web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fjala e plotë e ministres Xhaçka në panairin e karrierës

10 Maj 2017, 12:12, Aktualitet CNA

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, mori sot pjesë në Panairin e Karrierës, organizuar nga MMSR, GIZ dhe Universiteti i Neë York-ut në Tiranë.

Ky Panair Karriere, vë në fokus përgatitjen e studentëve në lidhje me sfidat e çështjeve të punësimit dhe sidomos këshillimin e mirëfilltë të karrierës. 

Fjala e plotë e Ministres Xhaçka:

Kur mora ftesën për të vizituar Universitetin e New York Tirana për sot, të them të drejtën nuk hezitova asnjë minutë. Këto janë ditë të ngarkuara për ne politikanët, e mes ekzekutivit dhe fushatës elektorale, aktivitetet e tjera dhe ftesat për pjesemarrje në gjëra të ndryshme duhen përzgjedhur gati gati me short? ju them pse nuk hezitova. Ndoshta një pjesë e di?

Një proverbë e vjetër kineze thotë: – ?Një udhëtim i gjatë nis me një hap?.

Pasi përfundova studimet e larta universitare e pasuniversitare në USA, vendosa të kthehesha në Shqipëri vetëm për 1 vit dhe erdha të jap mësim pranë universitetit të Neë York-ut. Hapi i im i parë ishte ky universitet, në atë kohë vendosur diku tjetër, tek Komuna e Parisit, më i vogël e më i limituar, por plot energji, ëndrra e aspirata të mëdha për të ardhmen e çdo studenti për të cilin impenjimi i të gjithëve ishte maksimal, për ti farkëtuar, ashtu si në shkollat më të mira amerikane, mendimin e pavarur e analitik, dëshirën për të punuar e për të kthyer punën e vështirësitë në ndryshime positive, në eksperiencë të çmuar për veten.

E pra, puna ime e parë pas kthimit në Shqipëri, ishte UNYT dhe e kujtoj me shumë nostalgji, pasi ishte edhe falë kësaj eksperience që unë u kualifikova për të pasur besim tek vetja në çdo hap që hidhja drejt aspiratave të mia.

Sot, ndjej kënaqësi të veçante që jam këtu, e që ju vazhdoni me të njëjtën cilësi falë vizionit të një njeriu të madh, që jeta iu pre shkurt, por vizioni dhe vepra do të udhëtojnë gjatë. E kam fjalën për Gramoz Pashkon, që për shumë breza studentësh ka qenë një emblemë që ka lënë gjurmë në profesion, ide dhe risi. Ishte falë vizionit të tij, që Universiteti i Neë York Tirana ofron sot një formim cilësor mirëfilli amerikan, duke ofruar një ambient të pazëvendësueshëm për çdo student, me vetëdijen se fillimi i jetës universitare është një kthesë e rëndësishme në jetë, për eksperiencat që ndërton, për pyetjet që ngre ndaj vetes/ Është një eksperiencë e rëndësishme dhe jetike përsa i përket rezultateve që arrin dhe kontakteve që vendos.

Këtu në Universitetin e Neë York-ut, falë angazhimit të Moza Pashkos, Kostës, Evisit e gjithë të tjerëve që më mikpritën si pjesë e stafit, unë hodha hapin e parë të karrierës sime në Shqipëri. Falë kësaj eksperience u kualifikova për të ecur përpara me më shumë besim tek vetja.

Dhe sot unë vij këtu si ministre duke treguar me kënaqësi që shtëpia e dijeve dhe eksperiencave të mia të kualifikimit ka qenë shkolla amerikane. Edhe nga ky Universitet, kam takuar ndër vite studentë të shkëlqyer, që mund të kishin qenë konkurrues në auditorët e shkollave më të mira amerikane. Sot, një pjesë e madhe kanë spikatur në rrugën e tyre duke i lënë vend vetes si në shoqëri, ashtu edhe në profesionet që ushtrojnë. Ky fakt, është tregues i mjaftueshëm, që ky universitet vazhdon të prodhojë cilësi për tregun tonë të punës.

