Mesazhi i plotë i Bashës/ Sqaron projektin e Republikës së Re
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 82-të të protestës për zg...
Shkrimtarja kritike ndaj qeverisë, Flutura Açka, ka komentuar me tone të ashpra ngjarjen e ditës së sotme, atë të arrestimit të gazetarit Kastriot Myftaraj.
Në rrjetet sociale, Açka vlerëson guximin e Myftarajt, duke thënë se nëse ai do të kishte më shumë shokë që t?i bënin rezistencë këtij uzurpimi të frikshëm që ka ndodhur me median shqiptare, sot do të kishim tjetër panoramë.
Më tej, ajo i bën thirrje ambasadores Vlahutin t?i drejtohet gjykatës dhe nëse Myftaraj është fajtor le ta tregojë gjykata dhe jo prangat.
Ja reagimi i plotë:
Përqarja e ambasadorit për lirinë e Medias
Një ditë, kur njëri nga ambasadorët europianë në Shqipëri e pyeti plot shqetësim Kryeministrin tonë se kishte shenja se liria e Medias po kërcënohet disi, përgjigjja ishte pataksëse: “Kur Media e zgjat pak gjuhën, i duhet prerë”. Jam shumë kurioze të di se ç’mendon sot ky ambasador, dhe a është ai dakort sot që një gazetar (në mos, një njeri i lirë) si Kastriot Myftaraj (që e ka gjuhën shumë të ‘gjatë’ se çdo qeveri do të duronte!), është arrestuar për fjalën e lirë. Pavarësisht se në disa shkrime të tij, sikurse edhe në shkrimin e fundit, ka patur gjëra që i kam parë të tepruara dhe në disa raste mund të mos kem qenë plotësisht dakord me të, më ka pëlqyer guximi i tij për t’i thënë gjërat hapur, që shumë gazetarë në Shqipëri e kanë humbur prej kohësh. Nëse Myftaraj do të kishte më shumë shokë që t’i bëjnë rezistencë këtij uzurpimi të frikshëm që ka ndodhur me Median shqiptare, sot do të kishim tjetër panoramë. Unë nuk e di se si vetë zonja Vllahutin, një përfaqësuese e Europës e pranon arrestimin e një gazetari kaq hapur. Zonja Vllahutin lirisht mund t’i drejtohet gjykatës dhe nëse ai gjendet fajtor, këtë le ta bëjë gjykata, ajo gjykatë për të cilën ajo na ka bindur se duhet ndryshuar dhe se po punon shumë të bëhet europiane. Zonja Vllahutin duhet ta kuptojë se revolucionin për pavarësine e Medias shqiptare nuk do ta bëjnë vajzuket që shoqërojnë lalrat me pushtet për xhirot e radhës nëpër Europë, as të tjerë të shitur kokë e këmbë për nje ngastër tokë dhe një rrogë të majme, as të tjerë të privilegjuar gjithkohë nga politika, as ata që i shohin gazetaret e reja plot ëndrra si preja e radhës për lodra erotike, as ata që lëpijnë në mënyrën më të nevertshme thembrat e çdo pushteti qe ka ardhur në këta 25 vjet, as ata që përdoren si mish për top. Lirinë e vërtetë të medias do ta sjellin njerëzit me kurajë, edhe kur bëjnë ndonjëherë ‘faje’ në shkrimet e tyre, edhe kur gabojnë rëndë. Nëse gabojnë rëndë, çojini në gjykatë. Atje të vendosë ligji, jo censorët e mbetur nga komunizmi dhe këlyshët e tyre, që gabimisht u nisën kah shtegu i demokracisë dhe rrugës iu kujtuan etërit, dhe mësimet e tyre.
Çojeni në gjykatë Kastriot Myftarajn, zonja Vllahutin, jo në pranga, ky është mësimi i Europës që presim prej jush.
Kreditet: Bujar Kapexhiu (Liria e Medias, 2017)/CityNews
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 82-të të protestës për zg...
Moderatori Ylli Rakipi ka komentuar krizën politike në vend....
Në reagim të ngjarjes së rendë të sulmit mbi Kuvendin e Maqe...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sapo ka nisur taki...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar për arrestimin e an...
Postimi i plotë:“Pse nuk i dëgjuam ndërkombëtarët ?Shumica e...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në t...
Pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë, nga ana e d...
Dje në mbrëmje vonë, disa prej portaleve ende në punë njoftu...
Kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me qytetarët e qarkut Sh...
CityNews raportoi pak më parë për përfshirjen nga flakët të ...
Llazar Fundo është intelektuali që në vitin 1941 bashkë me...
Kryeministria ka bërë publike një pjesë të vendimeve të qeve...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonel...
Një autobus me studentë nga Kosova është përfshirë nga flakë...
Sot iu bashkua krizës politike dhe zgjedhjeve edhe shteti i ...
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar të dhëna rreth k...
Policia në zgjedhje, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, i...
Rracë e poshtër, kjo e jona! Njerëz dembelë. Nuk punojnë. Me...
Kuvendi i Kosovës sapo ka vendosur që të rrëzojë qeverinë e ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...