Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar Listën Përfundimtare të Zgjedhësve për zgjedhjet e përgjithshme të datës 18 Qershor 2017.
Të drejtën e votës e kanë 3.451.896 shtetas. Ndër ta, 136.239 zgjedhës votojnë për herë të parë. 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.
Në bazë të të dhënave të gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Lista Përfundimtare e Zgjedhësve ka përmirësime të dukshme në raport me zgjedhjet e kaluara, qoftë ato për pushtetin vendor të vitit 2015, ashtu edhe ato parlamentare të vitit 2013.
Në listën e përditësuar është ulur numri i shtetasve pa adresë të përcaktuar, i dublikimeve, e po ashtu edhe i votuesve mbi 100 vjeçarë. Nga lista e re janë hequr gjithashtu emrat e personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të ?dekriminalizimit?.
Ministria e Punëve të Brendshme thekson se i gjithë procesi i hartimit të Listës Përfundimtare të Zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve teknicienë të KQZ-së, të cilët kanë pasur akses të plotë në çdo etapë të këtij procesi.
Dy auditëve teknicienë të KQZ, të caktuar nga kryetari dhe n/kryetari i KQZ, iu është vënë në dispozicion e gjithë infrastruktura dhe materialet e nevojshme për të audituar procesin.
Gjatë aktivitetit të tyre pranë DPGJC-së, auditëve të KQZ iu është ofruar transparencë dhe akses i plotë për mbikëqyrjen e procesit të hartimit të Listave dhe jo vetëm. Aksesi i ofruar ka qenë dhe vazhdon të jetë i njëjtë me atë të Drejtorit të Përgjithshëm të DPGJC-së, deri në hartimin dhe publikimin e listës përfundimtare të zgjedhësve. Raportet periodike të auditëve të KQZ-së janë marrë në konsideratë nga DPGJC.
Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur si objektiv sigurimin e një liste sa më të plotë zgjedhore, që do të garantojë të drejtën e votimit për çdo shtetas me të drejtë vote, duke shmangur në maksimum problemet e verifikuara në të kaluarën dhe duke plotësuar vërejtjet e vëzhguesve të huaj apo vendas.
Në vijim të komunikimeve për listën e zgjedhësve, nënvizojmë se ky proces ka nisur në zbatim të dekretit të Presidentit nr.9883, datë 05.12.2016, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”.
Më pas u hartua dhe miratua Udhëzimi i Ministrit të Punëve të Brendshme nr.671, i datës 06.12.2016 “Për procedurat e hartimit të listave të zgjedhësve për Zgjedhjet për Kuvendin”.
Në datë 16.12.2016 u hartua në format elektronik ekstrakti me përbërësit zgjedhor duke përjashtuar shtetasit që kanë mbushur 100 vjeç deri në këtë datë. Hapat e procesit:
– ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhor u publikua në 4 Janar 2017.
– ekstrakti dytë i përbërësve zgjedhor u publikua në datën 3 Shkurt 2017.
– ekstrakti tretë i përbërësve zgjedhor u publikua në datën 5 Mars 2017.
– ekstrakti katërt i përbërësve zgjedhor u publikua në datën 4 Prill 2017.
– ekstrakti i pestë i përbërësve zgjedhor u publikua në datë 4 Maj 2017.
Lista përfundimtare e zgjedhësve u publikua, në datë 8 Maj 2017, duke përmbyllur procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së zgjedhësve.
Për herë të parë, Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje dhe në zbatim të nenit 52, të Kodit Zgjedhor, siguroi dhe shpërndau fondin prej rreth 13.8 milion lekë, në dispozicion të Njësive të Qeverisjes Vendore për procesin e njoftimit të zgjedhësve derë më derë. Përmbushja e këtij detyrimi përveçse plotëson një nga vërejtjet permanente të vëzhguesve vendas dhe të huaj, tregon edhe vullnetin e palëkundur të qeverisë për të organizuar dhe siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
MPB-ja ka bërë të gjitha përpjekjet ligjore për të siguruar lista zgjedhore të sakta dhe nëse do t?u referohemi shifrave, sjellin në vëmendjen të opinionit dy momente:
– në listën përfundimtare të vitit 2013 kishte 348,346 zgjedhës me numër banimi 999, 888, 000, në listën përfundimtare për zgjedhjet e 18 Qershorit 2017 ka 290.038 zgjedhës me numër banimi 999, 888, 000.
– në listën përfundimtare të zgjedhësve të vitit 2013 kishte 2.948 dublime të dyshuara, në listën përfundimtare për zgjedhjet e 18 Qershorit 2017 ka 459 dublime.
Në listën përfundimtare për zgjedhjet e 18 Qershorit 2017 ka 1.367 subjekte të bllokuara, si objekt për herë të parë i ligjit të dekriminalizimit.
Në listën përfundimtare për zgjedhjet e 18 Qershorit 2017 janë 1.489 persona që kanë mbushur moshën 100 vjeç, të bllokuar në listën e zgjedhësve me metoda informatike.
Ministria e Punëve të Brendshme vlerëson punën e bërë nga DPGJC për mbarëvajtjen e procesit të hartimit të listave për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit 2017, duke përmbushur në këtë mënyrë detyrimet në bazë të Kodit Zgjedhor, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore./CityNews
Tani qe klasa politiko-burokratike dhe zgjatimet e saj media...
Fjala e kryetarit të PS Tiranë Saimir Tahiri gjatë Kongresit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për Kongresin e Par...
Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir ...
Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë që ka...
Edi Rama në vijim të fjalës së tij në Kongresin Elektoral të...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij ditën e ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajt...
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongr...
Dy krerëve të partive të mëdha në Shqipëri, Lulzim Basha dhe...
Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongr...
Në vijim të fjalës së tij te çadra, kreu demokrat, Lulzim Ba...
Kreu demokrat, Lulzim Basha ndër të tjera gjatë fjalës së ti...
Kreu demokrat, Lulzim Basha ditën e sotme gjatë fjalës së ti...
Tenderat elektoralë kanë filluar. Mjafton të hedhësh një sy ...
Kreu demokrat, Lulzim Basha ndër të tjera gjatë fjalës së ti...
Kreu demokrat, Lulzim Basha në vijim të fjalës së tij te çad...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet në kët...
Kryetari i LIBRA, Ben Blushi teksa po zhvillohet Kongresi El...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...