Foto-Ekskluzive/Merr flakë autobusi me studentë nga Kosova
Një autobus me studentë nga Kosova është përfshirë nga flakë...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, ka njoftuar hyrjen në fuqi të ligjit ?Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit?.
Ligji u miratua nga Kuvendi më 2 shkurt të këtij viti, ndërsa ka hyrë në fuqi vetëm një ditë më parë.
Ministrja bëri me dije se nga ky ligj përfitojnë rreth 5 mijë naftëtarë në të gjithë vendin.
Deklarata e plotë e ministres Felaj:
Me datë 2 shkurt 2017, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin ?Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit?, i cili ka hyrë në fuqi më datë 9 mars 2017.
Sipas këtij ligji, Këshilli i Ministrave kishte detyrimin që brenda 3 muajve të nxirrte aktet nënligjore që sigurojnë zbatimin faktik të tij. Konform ligjit për Statusin e Naftëtarit, qeveria ka miratuar sot, vendimin që përcakton rregullat sesi do të përfitohet konkretisht ky status, sesi do të veprohet për pajisjen e çdo naftëtari ose ish naftëtari me dëshminë përkatëse të qenies naftëtar.
Theksojmë se ligji për Statusin e Naftëtarit është një ligj nga i cili përfitojnë rreth 5 mijë naftëtarë në të gjithë vendin dhe është produkt sa i fjalës së mbajtur të kësaj qeverie, aq dhe i të gjitha reformave të rëndësishme që qeveria jonë ka ndërmarrë në vetëm 3 vjet e gjysmë.
Për plot 5 mijë naftëtarë, për të parën herë në 25 vjet, qeveria orientoi vëmendjen duke iu kthyer atyre atë çka meritojnë, përkundrejt asaj që kanë dhënë në vite dhe japin në naftë, duke sakrifikuar jetën, shëndetin, kohën me familjen, me bashkëshortët dhe fëmijët.
I pari status që nuk ka në përmbajtje vetëm parashikimin për të drejtën e pensionit të parakohshëm të pleqërisë, por një sërë parashikimesh që shkojnë drejtpërdrejtë si përfitime në pagë, në pensione, në trajtimin e atyre që janë të papunë, në të drejtën për ripunësim, në të drejtën për kurim, në të drejtat mbi privatizimet dhe koncesionet.
Ligji për Statusin e Naftëtarit u njeh përfitime naftëtarëve që janë aktualisht në punë përsa i takon të drejtës për të dalë në pension para kohe, naftëtarëve që janë të papunë, të cilëve u njihet përparësi në punësim dhe nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj, edhe një pagesë sa 80% e pagës minimale në shkallë vendi.
Ligji u njeh përfitim edhe të gjithë atyre që kanë dalë në pension. Sipas viteve të vjetërsisë në punë, ata do të përfitojnë 1% deri në 40% shtesë në masën e pensionit që marrin aktualisht.
Të gjithë naftëtarët dhe ish naftëtarët për pajisjen me dëshmi zyrtare identifikuese duhet t?i drejtohen me kërkesën përkatëse, ndërmarrjes ose institucionit ku kanë punuar, përkundrejt paraqitjes së dokumentit të njësuar të librezës së punës. Do jetë ndërmarrja, ajo që do të pajisë naftëtarin ose ish naftëtarin me vërtetimin e posaçëm zyrtar, në të cilin do të përcaktohen punët ose profesionet e kryera dhe kohëzgjatja e tyre.
Vërtetimi i posaçëm do të dorëzohet në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, pranë një komisioni të përbërë nga përfaqësues të kësaj ministrie, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si dhe Ministrisë së Financave. Komision ky, i cili do të bëjë edhe konfirmimin përfundimtar të statusit.
Ndërkohë ish naftëtarët që kanë dalë në pension, për të njëjtin qëllim do të duhet t?i drejtohen Degëve Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore, ku është depozituar libreza e tyre e punës. Në rast se ndërmarrja ose institucioni nuk ekzistojnë më si institucione për arsye të ndryshme, dëshmia do të lëshohet nga institucioni që mban arkivin me dokumentacionin përkatës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave bën dhe rregullime të tjera të rëndësishme lidhur me sqarimin e mëtejshëm të termave të përdorur në ligj, si, për shembull, cili do të konsiderohet personel teknik, apo si do të trajtohen punonjësit (naftëtarë ose ish naftëtarë) në marrëdhënie pune në shtete të tjera, kuptohet ato shtete me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje në fushën e mbrojtjes shoqërore.
Një autobus me studentë nga Kosova është përfshirë nga flakë...
Sot iu bashkua krizës politike dhe zgjedhjeve edhe shteti i ...
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar të dhëna rreth k...
Policia në zgjedhje, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, i...
Rracë e poshtër, kjo e jona! Njerëz dembelë. Nuk punojnë. Me...
Kuvendi i Kosovës sapo ka vendosur që të rrëzojë qeverinë e ...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e mosbesimit të ngrit...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj nënshkroi sot në emër të ...
Prokuroria ka urdhëruar ditën e sotme lirimin e Kastriot Myf...
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, ...
Një efektive e policisë së Durrësit i ka dhënë fund jetës së...
Kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, njëkohë...
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, z. Lamberto Zannier, uro...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të...
Mediat maqedonase ne gjuhen shqipe kanë njofutar se mëngjesi...
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka komentuar nga qyteti ...
Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shqipëri janë mbledhur d...
Deputeti demokrat, Luciano Boci, ka reaguar në lidhje me arr...
Dy të rinj janë konfliktuar ditën e sotme në fshatin Çerkezë...
Denion Meidani ka reaguar në lidhje me arrestimin e Kastriot...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...