Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Dje në mbrëmje vonë, disa prej portaleve ende në punë njoftuan se forcat policore të antiterrorit kishin shoqëruar në komisariat, Kastriot Myftarajn, një person publik, të cilit mund t?i vendosësh më shumë se sa një epitet dhe më të cilin në thuajse 100 përqind të rasteve as unë dhe as shumë vetë nuk janë dakort. Sipas njoftimit të policisë, Myftaraj ishte ndaluar për një shkrim kundër Ambasadores së BE, Romana Vlahutin, shkrim që sipas policisë nxiste urrejtjen dhe dhunën. Nuk e kam lexuar shkrimin e Kastriot Myftarajt.
Pothuajse nuk kam lexuar asnjë shkrim të tij. Por e kam ndjerë zhurmën që përcjellin ato në publik. Një miksim paranojash, shpifjesh, sharjesh, fyerjesh, trillimesh, e herë herë edhe kërcënimesh. Di që ca vjet më parë ka botuar një libër afro 900 faqe kundër meje. I fundmi një serie shkrimesh që me siguri kanë qenë shumë më të ashpër dhe më fyes se sa ky ndaj Ambasadores Vlahutin. Por si kam dhënë asnjë rëndësi të gjitha këtyre. Nuk i kam marrë kurrë seriozisht, por sot më duhet të them se ndalimin e tij nga policia e kam marrë dhe e konsideroj shumë serioz. Jo se më dhimbset Myftaraj, as se e vleresoj atë. Por se ndalimi i tij dëshmon se ligji është selektiv dhe pikërisht për këtë arsye i padrejtë dhe i paaftë të krijojë drejtësi. Ka dy arsye se përse e mendoj këtë. E para shkrimet e Myftarajt kanë qenë të mbushura me fyerje dhe me sharje edhe për persona të tjerë publikë në Shqipëri. Dyshoj që të ketë ndonjë politikan apo njeri mediatik që t?i ketë shpëtuar mllefit të tij. Dhe kjo jo sot, por për vite me rradhë.
Një herë diku nga fillimi i viteve 2000 ai u ndalua dhe u gjykua për nxitjen e urrejtjes fetare, në mos gaboj, por ky ishte i vetmi rast. Një rast që nuk e kam ndjekur me detaje dhe nuk di ta vlerësoj. Por në gjithë rastet e tjera, as antiterrori, as prokuroria, as shoqata gazetarësh dhe as NGO që protestojnë për cdo gjë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim kundër tij. As deklarata dhe sqarime dhe jo më rrugët normale ligjore që mund të merreshin në këtë rast për të mbrojtur individët e cënuar. Në rastin që sulmet e tij cënuan një ambasadore të huaj shteti veproi. Ky është një standart tipik i dyfishtë. Ligji o është i barabartë për të gjithë, ose jo. Ai nuk mund të mbrojë një ambasadore dhe të lerë jashtë një tjetër për të vetmen arsye se është nënshtetas shqiptar. Myftaraj mund të ishte përgjigjur para ligjit shumë herë, por këtë herë po përballet jo për fjalët e tij, por për hir të frikës dhe kompleksit që kemi ndaj të huajve.
E dyta, ligji nuk ka vepruar njësoj për të gjithë. Myftaraj është një prej atyre që i ka të mbushur shkrimet e tij me fyerje. Por sa të tjerë sorrollaten në shtypin shqiptar me duart ne xhepat e mbushur me dinamit. Sa derdhin helm madje edhe m? mbi kokat e personave publikë apo jo. Sa shpifin dhe nxitin urrejtje pa asnjë kriter deri mbi fëmijë të porsalindur apo adoleshentë, mëkati i vetëm i të cilëvë është se prindërit e tyre janë persona publikë. Sa veta shkaktojnë trauma të përditshme në familje dhe nxisin një hakmarrje të heshtur por vrastare vetëm nga kënaqësia që po i bien në qafë dikujt. Ose nga xhelozia që nuk kanë arritur atë që ka arritur preja e tyre. A ka marrë masë ndonjë organ ligjzbatues ndaj tyre? A është shoqëruar ndonjë prej tyre në polici? A ka pasur ndonjë gjykatë që të marrë një vendim të drejtë pa pasur frikë nga shtypi apo nga politika që e përdor atë! Jo, asnjë rast! Ndaj ndalimi i Myftarajt është selektiv.
E treta, a janë të mbushur komentet e portaleve me mllef dhe neveri. A ka aty përditë thirrje të hapura për dhunë, vrasje, djegie, mallkime dhe deri kërcënime direkte ndaj personave të njohur. A ka vepruar qoftë edhe një herë të vetme ligji kundër tyre? Asnjëherë. Edhe kur Majlinda Bregu kërkoi një rregullim ligjor në këtë drejtim të gjithë qenë kundër saj. Ndaj ndalimi i Myftarajt është selektiv. Sepse duhej të kishte ndodhur shumë herë me persona të tjerë.
E fundit po jo më pak e rëndësishmja, po kaq acaruese, arrogante, nxitëse urrejtjeje dhe mllefi është edhe gjuha e politikanëve. Fjalimet e tyre në parlament apo jashtë, postimet në Facebook janë të shpesh më të këqia se sa shkrimet e gazetarëve më të pistë. A është dënuar ndonjë prej tyre për këtë? A ka mbajtur njeri përgjegjësi për shpifjet dhe mashtrimet e tij? Thuajse asnjëherë. Është thënë gjithnjë ?kjo është politikë?, thuajse politika toleron edhe shkeljen e ligjit apo qëndron mbi të. Dhe kur kjo gjuhë politikanësh të papërgjegjshëm, mashtrues dhe ordinerë vjen në shtyp, faji kalon tek ai. Ndaj pa u përgjigjur qoftë edhe një prej shpifësve ndalimi i Myftarajt mund të konsiderohet selektiv. Ndaj sot, si një prej atyre që më shumë se të tjerë ka qenë në qendër të sulmeve dhe shpifjeve të Myftarajt, jam gati të them, se kur e drejta është selektive, ajo nuk është më drejtësi, por padrejtësi!/Opinion
Kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me qytetarët e qarkut Sh...
CityNews raportoi pak më parë për përfshirjen nga flakët të ...
Llazar Fundo është intelektuali që në vitin 1941 bashkë me...
Kryeministria ka bërë publike një pjesë të vendimeve të qeve...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonel...
Një autobus me studentë nga Kosova është përfshirë nga flakë...
Sot iu bashkua krizës politike dhe zgjedhjeve edhe shteti i ...
Instituti i Studimeve Politike ka publikuar të dhëna rreth k...
Policia në zgjedhje, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, i...
Rracë e poshtër, kjo e jona! Njerëz dembelë. Nuk punojnë. Me...
Kuvendi i Kosovës sapo ka vendosur që të rrëzojë qeverinë e ...
Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e mosbesimit të ngrit...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj nënshkroi sot në emër të ...
Prokuroria ka urdhëruar ditën e sotme lirimin e Kastriot Myf...
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë znj. Olta Xhaçka, ...
Një efektive e policisë së Durrësit i ka dhënë fund jetës së...
Kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, njëkohë...
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, z. Lamberto Zannier, uro...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të...
Mediat maqedonase ne gjuhen shqipe kanë njofutar se mëngjesi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...