Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Në botën e kthjellët dhe racionale të tuneleve të nëndheshme të politikës, nuk ka asgjë me rëndësi kaq të madhe sa të të detyrojë të gjesh arsyen në një kohë ku arsyeja e shëndoshë nuk është më një armë.
Sot në ditën Europës shumë nga miqtë e armiqtë politikë më ngjajnë se janë kapur nga një ngricë mendimi ku Europën e duan vetëm për retorikë e për të njomur gjuhën e cila është plot me mëri, mashtrime, premtime të pambajtura dhe tradhëti ndaj shqiptarëve që presin Shqipërinë si gjithë Europa.
Gjatë këtyre 12 viteve gati, kam dëgjuar e jam takuar me pasionantë të Europës, që rrëfejnë për të njësoj si për një dashuri drithëronjëse; dhe me pasionantë politikash antieurope, frymëzimi i të cilëve është populizmi e nacionalizmi i kohës së gjyshërve të tyre. Mirëpo e keqja nuk matet as me centimetra as me Kalendar. Besoj matet me vlerën e dhimbjes që sot, pas 27 viteve ne nuk jemi si gjithë Europa.
Ne marrim frymë në Europë. Ne hamë dhe pimë Europë. Kafe, kapuçino, pizza, tzaziqi, verë, pasta, patatina, nutella. Ne punojmë për Europën, fason, krom, bakër, mollë, tartuf, luleshtrydhe edhe kanabis po të doni.
Ne ecim me Europë, këpucë, Fiat, Mercedes, Wolswagen, Citroen, Parket, pllaka; vishemi me Europë, flemë në Europë, dëgjojmë Europë, Moxart, Celentano, Verdi, Pavarotti, Beatles, 3 tenorët, ne lexojmë Europë Niçe, Dante, Frojdi; shohim Europë-lozim futboll në Europë, kërcejmë vals, passo dueble, martohemi, vdesim me fustane e shtrat të fundëm nga Europa.
Ne kemi jetuar dhe luftuar në Europë, jemi magjepsur nga Monaliza, Vajza me Vëth Perle, dhe rrënqethur nga Holokausti,dalim foto kudo në ura, monumente, statuja, lulishte në Europë.
Ne ishim refugjatë në Europë, trafikantë në Europë, familjarë të ndershëm në Europë, studentë të shkëlqyer e biznesmenë të ndershëm. Ne bëjmë politikë me europiane, qofshin këta ambasadorë, kolegë apo negociatorë.
Ne presim drejtësi nga Venezia e Strasburgu dhe urojmë që kriminelët të përfundojnë në Hagë e drejtësinë e korruptuar ta pastrojë Vettingu.
Cfarëdo të jetë, azil a art, arkitekturë, letërsi, udhëtim, pejsazh, pikturë, muzikë, futboll, veshje, biznes, drejtësi a luftë, Europa është fati ynë i paracaktuar. Është ëndrra, shpresa, ideali i Civilizimit. Është siguria që i përkasim dhe pa të nuk bëjmë dot.
Por këtu, në këtë pjesën tonë të Europës, ky 9 maj disa i gjen si manipulatorë të perkryer të kësaj dashurie. Individë që janë gati të vënë peng jetën e njërezve kundrejt nevojës diabolike për pushtet të stërmadh.
Nuk ka fjalim, rrëfim, bashkëbisedim, ligj, reformë, antireformë, protestë, politikanë, gazetarë, shoqëri civile që si mundësinë dhe pamundësinë për një ndryshim, të mos ia veshin standarteve europiane.
Kush do të mburret flet në emër të standarteve europiane, kush do të shajë flet prap në emër të tyre.
Shumëkush nga ne që merremi me politikë sot duhet të ketë atë ndjesinë përvëluese të fajit për shëmtimin e ftohtë që i kemi bërë ëndrrës europiane të shqiptarëve. Një borxh që sot nuk është i lehtë për tu mohuar.
