Shkrimtarja “shpërthen” ndaj Vlahutin/Revolucionin nuk e bëjnë ata që lëpijnë thembrat e pushtetit!
Shkrimtarja kritike ndaj qeverisë, Flutura Açka, ka komentua...
Në kuadër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë, Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, mori pjesë sot në inagurimin e godinës së re të Gjykatës së Apelit Shkodër.
Në fjalën e tij, ministri Vasili theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë, që, sipas tij, janë jo thjesht dhe vetëm krijimi i kushteve optimale për të punuar, por njëkohësisht dhe rikthimi i dinjitetit të institucioneve.
Z. Vasili theksoi gjithashtu se ky inagurim përkon me një moment intensiv të implementimit të reformës në drejtësi, reformë që, sipas tij, ka qenë jo e lehtë dhe ka kërkuar një investim shumë të madh profesional, politik, ekspertizë të brendshme dhe të huaj të nivelit nga më të lartë, të cilët kanë mundësuar ndërtimin e korpusit të një reforme në gjyqësor të plotë, ambicioze për rezultatet që synon të arrijë dhe me objektivin themelor për ta bërë drejtësinë të besueshme nga qytetarët, por dhe për të hequr atë mosbesim që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë .
Duke vënë në dukje se inagurimi i kësaj godine ndodh në Ditën e Drejtësisë, z. Vasili solli në vëmendjen e të gjithëve disa fragmente nga Kanuni i Zhurisë, i miratuar në 1913 nga Qeveria e Ismail Qemalit. Në shenjë simbolike, ministri Vasili i dhuroi bibliotekës së kësaj gjykate një kopje të këtij kanuni, të riprodhuar nga Qendra e Botimeve Zyrtare si dhe citoi disa fragmente prej tij.
Më poshtë fjala e Ministrit të Drejtësisë, z. Petrit Vasili:
Jam shumë i lumtur që inagurimi i sotëm përkoi me 10 Majin, që është simboli i Ditës së Drejtësisë Shqiptare dhe besoj që ky inagurim ndodh në ditën e një simbolike shumë të veçantë, siç është Dita e Drejtësisë, që është dhe kryefjala e shqetësimit qytetar, por dhe kryefjala e veprimit politik dhe legjislativ të Shqipërisë, së paku në tre vitet e fundit.
Është vendi për të kujtuar që pikërisht në 10 Maj 1913, Qeveria e Vlorës, e kryesuar nga Ismail Qemali, krijoi aktin e parë juridik për organizimin e pushtetit gjyqësor që titullohej Kanuni i Zhurisë. Ngjarje kjo e rëndësishme për sistemin e drejtësisë shqiptare, pasi ishte pararendëse e fillimit dhe futjes së një drejtësie që mëtonte të ishte gjithnjë e më bashkëkohore, por mbi të gjitha të ishte një drejtësi e drejtë dhe e barabartë për të gjithë.
Investimet në infrastrukturë sigurisht janë jo thjesht dhe vetëm krijimi i kushteve optimale për të punuar, por njëkohësisht dhe rikthimi i dinjitetit të institucioneve. Në historinë e kuvendeve, historinë e komuniteteve, historinë e shteteve, besoj që institucionet përfaqësuese të pandryshuara, por dhe dinjitoze, kanë qenë dhe mbeten institucionet e drejtësisë, pasi kanë qenë vendi ku ndaheshin drejtësitë dhe padrejtësitë, vendi ku zgjidheshin konflitetet, të cilat shpesh herë mund të krijonin edhe ashpërsim apo përplasje mes njerëzve.
Pra, ishin institucione sa të rëndësishme, aq edhe delikate, jo vetëm për të përditshmen, por dhe për të ardhmen e raporteve në një vend, raporteve pronësore, por edhe raporteve personale mes njerëzve. Sigurisht, ky inagurim ndodh në një moment që përkon me një moment intensiv të implementimit të reformës në drejtësi, një reformë që ka qenë jo e lehtë, reformë që ka kërkuar një investim shumë të madh profesional, politik, ekspertizë të brendshme dhe të huaj të nivelit nga më të lartë dhe që ka mundësuar ndërtimin e një korpusi të një reforme në gjyqësor krejtësisht më të plotë, shumë ambicioze për rezultate që synon të arrijë, por njëkohësisht dhe me objektivin themelor për ta bërë drejtësinë të besueshme nga qytetarët dhe për të hequr atë mosbesim që e ka shoqëruar për një kohë të gjatë, por me të cilin nuk mund të bashkëjetonim dot më.
Garantimi i aksesit në gjykatë është e qartë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e forcimit të transparencës, përgjegjshmërisë, paanësisë dhe efektivitetit të sistemit të drejtësisë në mbështetje të rolit deçiziv që qytetarët dhe aktorët e tjerë kanë.
Veç të tjerave, insfrastruktura e kësaj godine është pajisur dhe me një element që unë do ta quaj kyç por dhe shumë kuptimplotë, që është ambjenti i bibliotekës. Sigurisht të bashkëjetuarit me një reformë të re në drejtësi kërkon dhe një qasje profesionale më të lartë, kërkon detyrimisht t?i kthehemi dhe rikthehemi leximit, pasi nuk mund të arrihet cilësi e lartë profesionale duke braktisur përditësimin e dijeve.
Ministria e Drejtësisë, brenda funksioneve të saj, do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fortë e çdo nisme që përmirëson standardet e shërbimit, në mënyrë që respektimi i të drejtave të personave në nevojë të përbëjë kryefjalën e reformave tona.
Duke qenë se rastisën dy data shumë të rëndësishme në fushën e drejtësisë, nga Shkodra uroj Gëzuar Ditën e Drejtësisë, në radhë të parë për të mirën e qytetarëve shqiptarë./CityNews
Shkrimtarja kritike ndaj qeverisë, Flutura Açka, ka komentua...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 82-të të protestës për zg...
Moderatori Ylli Rakipi ka komentuar krizën politike në vend....
Në reagim të ngjarjes së rendë të sulmit mbi Kuvendin e Maqe...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sapo ka nisur taki...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për arrestimin e an...
Postimi i plotë:“Pse nuk i dëgjuam ndërkombëtarët ?Shumica e...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në t...
Pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë, nga ana e d...
Dje në mbrëmje vonë, disa prej portaleve ende në punë njoftu...
Kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me qytetarët e qarkut Sh...
CityNews raportoi pak më parë për përfshirjen nga flakët të ...
Llazar Fundo është intelektuali që në vitin 1941 bashkë me...
Kryeministria ka bërë publike një pjesë të vendimeve të qeve...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonel...
Një autobus me studentë nga Kosova është përfshirë nga flakë...
Sot iu bashkua krizës politike dhe zgjedhjeve edhe shteti i ...
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar të dhëna rreth k...
Policia në zgjedhje, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, i...
Rracë e poshtër, kjo e jona! Njerëz dembelë. Nuk punojnë. Me...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...