Të gjithë jemi unikë. Por shpesh na ndodh që me kalimin e kohës përpiqemi të bëhemi si të tjerët, të imitojmë, të konformohemi. Shumë studentë apo të rinj të diplomuar mendojnë që të bëjnë shkollën që kanë nisur dhe të mjaftohen me kaq, duke mos menduar për hapat që duhen hedhur drejt karrierës.

Ju keni fatin të gjeni mjaftueshëm motiv për të mos u tërhequr. Jo vetëm për cilësinë që ofron ky Universitet, por edhe për mundësitë që ofron, nëpërmjet marrdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, edhe për faktin që ju përgatit të jeni të konkurueshëm në një treg gjithnjë e më global.

Çdo mundësi duhet kapur. Sot është rasti për ti treguar vetes dhe të tjerëve se jeni unikë. Sot, duhet të shihni para dhe të guxoni të mendoni dhe bindeni se me hapat që do të hidhni dhe rrugën që keni vendosur të ndiqni, do të sillni ndryshimin për veten, për familjet tuaja, për shoqërinë, për Shqipërinë.

S?duhet të keni frikë të provoni çdo mundësi që ju jepet, të pyesni pse?, të bëni rrugën tuaj, dhe jo atë që kanë shtruar të tjerët për ju.

Për t?ju kthyer asaj thëniës së fillimit, ju e keni bërë hapin tuaj sot. Keni zgjedhur një Universitet me vlera, që synon garantimin e secilit prej jush në tregun e punës dhe profesioneve të denja.

Mbase ndonjëri prej jush po mendon tani ?Oh, ajo e ka shumë të lehtë të flasë në pozitën që ka??

Po dua tju them se çdo ditë e jetës është një provim, çdo ditë secili nga ne ose e kalon ose ngel në provimet që na sjell jeta. Çdo ditë është një mundësi për tu rritur përtej barrierave

Edhe për mua ka pasur shumë provime të jetës, që i kam kaluar me vështirësi ose nuk i kam kaluar, por nuk kam pushuar së besuari që kam një potencial brenda meje dhe që do bëhem ajo që aspiroj te jem, si njeri, si politikane apo si profesioniste.

Asnjëri nga ne nuk është perfekt, por mos ndaloni së menduari dhe përpjekuri, se përmirësimi nuk ka fund. Kjo është një nga gjërat më të bukura të jetës. Ju keni përgjëgjësi të plotë për atë që bëni dhe mënyrën se si zgjidhni të përballoni jetën, e cila nuk është fort e lehtë në ditët e sotme. Si thote ajo shprehja ?Nëse jeta ju jep limona, ju bëjini limonatë ?  

Mos harroni, gjithmonë keni një zgjedhje. Pavarësisht nga situata, pavarësisht se çfarë mund të bëni apo nuk mund të bëni, ka gjithmonë një zgjidhje por edhe zgjedhje.

Dhe zgjedhjet sot, janë më të shumta për ju, sepse kemi krijuar atmosferën e duhur ku bota e punës është gjithmonë e më shumë pranë botës akademike. Jemi vigjilentë ndaj kërkesave në tregun e punës në mënyrë që të shohim mundësinë si mund të përshtasim njohuritë dhe dijet që merren në universitet, për të përgatitur kandidatët e duhur për vendin e duhur të punës.

Ky është rezultati i përpjekjeve që po bëjmë si qeveri dhe i reformave që po ndërmarrim sot. Nesër është rradha juaj.  Ndaj mos ngurroni të kapni çdo mundësi, të jetoni jetën tuaj në maksimum. Sepse nëse mësoni të doni atë që bëni, nëse punoni me pasion dhe përkushtim, suksesi është i sigurt që do të jetë në krahun tuaj./CityNews





Lajmet e fundit nga