Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Plani i ri rregullues i sapomiratuar i kryeqytetit nuk i specifikon sa dhe ku do të ngrihen kullat në Tiranë, por ato pritet të zhvillohen përgjatë viteve. Ndërtuesit thonë se në Tiranë pritet të ngrihen rreth të paktën 15 kulla. Pa fole per shume ndertime te tjera mesatarisht 10 kate.
Por urbanistët sqarojnë se plani synon te pakten në ndërtimin e disa kullave deri në 40 kate nga qendra përgjatë zonës së Bulevardit të Ri deri te Parku i Liqenit. Së fundmi, si per te provuar kete qeveria ka miratuar një projektligj i cili synon negocimin e një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cila ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës. Investitori është ?Al Habtoor Investment LLC?, kurse projekti ?Kulla Ikonike e Tiranës?. Per kete investim Parlamenti madje miratoi me ligj heqjen edhe te taksave per 15 vjet!
Nderkohe pa u thare mire boja e miratimit te Planit ne KKT, për dy kullat te tjera te larta, lejet janë dhënë tashmë. Pak ditë më parë, Këshilli i Rregullimit të Territorit ka dhënë leje zhvillimi për objektin: ?Godinë Polifunksionale DTA (DownTown Albania)?, me vendndodhje në bulevardin ?Bajram Curri?. Godina pritet të ndërtohet atje ku janë sot lodrat ?7 xhuxhat? dhe do të ketë parkim, hapësira tregtare e zyrash dhe objekte banimi. Një tjetër leje zhvillimi u dha për objektin: ?Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International, me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh?.
Në pak vite, pra Tirana mendohet se do të ketë shumë hapësira të lira për t?u ofruara blerësve, në një vend që ende renditet ndër të fundit në Europë për sa u përket të ardhurave për frymë dhe i 106-i në botë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Ndërtuesit dhe zhvilluesit e pasurive të paluajtshme mbeten skeptikë nëse tregu dhe ekonomia vendase do të jetë në gjendje të absorbojë gjithë shtesën. Ekspertet thone se oferta e re në planifikim e sipër është shumë e lartë dhe vështirë për t?u thithur nga tregu. Duhet theksuar se Tirana aktualisht mbetet një nga tregjet ku stoku i apartamenteve të pashitura është shumë i lartë?. Gjykohet qe jane 50 mije apartamente bosh ose paperfunduara, nga te cilat 30 mije ne Tirane.
Vete ndërtuesit, janë te mendimit se Tirana nuk ka fuqi blerëse për apartamente të shtrenjta. ?Ka ende pallate shumë të mira që janë gjysmë bosh?, pohojne ata, duke paralajmëruar se nga fryrja e ndërtimeve, zhvilluesit e pasurive të paluajtshme mund të bien në gropë, pasi do të krijojë një superofertë. Shoqata e Ndërtuesve eshte me pak skeptike! Sipas tyre ka ende kërkesë për apartamente cilësore në zona të mira në Tiranë dhe tregu mund të mbajë shtimin e ofertës nga 15 kulla mbi 30 kate.
Por, edhe vete ata paralajmërojne se nëse mania e ndërtimit do të kthehet siç ka qenë dikur, atëherë do të ketë vertete kolaps. Ndërsa mund të ketë ende hapësira tregu për zyra e apartamente, të gjithë janë dakord se për hapësira tregtare (dyqane, apo qendra) tregu është tërësisht i ezauruar. Debati është i madh dhe për ofertën shtesë të hoteleve në kryeqytet. Shoqata Shqiptare e Turizmit, thotë se Tirana nuk ka më vend për hotele me 3-4 yje. Nderkohe një biznes i mirë pritet të jetë parkimi, për të cilin kryeqyteti ka shumë nevojë.
Por, si shpjegohet kjo rendje drejt betonit Ndërtimi është një sektor që ka kthim kapitali relativisht të shpejtë dhe të lartë, duke bërë që kapitalet e lira preferohen të orientohen drejt këtij sektori sesa në industri përpunuese, që ka më tepër andralla dhe fitime më të ulëta sidomos ne fazat e para! Në sektorët e tjerë, norma e fitimit është ende e vogël. Niveli i pagave në vend dhe shuma mesatare e kredisë që jepet nga bankat nuk e justifikojnë blerjen e apartamenteve të shtrenjta mbi 2000 euro/m2 dhe me sipërfaqe të mëdha mbi 100 m2, por deri në 1000-1200 euro/m2 dhe sipërfaqe të moderuar.
