Shtypi i ditës, 07 Maj 2017
Njihuni me titujt kryesorë të gazetave për ditën e somte, 07...
Do ketë qënë viti 1960 a 61, nuk e di të saktë. Por kujtoj,megjithëse isha 6 vjeç,që ka qënë pranverë dhe mëngjes kur një tërmet i fortë tundi krejt pallatin. Sapo ishim zgjuar. Babai na rrëmbeu të tre fëmjët,mua,vëllain 5 vjeç dhe motrën motake. Vuri nënën para dhe zbritëm shkallët si era. Për punë sekondash u gjendëm para oborrit. Jo vetëm ne,krejt banorët,dhjetra familje e mbi njëqind frymë. Po dihasnim nga paniku dhe nga ritmi i lartë i frymëmarrjes. Po më tej? Çfarë do bënim? Sa do prisnim përjashta? Do shkonim në kopësht a motra në çerdhe,babai e nëna në punë? Dilema që i zgjidhi ,Petro,fqinji ynë një kat më poshtë.
-Po shkoj të pyes në komitet,-na tha dhe iku ngadalë.
Petro punonte shef kuadri. Nuk kishte miqësi me asnjë familje,por nga shtëpia e tij nuk dëgjohej asnjë zhurmë. Dukej sikur natën flinin diku tjetër. Fëmijët nuk e pëlqenin se ai nuk u fërkonte kokat ose nuk u thoshte ndonjë fjalë të ngrohtë. Na ngjiste si preshtë kur i vendosnim në oborr gjatë dimrit se nuk kishim frigorifer e atje nuk prisheshin per dy a tre muaj.
Ndërkohë babai iku vjedhurazi e u ngjit në apartament. Mori ca ushqime dhe zbriti si lepur. Nisi të ngrohej moti e vumë ca shtrojë për t’u ulur. Prisnim Petron.
Pas një farë kohe ai mbërriti dhe tha:
-Do rrimë përjashta se nga komiteti më thanë se do të ketë një tërmet në orën dy dhe një në katër mbasdite.
U mërzitëm se nuk besonim se do kishte tjetër,por ja që komiteti i dinte mirë këto punë. Atëhere u rehatuam në tokë. Nisën muhabetet e të rriturve ,lojrat me letra,domino dhe graria kujdeseshin për fëmijët. Erdhi dhe iku ora dy,por nuk ra tërmet. Na gënjeu komiteti,mendohej,por nuk e thoshte kush. Nga ora tre nisi një shi maji me furi e me rrebesh. Ku të mbyteshim. Mbi njëqind njerëz nuk lëviznin. Qull deri në palcë. Nëna u ul mbi baltë,futi motren në mes dhe u perkul mbi të. Si çati e madhe dhe e sigurt. Një pamje që sot e krahasoj me Shën Mërinë kur mbante Jezusin. Se nga dhimbje nënash lindin frymëzimet për brezat. Të tjerët si nëpër filma me të burgosur që rrijnë të ngurtësuar nën mëshirën e motit.
Babai u bë pakëz nervoz dhe donte të na merrte për të ikur lart,në shtëpi. Por nëna kafshoi buzën,shenjë që mos lëviznim. Kaloi dhe katra e termeti për fat na kishte harruar.
-Nuk e gjeti komiteti,- i thashë babait.
Ai më pa me dhimbje e vuri gishtin tek buza. Shët,më tha.
Petro rrinte pa lëvizur. Ishte si çelsi i një makine që vetëm ai mund ta ndizte. Nisi të ngrysej dhe po na kapte e ftohta. Ishim qull e dhëmbët kërcisnin pa komandë.
Në këtë çast na shpëtoi Nerënxa,plaka e Vasilit. Ishte me një këmbë druri,e kishin qëlluar në një demonstratë dhe ia kishin prerë me sharrë druri. Fjala e saj ka qënë gjithnjë shpëtimtare edhe kur na shanin në shkollë.edhe kur ndonjë polic na prishte lojën në oborr.
-Komiteti nuk merret me lagjen tonë,përgjigjet nga Erseka deri në Bilisht,-nisi ajo.- Në orën dy dhe katër ka rënë tërmet p.sh.në Zëmblak e Dvoran. Kaq ishte. Tjetër nuk ka se do na kishin lajmëruar. Tani shkojmë brenda se nuk ka më rrezik.
Kaq u desh dhe me aq vrap sa na dëboi tërmeti na ftoi apartamenti. Hymë brenda dhe u fshimë,u thamë,u ndërruam,kur trokitje tek dera. Ishte prapë Petro. Kaq u tremba se mund të na nxirrte jashtë,sa i thashë:
-Babai nuk është.
-S’ka gjë,-më tha ai.- Thuaji kur të vijë se nesër është e djelë dhe do pastrojmë oborrin. Është berë rrëmujë e madhe atje.
Iku dhe nga kuzhina doli babai. I kishte dëgjuar të gjitha.
-Prapë tërmet paskëmi nesër,-tha ai.
Vite më vonë ia kuptova metaforën.Siç sa herë dëgjoj tërmet më kujtohet komiteti që caktonte dhe oraret kur do na tundte e do na shkundte mëma natyrë…/CityNews
Njihuni me titujt kryesorë të gazetave për ditën e somte, 07...
Makina e kryetarit të Partisë Socialiste në Lezhë është gjet...
Të mërkurën, pritet rënia e koalicionit qeveritarKryesia e K...
Kërcënimi i një lufte bërthamore mbetet real. Lufta mund të ...
Pa marrë parasysh se sa ambicioz mund të jeni, duhet të merr...
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Kolumbisë, u a...
Ghetto Geasy nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, por k...
Pjesë nga intervista e ish-kryeministrit Sali BerishaNISIDA ...
Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të anuluar zhvillimin e...
Kavaja eshte gjuha e vetme qe kupton Edi Rama! Dje deshtoi m...
Bota.al sjell pjesë nga një intervistë e shkrimtarit, kritik...
Mjekët kanë zbuluar një përzierje shumë të shëndetshme që ju...
Gjatë fjalës së mbajtur para pjesëmarrësve, në takimin e të...
Kryetari i Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja, ka re...
Tirana disruption! Tirana është një xhungël, nuk është qytet...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka udhëtuar...
Ish-kreu i LDE, parti aleate e Lulzim Bashës, Arian Galdini,...
Ashtu si në takimin e një jave më parë në Korçë, ku shpalli ...
Drejtoria Qëndrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali tha s...
Një nga lojtarët e shtëpisë “Big Brother”, Olsi mbrëmjen e s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...