Cilat vende të BE-së luftojnë hendekun e pagave?/ Rregullat e reja të transparencës e ndajnë bllokun
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Ndërsa përthithemi, gati pakthim, në vorbullën e lajmeve frenetike, për pushtetet e politikat tona të mëdha, rrezikojmë të mos shohim sesi po vazhdojnë të na shkërmoqen nën këmbë ato pushtetet e vogla, në qytetete, fshatra, shkolla, punë?që në fakt shkaktojnë trauma shumë më të mëdha.
U tmerrova edhe një herë më shumë kur u ndesha me një tjetër lajm për abuzim seksual, këtë herë jo ndaj një gruaje por akoma dhe më çmendurisht, ndaj një nxënëse të shkëlqyer, pikërisht në ambjentet e një shkolle në Kashar, rënë viktimë e mësuesit të saj.
Mësuesi, është pezulluar. Por kaq nuk mjafton.
Në 2013 kam propozuar ndryshimet që sot janë në Kod Penal, për të vendosur parimin e interesit më të lartë të fëmijës si dhe konsiderimin si rrethanë rënduese për çdo krim që kryhet ndaj të miturve.
E di që edhe kaq nuk mjafton. Nuk ka nevojë të ma thotë njëri se ç’ dhimbje ka fëmija dhe e kuptoj si nënë se çfarë po kalon e ëma e vajzës.
Në Parlamentin që iku, si iku, rrijnë pezull akoma dhe 3 propozime, të miat dhe të dy kolegëve të tjerë.
-Përfshirje në ligjin e dekriminalizimit për mësuesit dhe profesionistët e kujdesit social që punojnë me fëmijët.
-Përjashtimin nga shërbimi i proves; pra çdokujt që abuzon me fëmijët t’i hiqet e drejta të punojë përsëri me ta.
-Bërjen të detyrueshëm të vlerësimit të shëndetit mendor të mësuesve dhe edukatorëve që punojnë me fëmijët tanë.
Sigurisht asnjë nga këto propozime nuk u votua. Ne dolëm nga parlamenti, por mbi të gjitha jo gjithkush e përkrahu idenë se mësuesit nuk duhen futur në testim vetëm për njohuritë profesionale.
Kolegë të tjerë, me të drejtë, ngurruan pasi mendonin se kështu qeveria do të kishte një armë më shumë në dorë, për të hequr nga puna mësues e për të punësuar militantë.
Kjo është e keqja që na ka mbërthyer! Ne nuk garantojmë dot më jetën dhe punën e ndershme të askujt!
Një mësues pedofil do të dënohet, për këtë nuk kam dyshim! Por a fillon e mbaron këtu?
S?është vetëm ai fajtor! Ai është monstër në fakt. Por faji është dhe i secilit prej nesh, që nuk jemi më në gjendje të qeverisim as veten jo më të pambrojturit.
Ç?mund të presim të ndodhë në ato pushtetet e vogla, nëpër qoshet e kësaj Shqipërisë sonë ende të pandriçuar mirë, kur nëpër tribunat e pushteve të mëdha e vetmja gjë që nuk ndryshon është urrejtja për tjetrin, nga premtimet deri tek abuzimet me pushtetin që ndodhin rëndom çdo ditë, si të ishte hiç mosgjë.
Janë mbi 100 mijë fëmijë që jetojnë në varfëri.
60 mijë nuk janë të mbuluar me asnjë shërbim!
Vetëm për t’i ushqyer me bukë fëmijët që jetojnë në varfëri ekstreme duhen 27 miliarde dollare dhe buxheti i përkujdesjes sociale as i afrohet kësaj nevoje.
Ne nuk dimë sa fëmijë kanë braktisur shkollën;sa të mitura i detyrojnë të martohen; sa punojnë në të zezë e me radhë…
Nuk janë vetëm portretet e mitingjeve fëmijët në këtë vend. Janë dhe këta pa zë!
Po i ushqejmë vetë djajtë, siç po ushqejmë sherrnajën tonë. Dikush fiton, por jo të pambrojturit!
Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri grupi prej nëntë kong...
Aleati i kryeministrit, Edi Rama, Spartak Ngjela është përba...
Nuk ndalen trafikantët në sipërmarjet e tyre për të transpor...
Sot në Tiranë, 41 amerikanë u betuan për të shërbyer në Shqi...
Mujat e fundit ka patur polemika rreth qëndrimit që ka mbajt...
Një qytetare ka shkruar ditën e sotme pranë redaksisë CityNe...
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ditën e sotme ka zbulua...
Plani i ri rregullues i sapomiratuar i kryeqytetit nuk i spe...
Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj pritet që nesë...
CityNews ka mësuar nga burime zyrtare pranë Partisë Demokrat...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori kryeta...
Policia e Shtetit ka publikuar videon e shpëtimit të dy efek...
Dy efektivët e Policisë së Tepelenës janë shpëtuar pak më pa...
Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku ka reaguar në li...
Nga Azem PARLLAKUSherri i politikës ka larguar vëmendjen nga...
Zëvendës kryeministri, Niko Peleshi në një komunikim nga Kor...
OSBE ka reguar ditën e sotme për protestën e 13 majit në Tir...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Sukth ...
Studimet e deritanishme mbi autokracinë, autoritarizmin e to...
Kreu demokrat, Lulzim Basha foli ditën e sotme nga çadra e o...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...