Në kahun tjetër, të ardhurat nga sektori informal dhe i kriminalizuar janë një tjetër joshje e momentit, që nën zë pranohet nga të gjithë. Por fuqia blerëse për apartamente të shtrenjta, që kushtojnë minimalisht 250 mijë euro (përveç çmimit të shtrenjtë ato janë në sipërfaqe të mëdha, minimumi 100 metra katrorë) nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë.
Kërkesa për zyra mund të plotësohet shpejt edhe nga ndërtimi i kullave ekzistuese, ndërsa për hapësira tregtare, që tani nuk ka vend. Pikërisht kësaj i tremben edhe vete investitorët, por kjo gjithsesi nuk i pengon të rendin pas ndërtimeve të larta. Edhe qeverisë duket se i intereson të japë leje ndërtimi, pasi në afatin e shkurtër merr taksa dhe hapen disa vende pune, dhe fiton kredite politikisht! Por, në afatin e gjatë, askush nuk është në gjendje të parashikojë se çfarë do të ndodhë. Pasigurite madje behen te medha!
Dhe në vend që të mendohet afatgjatë, po vijon të shkohet me kokefortesi drejt rendjes per perfitime dhe interesa afatshkurtër, drejt fitimeve të shpejta dhe shtimit të ofertës për pasuri të paluajtshme, që nuk i sjell aspak vlerë të shtuar ekonomisë. Ne te kundert kjo krijon me shume gjasa premisat e nje modeli ekonomik dhe politik piramidal qe shume shpejte mund te na marre te gjitheve me vete!
Vete ndërtuesit, të përfshirë në ngritjen e kullave të para në kryeqytet, shpresojnë se ata do të përfitojnë nga kërkesa e lartë aktuale për të blerë apartamente, apo dhe uria për zyra. Por, nëse do të vazhdojë ndërtimi i tyre, në rreth 15, siç pritet, ata janë të frikësuar se, në afat mesem-gjatë, nuk do të ketë treg të mjaftueshëm për të gjithë. ?Kullat mund të hapin një gropë që mund t?i fundosë të gjithë?, thotë njëri prej tyre, në kushtet e anonimatit. Apartamentet në kullat në qendër të Tiranës janë relativisht të shtrenjta dhe ndërtuesit presin t?i shesin ato me 2500-3000 euro për metër katror, ndërsa katet e para që shërbejnë si zyra dhe dyqane me 8,000-10,000 euro për metër katror.
Ndertuesi ne fjale pohon se tregu nuk ka kapacitet të tërheqë apartamente kaq të shtrenjta në objekte të mëdha. Një apartament prej 2500 eurosh metri katror mund të shitet në zonën e televizionit, në ndërtime 5-6 kate, por jo në kulla shumëkatëshe. Pa folur me tej per kostot e mirembajtjes per qytetaret dhe vete bashkise, apo per krizen e “kleringut” qe qendron si kose falimentimi per vete ndertuesit, per ekonomine dhe per qeverisjen ne teresi! Pikerisht ky model ekonomie bazuar tek spekulimi imobiliar dhe burimet ekstraligjore te financimit ka marre qartesisht fund, dhe vetem sa po na “varros” te gjitheve cdo dite e me shume!/CityNews
Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj pritet që nesë...
CityNews ka mësuar nga burime zyrtare pranë Partisë Demokrat...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori kryeta...
Policia e Shtetit ka publikuar videon e shpëtimit të dy efek...
Dy efektivët e Policisë së Tepelenës janë shpëtuar pak më pa...
Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku ka reaguar në li...
Nga Azem PARLLAKUSherri i politikës ka larguar vëmendjen nga...
Zëvendës kryeministri, Niko Peleshi në një komunikim nga Kor...
OSBE ka reguar ditën e sotme për protestën e 13 majit në Tir...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Sukth ...
Studimet e deritanishme mbi autokracinë, autoritarizmin e to...
Kreu demokrat, Lulzim Basha foli ditën e sotme nga çadra e o...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikimin ...
Rrëzimi i Qeverisë Mustafa nga Kuvendi i Kosovës, të mërkurë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po flet në këto...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha në një postim në rrj...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani është s...
Një tjetër përplasje midis dy forcave bashkëkoalicioniste në...
Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ndalet së ironizuari kr...
Dona diskuton me Lupçen dhe Musën për debatin që patën me Da...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...