulevard!
A ka nevojë për t’i dëgjuar më shumë, që të kuptosh se ose u ka dalë vetja krejt nga kontrolli, prej frikës së drejtësisë së re që po troket dhe lemerisë nga 18 qershori që po afron, ose pastaj tallen pa asnjë skrupull me vetë demokratët e zakonshëm, me hallet, problemet, nevojat e shpresat e tyre!
Nuk e di as vetë cila nga këto të dyja është e vërteta, mbase të dyja bashkë, por një gjë është e sigurtë: Lidershipi i PD-së nuk ka më asnjë lidhje me bazën e PD-së, asnjë lidhje me ata që e kanë votuar PD-në zgjedhjet e shkuara dhe që do ta votonin prapë, nëse PD-ja nuk do të arratisej jashtë sistemit demokratik, në rrugën qorre të bojkotit të turpshëm të takimit me popullin sovran në zgjedhjet parlamentare. Përralla pa asnjë kufi dhe cinizëm pa asnjë cak, siç po tregohen e manifestohen prej lidershipit të PD-së sot, nuk janë dëgjuar e as parë qysh nga koha e rënies së komunizmit në këtë vend.
Por sidoqoftë, dua t’u them demokratëve të zakonshëm, atyre që kanë njëqind e një arsye për të protestuar, njëqind e një motive për t’u ndjerë jo mirë me qeverinë tonë, njëqind e një shembuj për të treguar mbi çfarë ne nuk kemi ditur të bëjmë më mirë apo thjesht kemi bërë gabim:
Unë mbase nuk e zëvendësoj dot kurrë boshllëkun që ka lënë brenda jush, arratisja e PD-së në drejtim të paditur! Ne mbase nuk arrijmë dot kurrë të ndajmë të njëjtat bindje, të njëjtat sfida, të njëjtin drejtim politik në rrugën e të ardhmes. Por me siguri, unë dhe ju, kemi sot shumë më tepër gjëra të përbashkëta, se sa ju me ata që janë ngujuar në bunkerin prej plastmasi në bulevard, nga frika e drejtësisë! Unë dhe ju, duam Vetingun për të pastruar drejtësinë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Unë dhe ju duam një Shqipëri që nuk lufton me miqtë e partnerët e saj ndërkombëtarë, për interesat e disa politikanëve të korruptuar, që janë kapur me thonj pas pantallonave të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar.
Unë dhe ju duam të hapim negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Unë dhe ju duam që ekonomia të rritet më shumë e më shpejt, duke çliruar me çdo kusht drejtësinë, për të thithur më shumë investime, dhe duke fuqizuar më tej arsimin profesional, për të pasur krah pune më të kualifikuar në ekonomi. Unë dhe ju duam që çdo shtëpi të legalizohet, çdo biznes të paguajë taksat në bazë të fitimit, çdo fëmijë të ketë një shkollë të denjë dhe çdo i sëmurë të marrë shërbimin shëndetësor që meriton.
Unë dhe ju, në fund të fundit, duam të shohim nga e ardhmja dhe të ndërtojmë të ardhmen në këtë vend, ndërkohë që dy udhëheqësit tuaj, duan ta pengojnë rrugën drejt të ardhmes, për të shpëtuar nga drejtësia gjykatësit e prokurorët që ju kanë mbytur juve, po njësoj si edhe socialistët e zakonshëm, për 27 vjet me radhë…
Nuk ju bëj thirrje të bëheni pjesë e Partisë Socialiste, po të bëhemi bashkë në 18 qershor! Për të hapur një faqe të re në historinë e Shqipërisë që duam, me shtet, punë, mirëqenie.
Nëse Partia Demokratike e shpërfilli votën tuaj, Shqipërisë i duhet edhe vota juaj! Për të ngritur më lart flamurin kuqezi të Skënderbeut e të Ismail Qemalit, duke bërë shtetin tonë dhe duke e bërë Shqipërinë edhe më të respektuar nga fqinjët e nga bota ku jetojmë.
Bëhuni bashkë me mua në 18 qershor dhe unë ju jap fjalën se nuk do të pendoheni, por do të ndjeheni edhe ju pjesë e vendimit të parë që do të marrë parlamenti i ri, menjëherë pas formimit të qeverisë së re: Zhbllokimi i Vetingut dhe fillimi i zbatimit të Reformës në Drejtësi!
Respekt për të gjithë ju, pavarësisht kundërshtive që keni ndaj meje e qeverisë sot, dhe pavarësisht nëse do të bashkoheni apo jo me mua në takimin historik të 18 qershorit. Dhe mos e harroni, 18 qershori nuk është tanimë as për mua, as për ju, po për gjithë Shqipërinë!”, përfundon Rama./CityNews
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka treguar d...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘’...
“Në këtë vit të zgjedhjeve në Francë, Gjermani dhe Britani t...
Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do t...
Jemi të gatshëm për dialog me Uashingtonin nëse krijohen ku...
Ishin duke udhëtuar në një destinacion turistik, ndërsa auto...
Ndërsa opozita zhvilloi sot protestën e paralajmëruar ditë m...
Deputetet e PD, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu pavarësi...
Sot ishte paralajmëruar dita e qametit. Të gjithë kundërshta...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka trajnuar ditën e sotme tra...
Përpara se të dhunohej në parkingun poshtë banesës së saj në...
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve ShqiptarëUnioni i Gazetare...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, së bashku me një grup eks...
Nga Ilir LEVONJA– Gagareli më i madh i shqiptarëve është Edi...
Ambasadori amerikan, në Kosovë Greg Delawie, ka dënuar ashp...
“Ju shoh dhe ju dëgjoj edhe ju atje në fund fare para heroit...
Protesta e ditës së sotme e thirrur nga opozita shqiptare më...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nuk ka mungua...
Janë publikuar fotot e gjendjes së Bulevardit Dëshmorët e Ko...
Ditën e sotme u zhvillua protesta e Partisë Demokratike dhe ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...