Pjesë e grupeve kriminale/ Pritet ekstradimi i 6 personave të kapur në Dubai
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Pas etiketimit të madam ambasadores Vlahutin si kurvë nga publicisti Kastriot Myftaraj shpërtheu një stihi anti Kastriot dhe përmbytje servilizmi pro Romana, që fillonte te ?bunkeri? i Surrelit dhe mbaronte te sarajet e Toptan Jr., i cili nuk ka absolutisht asnjë lidhje me vrasjen makabre të gjyqtarit Skerdilajd Konomi! Nuk do të trajtojmë me hollësi përrenjtë e sharjeve anti Kac dhe rrëketë e përgjërimeve pro Romana, por do të fokusohemi te propozimi për ta mbyllur në cmendinë, Kastriot Myftarajn. Ky propozim për së pari u hodh në tregun e opinionit publik shqiptar nga gazetari i shquar Mero Baze. Kur, Myftaraj ishte ende në pranga, z. Baze kundërshtonte arrestimine tij dhe kërkonte me tërsëllëm mbylljen e Myftarajt (për arsye humanitare kuptohet!) në cmendinë për t?u kuruar. Më pas këtë qëndrim e mbrojti fort politikani i ri dhe i sukseshsmë serbo-shqiptar Arbi Mazniku (babai shqiptar i fesë islame dhe nëna serbe e fesë pravosllave). Mazniku me këtë rast u ofronte mediave dhe gazetarëve të oborrit ?ustanovkën? zyrtare sesi ta trajtonin rastin fatkeq të publicistit ?të cmendur? Myftaraj. Ky verdikt zyrtar (prodhim i Kryeminstrit Rama në bashkëpunim me ?toy boy-n? mediatik të mbiquajtur zonjusha Fu-Fu)u parapri nga shkrimi i gazetarit të shquar Baze, të cilit iu bashkëngjit edhe qëndrimi i gazetarit edhe më të shquar Fevziu edhe gazetari më pak të shquar Harizi madje edhe qëndrimi i një gazetari tjetër, që ka për mbiemër onomatopeinë e këndezit!
Rilindja kopjon praktikat e KGB-së.
Fatkeqësisht mbyllja e Myftarajt në cmendinë për të mbrojtur Shqipërinë dhe shqiptarët nuk është një ide origjinale e Rilindjes dhe gazetarëve të punësuar prej saj. Ky propozim: cmendinë për Kastriot Myftarajn, është një reminishencë e praktikave të KGB-së me disidentët në kohën e Brezhnjevit. Për arësye propagandistike intelektualë të shquar, kundërshtarë të komunizmit, nuk shkoheshin më në plumb apo internoheshin në gulagët siberianë, por mbylleshin në cmendinë për tu ?kuruar.? Me qindra ?refjuznikë? sovjetikë u mbyllën në psikiatri, por prap se prap një krim i tillë shtetëror nuk e shpëtoi komunizmin nga rënia dhe as BS-në nga shpërbërja.
Samizdati versus Pravda & Izvestja
Autogoli Myftaraj i Ramës
Shkrimet e këtyre disidentëve antikomunistë të mbyllur në burgje apo cmendina, ndonëse të kopjuara në pak qindra kopje me ciklostil, me dorë apo me fotokopje gjermano-lindore të markës ?Robotron? e fituan betejën me 2 gazetat kryesore të propagandës sovjetike, me Pravda-n dhe me Izvestija-n, që botoheshin në miliona kopje. Davidi mediatik i refuznikëve të mbyllur përdhunshëm në klinika psiqiatrike e mundi Goliathin e propagandës sovjetike. Në qytet e mëdha, ku qarkullonin samizdatet e ?refjuznikëve? antikomunistë, Pravda dhe Izvestja përfunduan si letër ambalazhi apo edhe si letër tualeti. Në sovkhoze e kolkhoze, ku dergjeshin dhjetra milionë muzhikë, bujkrobër të sistemit sovjetik, si edhe në qytetet ushtarake të rrethuara me tela me gjemba, ku nuk hynte dot samizdati, lavazhi i trurit i propagandës sovjetike ishte mjaft i suksesshëm.
Sot në kushtet e internetit, që ka depërtuar edhe në fshatrat më malorë të Shqipërisë. Sot me smartfonë bazikë me cmim te 50 $ është totalisht e pamundur të censurosh Kastriot Myftarajn & Co! Është një veprim prej Don Kishoti ky i Kryeminsitrit tim, Edi Rama, që i ndërseu publicistit Myftaraj nga policët me maska në surrat e me Beretta në brez deri te gazetarët shumë, qamet të shquar me këmishën e forcës në dorë, plot zell për t?ia veshur Myftarjat, të cmendur, që për turp të Zotit na e etiketoi madam ambasadoren Vlahutin: KURVË!
