Vajza vini re/Mos guxoni t’i bëni këto gjëra gjatë menstruacioneve
Dhimbjet e menstruacioneve janë të pranishme te një numër i ...
Ministria e Integrimit Europian, në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, zhvilloi sot në Tiranë aktivitetin ?Dyer të hapura për rininë? në kuadër të ditës së Europës.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidenti i ardhshëm i Republikës, z. Ilir Meta, Ministrja e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, znj. Romana Vlahutin, përfaqësues të trupit diplomatik të vendeve anëtare të BE, përfaqësues të shoqërisë civile dhe dhjetëra të rinj.
?Qytetarët tanë kanë nevojë që ta ndërtojnë jetën europiane të fëmijëve të tyre këtu, në vendin e tyre. Dua të theksoj se pavarësisht se gjatë gjithë këtyre viteve vazhdimisht procesi i integrimit mund të jetë dukur si një proces teknik, proces i reformave të mëdha, qëllimi i tij është vetëm një: Jetë më e mirë për qytetarët tanë?, tha Ministrja Gjosha në fjalën e saj.
Ministrja theksoi se pavarësisht ngjyrës politike të gjithëve u vjen mirë për sukseset që ka patur Shqipëria me procesin e integrimit katër vitet e fundit duke përmendur statusin e vendit kandidat në 2014 dhe marrjen e rekomandimit pozitiv në 2016.
?Këto arritje ato i përkasin shqiptarëve ashtu siç i përket atyre procesi i integrimit. Ndaj nuk ndjehem mirë, për të qenë e sinqertë, që në vend që këto hapa t?i kurorëzojmë me një tjetër fitore, atë të çeljes së negociatave, vendi sot gjendet në një ngërç të pajustifikuar politik, i cili trondit themelet e demokracisë, por edhe vizionin për të ardhmen e vendit tonë?, tha Ministrja Gjosha.
Ministrja Gjosha, ftoi të rinjtë të kontribuojnë në procesin me energjinë dhe vizionin e tyre për procesin e integrimit, duke i hapur kështu rrugën të ardhmes europiane të vendit.
Fjala e plotë e Ministres Gjosha
Është viti i katërt që ne festojmë së bashku 9 majin, ditën e Europës, këtë ditë historike të projektit më të madh dhe të suksesshëm të dekadave të fundit! Dua të falënderoj Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin e shkëlqyer që ne kemi pasur për organizimin e këtij eventi!
Teksa mendoja për fjalën që do të mbaja sot, po përpiqesha të sillja në mendje secilin nga aktivitetet që kemi organizuar në mënyrë që të evitoja çdo përsëritje të mundshme me mesazhet që duhet të përcillja në këtë ditë të shënuar!
Por, duke bërë një bilanc të asaj çka ka ndodhur në Shqipëri me procesin e integrimit në 4 vitet fundit e natyrisht edhe me atë çka ka ndodhur në Europë, 4 vitet e fundit, mu hoq çdo dyshim se kjo ditë e sotshme mund të kishte përsëritje me të tjerat!
Dua t?ju risjell dy ngjarje madhore që kanë ndodhur në BE pa u mbushur mirë një vit i plotë kalendarik. Në qershor të 2016 referendumi i Britanisë së Madhe, për të dalë nga unioni, tronditi thellësisht jo vetëm BE-në, por edhe Ballkanin e për pasojë edhe Shqipërinë, si një nga vendet më proeuropiane dhe aspirante për t?iu bashkuar familjes së madhe europiane!
Muaj jo pak të ethshëm, erdhën në vijim ku dyshimi për një Europë që mund të shpërbehej, nisi të bëhej edhe më i pranishëm edhe në vendet themeluese të Bashkimit Europian, ku forcat euroskeptike për hir të së vërtetës kanë pasur një trend rritës.
Zgjedhjet në vende si Holanda e Franca, kishin brenda shumë pikëpyetje për fatin e Europës.
Ndaj unë sot jam vërtet shumë e lumtur që ky 9 maj ka përkuar me një fitore të re. Franca me votën për presidentin e ri tregoi vlerat e saj europiane, duke na bërë të gjithëve të besojmë se nga sot jemi më të bashkuar dhe më të fortë!
Unë e kam besuar gjithnjë se Europa do të triumfojë për sa kohë ajo përqafohet nga sinqeriteti i atyre që kanë në dorë të ardhmen e saj!
E kam besuar njësoj si mijëra të rinj shqiptarë të cilët duan ta shohin vendin e tyre brenda kësaj familjeje të madhe.
Ndryshe nga shumë të tjerë që jetojnë sot në vende të Bashkimit Europian, të rinjtë tanë e kanë ende të freskët kujtimin se çfarë do të thotë të qëndrosh në radhët e ambasadave për një vizë.
Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tyre, ata nuk e kanë marrë asnjëherë të garantuar të qënurin pjesë e një bashkësie shtetesh të ngritur mbi vlera, por edhe me shumë lehtësira që ofron unioni.
Për ne që në krye të herës, procesi i integrimit ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme, një rrugëtim i gjatë, shpesh i mundimshëm, me shumë kërkesa, me shumë kushte për t?u plotësuar ndaj, sot më lejoni t?ju them se ndjehem mjaft mirë që Shqipëria nuk e ka ndalur përpjekjen e saj.
Sot në ditën e Europës, ne vijmë me dy arritje madhore të cilat do të doja t?i përmend jo si suksese por si shtysa të forta që kemi marrë për të vijuar rrugën tonë.
Marrja e statusit të vendit kandidat në vitin 2014, ishte një arritje historike që gëzoi zemrat e shqiptarëve dhe nxitja me e mirë për Shqipërinë për të vijuar rrugën e reformave, të konsolidimit të demokracisë dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi nga Kuvendi i Shqipërisë bëri të mundur që nëntorin e shkuar Shqipëria të merrte rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave, një tjetër hap përpara për procesin e integrimit, një tjetër shpresë për shqiptarët që duan ta shohin vendin sa më shpejt pjesë të BE.
Besoj se pavarësisht ngjyrës politike të gjithëve u vjen mirë për këto suksese, sepse ato i përkasin shqiptarëve ashtu siç i përket atyre procesi i integrimit.
Ndaj nuk ndjehem mirë, për të qenë e sinqertë, që ne vend që këto hapa t?i kurorëzojmë me një tjetër fitore, atë të çeljes së negociatave, vendi sot gjendet në një ngërç të pajustifikuar politik, i cili trondit themelet e demokracisë, por edhe vizionin për të ardhmen e vendit tonë!!
Shqipëria sot nuk ka nevojë për këtë situatë! Shqiptarët sot janë të lodhur nga konflikti! Ata kërkojnë zhvillim, mirëqenie, kërkojnë që sytë t?i mbajnë nga e ardhmja dhe jo t?i kthejmë pas!
Vendi ynë sot ka nevojë për një politikë të re konstruktive që duhet t?i hapë dyert familjeve tona të marrin frytet e sakrificave të tyre shumëvjeçare.
Qytetarët tanë kanë nevojë që ta ndërtojnë jetën europiane të fëmijëve të tyre këtu, në vendin e tyre!
Dua gjithashtu të theksoj se pavarësisht se gjatë gjithë këtyre viteve vazhdimisht procesi i integrimit mund të jetë dukur si një proces teknik, proces i reformave të mëdha, qëllimi i tij është vetëm një:
Jetë më e mirë për qytetarët tanë!
Ne këtë vit kemi zgjedhur sloganin ?Dyer të hapura për rininë?, e unë dua të ripërsëris edhe njëherë se këto dyer janë të hapura përgjysmë, jo se Europa nuk i ka dyert e hapura për ne, por që ne ti hapim tërësisht kërkojmë një rini me vizion, politikanë të përgjegjshëm, kërkojmë dialog, dhe asnjëherë nuk është vonë që vendi të gjejë zgjidhje sepse zgjidhja që mund të japim tani, shumë shpejt mund të na çelë dyert e negociatave të Shqipërisë drejt BE.
Le të jemi bashkë e të bëjmë gjithçka për t?i hapur dyert rinisë sonë, vetëm kështu do t?i hapim rrugën të ardhmes eruopiane të vendit!
Kjo nuk do të jetë fitorja e një individi të vetëm ,por do të jetë fitorja më e madhe për gjithë shqiptarët!/CityNews
Dhimbjet e menstruacioneve janë të pranishme te një numër i ...
Një tërmet ka goditur sot vendin tonë. Lëkundjet janë ndjerë...
Në botën e kthjellët dhe racionale të tuneleve të nëndheshme...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër n...
Në Ditën e Europës, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, sh...
Pas debateve në ditën e parë me Fiorentinën, Elasamedi është...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar p...
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar Listën Përfundi...
Tani qe klasa politiko-burokratike dhe zgjatimet e saj media...
Fjala e kryetarit të PS Tiranë Saimir Tahiri gjatë Kongresit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për Kongresin e Par...
Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir ...
Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë që ka...
Edi Rama në vijim të fjalës së tij në Kongresin Elektoral të...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij ditën e ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajt...
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongr...
Dy krerëve të partive të mëdha në Shqipëri, Lulzim Basha dhe...
Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongr...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...