Sot në ditën e Europës e cila po tenton t?i kthehet bashkimit real, klimës së paqtë të një bashkëpunimi të frytshëm, duke respektuar atë që mendon ndryshe, për të gjetur të mirën e përbashkët, kushdo i fajshëm duhet ta ketë vështirë për të përballuar pasojat e sjelljes së pandershme që konflikti e vandalizmi politik ka sjellë për shqiptarët. Dëmin therës që ka sjellë makutëria egoiste për pushtet dhe ky modeli I politikës së mashtrimit e vetmashtrimit, i thurjes së fabulave politikë të cilat nuk sjellin ndryshim real, i shkelmimit të institucioneve të shtetit të cilat sot janë më të përbuzura se asnjëherë.Vetëm idealizmi narrativ, nuk na bën dot europianë.
Nuk na bën dot as nacionalizmi I gjalluar në simbolet tona kombëtarë vetëm në ditë festash a futbolli dhe as populizmi banal i retorikës tonë politike që Europën e do kudo, por detyrimin për të qenë si europianët nuk e do.
Kam menduar gjatë këto kohë mjegulle të mendimit politik se ne kemi një nevojë urgjente për të rindërtuar Europën brenda secilit prej nesh. Kam vrarë mendjen dhe ndonjëherë jam ndjerë edhe e çarmatosur kërcënimi i përditshëm që i bëjmë shpresës së shqiptarëve.
Më vjen ligsht sa herë sjell ndër mend europianizimin tonë anemik. Me gjasë nuk jam shumë gabim po të them se deri sot Europa ka qenë e lakmuar për të mirat që i kemi marrë, por jo për vlerat e saj. Deri sot Europa Brenda nesh nuk është një sukses i plotë, por fatmirësisht as një dështim i plotë apo dëshirë e pashpresë.
E megjithatë për sa kohë se ne nuk jemi ndarë ende nga mendimet shabllon apo instiktet politike të konformizmit e kontrollit, 9 Maji do të jetë dita e Shqipërisë larg Europës.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa është ende një e ardhme e ngelur në mes të rrugës.
Unë nuk I besoj rrugëve që s?të nxjerrin në asnjë rrugë të hajrit.
Nuk besoj as se shqiptarët dhe e ardhmja e tyre kanë nevojë për radikalizime kanosëse të gjuhës apo veprimit. Jo! Ne kemi nevojë për Radikalizim të Shpresës. Ne na duhet vec shpresë!
Shpresa ajo që bashkon Europën sot. Shpresa të bën të kapesh pas të ardhmes dhe jo të mbahesh pas së shkuarës! Kjo e ardhme nuk ka sesi të mos jetë e lidhur me Partinë Demokratike.
Ajo cceli rrugën e këtij vendi drejt Europës që sot nuk mund të ngelet një ndjesi pritjeje pambarim. Nëse punojmë fort dhe ndërtojme një alternative shpresëdhënëse, nuk ka para droge e krimi që mund të mbajë peng të ardhmen europiane të shqiptarëve./CityNews
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër n...
Në Ditën e Europës, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, sh...
Pas debateve në ditën e parë me Fiorentinën, Elasamedi është...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar p...
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar Listën Përfundi...
Tani qe klasa politiko-burokratike dhe zgjatimet e saj media...
Fjala e kryetarit të PS Tiranë Saimir Tahiri gjatë Kongresit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për Kongresin e Par...
Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir ...
Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë që ka...
Edi Rama në vijim të fjalës së tij në Kongresin Elektoral të...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij ditën e ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij të mbajt...
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongr...
Dy krerëve të partive të mëdha në Shqipëri, Lulzim Basha dhe...
Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...
Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongr...
Në vijim të fjalës së tij te çadra, kreu demokrat, Lulzim Ba...
Kreu demokrat, Lulzim Basha ndër të tjera gjatë fjalës së ti...
Kreu demokrat, Lulzim Basha ditën e sotme gjatë fjalës së ti...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...