Preç Zogaj: Protesta e sotme ishte më e madhe se ajo e 18 shkurtit
Preç Zogaj, duke folur për ABC ditën e sotme, tha se protest...
Nuk kishte ndonjë arsye madhore që demokratët të përgjysmonin pjesmarrjen pas tre muajsh, në protestën e sotme. Pavarësisht dëshirës për t?i dhënë zemër Bashës, shikohet qartë se në protestë, nuk ishin as gjysma e atyre që ishin më 18 shkurt. Dhe ky është bilanci më i hidhur i çadrës së opozitës këto tre muaj, pasi në vend të tregonte fuqinë e çadrës mbi opozitës, dëshmoi dëmin që çadra i ka bërë opozitës.
Lulzim Basha arriti ta kthejë partinë e shesheve dhe protestave, në një ?parti çadër? dhe ka gjymtuar shpirtin e protestës së saj.
Edhe pse ka dhjetra arsye përse demokratët e braktisën protestën e Bashës, mendoj se kryesorja është faktori perëndimor. Thirrja zyrtare e Bashkimit Europian për shqiptarët që të votojnë më 18 qershor dhe shpjegimi se lidershipi i Partisë Demokratike nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje, tregoi se PD mbetet ende një parti me bërthamë të fortë perëndimore brenda saj dhe votuesit e saj, i bind më shumë thirrja e Perëndimit, se sa lideri i perënduar i tyre.
Një parti e cila ka në bazën militante të saj, ata që kanë shpresuar 50 vite nën diktaturë, se do zbarkonin aleatët, nuk mund ta kuptojë dot sot se si lidershipi i tyre, i fton në një protestë për t?i bërë karshillëk Perëndimit.
Dhe bilanci ishte i qartë. Baza e Partisë Demokratike nuk ka asnjë entuziasëm për t?iu kundërvënë Perëndimit sipas stilit të Sali Berishës, dhe për këtë shkak më me dëshirë ka dalë në protestë kundër Edi Ramës më 18 shkurt, se sa sot.
Brenda tre muajsh, Lulzim Basha ka bërë një demonstrim të përditshëm kundër çdo rekomandimi të Perëndimit për t?u futur në zgjedhje, dhe në vend që pas tre muajsh të bindte shqiptarët se kishte të drejtë, arriti të bindë Perëndimin, se nuk ka asnjë të drejtë.
Kjo u pa sot. Për çdo muaj ai ka zvogëluar Partinë Demokratike dhe e ka katandisur atë në një grusht protestuesish të paguar me para, duke ju hequr ushqimin dhe transportin për të ardhur në Tiranë.
Mes thirrjeve të Bashkimit Europain dhe SHBA kundër bojktoit të opozitës dhe shpjegimeve të përditshme të Lulzim Bashës, demokratët duket se më shumë kanë besuar Perëndimin, se kryetarin e tyre.
Një dështues i madh i protestës ishte padyshim dhe Sali Berisha me retorikën e dhunës. Shikoj se si disa gazetarë me të njëjtin lehtësi që disa ditë më pare i ngrinin kult dhunës, sot i ngrejnë paqes dhe bëjnë sikur askush nuk ka bërë thirrje për dhunë, duke e quajtur dhe lajm të gënjeshtërt atë që është shkruar.
Në fakt thirrje për dhunë kanë bërë gjithë gazetarët pro opozitës, në gjithë gazetat dhe portalet e tyre, dhe i kanë aty ende ta pafshira. Por kryemegafoni i dhunës ka qenë Sali Berisha. Deri dhjetë minuta para protestës, ai ka publikuar thirrje për dhunë dhe lajme idiote, se si është boshatisur qeveria nga frika, e si ja kanë mbathur policët. Brenda këtij fjalori, por me një stil më idiot, ka qenë dhe Lulzim Basha, i cili e nis fjalinë me stilin ?nuk do gjeni vrimë ku do futeni? dhe e përfundon me një budallallëk origjinal duke shtuar se ?do t?iu fshij protesta paqësore demokratike?. Natyrisht fjalitë e tij nuk është e detyrueshme të kenë kuptim, por kujtesën nuk na e fshijnë dot. Retorika e dhunës ka qenë dhe arma e vetme që ai tentoi të përdorë deri para protestës dhe kur pa që njerëzit e braktisën, filloi t?i ngrejë kult paqes. Në fakt ajo nuk ishte paqe, por dështim me bisht në shalë, i një strategjie dhune, e njerëzve të patru, që mendojnë se hakërrimat e një plaku të rrjedhur trembin shqiptarët. Sot në mëngjes kishte mijëra makina që dilnin nga Tirana për të ikur në bregdet për t?u relaksuar dhe qindra autobusa që binin në Tiranë, mercenarët e tij. Ajo Tiranë që ikën të relaksohet të shtunën, nuk mund të trembet kurrë nga autobusa që vijnë në Tiranë nga halli i një plaku që kërkon sërisht pushtet. Dhe është pikërisht ky dështim, ky sforcim i tyre, kjo humbje e fuqisë për të kafshuar, që i bën sot të na e paraqesin funeralin e paralajmëruar për qeverinë, si meshë, dhe xhihadistin e tërbuar që thërriste për gjak me thikë në dhëmbë, si prift që drejtoi një meshë. Dhe ai nuk ka problem se e kanë lënë mënd, fuqitë, dhe kujtesa. Atë e kanë lënë njerëzit . Dhe kjo është ajo që po e vret!/Tema
Preç Zogaj, duke folur për ABC ditën e sotme, tha se protest...
Ish deputeti socialist, Eduart Ndocaj, i cili është bashkuar...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako u k...
Damiano një nga banorët e Big Brother ka zgjedhur të hakmerr...
A zbulojnë ëndrrat kur jemi të sëmurë? A është i fshehur në ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Pa...
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili është ...
Partia Demokratike ka mbajtur sot protestën e paralajmëruar,...
Politologu Afrim Krasniqi i ftuar ditën e sotme në Ora News ...
Aleati i Edi Ramës, Spartak Ngjela ka reaguar ditën e sotme,...
Koordinatori i Institutit të Studimeve Politike, Rigels Xhem...
Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pak më parë në li...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka ironizuar ditën e sotm...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pak minuta më par...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka treguar d...
Analisti Fatos Lubonja i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘’...
“Në këtë vit të zgjedhjeve në Francë, Gjermani dhe Britani t...
Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, nuk do t...
Jemi të gatshëm për dialog me Uashingtonin nëse krijohen ku...
Ishin duke udhëtuar në një destinacion turistik, ndërsa auto...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...