Prangat në duart e Myftarajt shërbyen si një boomerang mbi kokën e Kryeminstrit tim Rama! Myftaraj jo fort i njohur në Shqipëri dhe shkrimi i tij për madam ambasadoren Vlahutin (rreth 700 like dhe reth 120 komente) pas prangosjes pati jehonë botërore. Më së paku 87 media në gjuhë të ndryshme (anglisht, frëngjishjt, italisht, greqisht, rumanisht, turqisht, finlandezce, japonisht, Swahili, portugalisht, spanjisht, polonisht, sëiss romande etj.) me shtririje nga Associated Press në ShBA te Mainichi Shinbun në Japoni apo Morning Post-i në Kenia u morën me madam ambasadoren Romana dhe me prangosjen e Myftarajt. Fiks autogol propagandistik!
Mazniku më zi se Juri Andropovi
Juri Andropovi shefi veteran i KGB-së kundërshtoi rreptë propozimin e politbyroistit Ligacov (shef i krahu konservator ne politbyronë e PKBS-së) për ta mbyllur në cmendinë disidentin dhe fizikanin me famë botërore Sakharov. Juri Andropovi me të drejtë parashikonte, që nëse do adoptohej propozimi i Ligacevit, do të kishte një efekt boomerang mbi reputacionin botëror të Bashkimit Sovjetik. Pikërisht një largpamësi e tillë bëri, që spiuni veteran Andropov ta bindte Brezhnjevin të urdhëronte vetëm një arrest shtëpie për Sakharovin jo mbyllje në cmendinë sic propozonte Mazniku. Ups! Më falni doja të shkruaja politbyroisti Ligacov!
Mazniku ynë, i diplomuar si gazetar, i punësuar me vite si OJQ-irs profesionist dhe pushtetar rilindas ?par Excellance? fatkeqësisht është larg, shumë larg nivelit të të ndjerit kryespiun të BS-së Juri Andropovit. Dikush mund të thotë se nuk krahasohet Myftaraj me Sakharovin. Plotësisht e drejtë, por edhe z. Mazniku, që nuk merret seriozisht madje as nga djemtë e BIA-s në Tiranë, është aq larg kryespiunit Andropov sa c?është publicisti Myftaraj larg fizikanit Sakharov!!!!
Sinqerisht më erdhi keq që z. Mazniku thjesht kopjoi Ligacovin e 33 viteve më parë. Nga gjithë shkollimet e trajnimet (nga IDEA në Poloni te Kenedy në Harward, nga Universiteti i Sheffield-it në Angli te USAID-i në Shqipëri), që ka kryer politikani i ri dhe i sukseshëm shqiptaro-serb Mazniku, zgjodhi për të imituar përvojën e SVR-së ruse, të cilin e ka njohur shkarazi në Leningrad në gushtin e vitit të largët 2001 (në moshën 23 vjecare)!
Për të shprehur keqardhjen time personale për rrugën pa krye, ku ka hyrë agjit-propaganda rilindase këtë shkrim po e ilustroj me me një foto mjaft kuptimplotë të kohës së Dullës. Fotoja është bërë në Plazhin e Durrësit fiks 30 vite më parë. Në thelb teksti i kësaj parrulle është plotësisht aktual edhe sot. Duhet bërë vetëm një ndryshim i vogël, meqenëse televizionet përgjithësisht janë të kontrolluara apo të neutralizuara nga Rilindja dhe aleatja e saj Mete-Partia. Parrulla sot mund të shkruhet: Qëllimi i portaleve borgjezo-revizioniste është të degjenorojnë masat. Lus Zotin që shkrimi im në këtë portal të mos i degjenerojë masat rilindase! Shkrimin po e mbyll me këto vargje lapidarë të përshtatura për vitin 2017:
Dy luanë ka sot ne botë
Edi Rama në Shqipëri
Erdogani në Turqi:
P.S. Shkrim homazh per gazetarin e sapo arrestuar turk, Oguz Guven ( Portali Chumhuriyet)!
Në datën 11 prill 2017, Alpha Bank Albania inauguroi ambient...
Një nga kandidatët që aspiron të jetë pjesë e parlamentit sh...
Pas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është hom...
Një godinë historike e shekullit XIX në Hagë shërben si adre...
Në një intervistë të dhenë për emisionin “Rruga drejt” në t...
E ftuar në emisionin e pasdites “Opinion” në News 24, Grid...
Deklaratë e Komuniteteve Fetare në Shqipëri për paqe dhe urt...
Nëse presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov nu...
Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës në ditën e 84-të të protestë...
Për shkak të bllokimit të proceseve demokratike Maqedonia p...
Ndërsa përthithemi, gati pakthim, në vorbullën e lajmeve fre...
Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri grupi prej nëntë kong...
Aleati i kryeministrit, Edi Rama, Spartak Ngjela është përba...
Nuk ndalen trafikantët në sipërmarjet e tyre për të transpor...
Sot në Tiranë, 41 amerikanë u betuan për të shërbyer në Shqi...
Mujat e fundit ka patur polemika rreth qëndrimit që ka mbajt...
Një qytetare ka shkruar ditën e sotme pranë redaksisë CityNe...
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ditën e sotme ka zbulua...
Plani i ri rregullues i sapomiratuar i kryeqytetit nuk i spe...
Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj pritet që nesë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Pritet të ekstradohen sot, në Shqipëri, 6 shtetasit e kapu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...