Zbulohet pija çudibërëse!/Shpëtoni nga çdo dhimbje
Mjekët kanë zbuluar një përzierje shumë të shëndetshme që ju...
Bota.al sjell pjesë nga një intervistë e shkrimtarit, kritikut letrar, filozofit dhe profesorit Umberto Eco, dhënë për Serena Kutchinskyn e Revistës britanike Prospect, në dhjetor të vitit 2015, vetëm pak kohë përpara se të ndërronte jetë. Eshtë një përpjekje e Ecos për t?iu përgjigjur një pyetjeje të thjeshtë: Çfarë do të bënte ai, nëse do të ishte sundimtar i botës?
Nga Umberto Eco
Mund të jap vetëm një përgjigje polemike, për atë që unë do të bëja nëse do të sundoja botën, për shkak se nuk ka shanse që kjo të ndodhë. Duke u plakur, kam filluar ta urrej njerëzimin, kshtu që po të kisha patur pushtet absolut, do ta lija të vazhdonte në rrugën e vetëshkatërrimit ? kështu ai do të shkatërrohej dhe unë do të isha më i lumtur.
Njerëz si unë, ne jemi intelektualë ? bëjmë punën tonë, shkruajmë artikuj, kemi mënyrat tona të të protestuarit, por ne s?mund ta ndryshojmë botën. Angela Merkeli bëri një deklaratë pozitive, kur nxiti popullin gjerman që të mirëpresë refugjatët sirianë. Ajo ndryshoi imazhin e popullit gjerman në të gjithë botën ? ata nuk do të shihen më si SS-ët e Adolf Hitlerit. Këtë mund të bëjnë politikanët.
Të rinjtë duhen mësuar që të filtrojnë dhe të ngrejnë pikëpyetje mbi informacionin që marrin përmes Internetit, në vend se ta pranojnë atë për të vërtetë. Unë përdor Uikipedian dhe e di se mund t?i besoj asaj 99 përqind të kohës, por njerëzit kanë shkruajtur në faqen time se kam qenë i pari i 13 fëmijëve dhe se jam martuar me bijën e botuesit tim të parë. Asnjë prej këtyre nuk është e vërtetë. Kështu që, edhe kjo mund të bëhet objekt manipulimi. Një prej nipërve të mi është 15 vjeç dhe ai më thotë se shumë prej bashkëmoshatarëve të tij, u besojnë teorive konspirative që lexojnë në internet. Nuk ka kontroll cilësie ? dhe ky është problem shumë i madh.
Çdo qeveri duhet të përpiqet të përmirësojë arsimin. Përpara Luftës së Parë Botërore, vetëm rreth 20% e njerëzve në Itali merrnin arsim fillor. Sot, problemi janë universitetet ? rreziku është që të reduktojmë kërkesat e hyrjes, me qëllim që t?u japim më shumë njerëzve qasje në universitet, por edhe të kemi cilësi më të ulët. Ndodhi kohët e fundit në Itali dhe ishte një tragjedi. Tani tre vitet e parë të universitetit janë shumë të kollajtë ? studentëve nuk u duhet të lexojnë libra më shumë se 100 faqësh. Ata që kanë pushtet duhet të kuptojnë se, që të rritesh, duhet të sfidohesh. Kur unë isha në universitet, lexoja një mijë faqe dhe nuk vdisja!
Mësimi i gjuhëve të huaja është e vetmja gjë që unë do ta bëja të detyrueshme në shkolla. Në qoftë se koncepti i Evropës ekziston, atëherë ai është i bazuar në njohuritë e ndërsjella të gjuhëve. Në dy prej vendeve më të mëdha, Francës dhe Anglisë, shumica e njerëzve duket se dinë vetëm gjuhën e tyre. Jo shumë kohë më parë, në Angli, njerëzit ishin mësuar të flisnin rrjedhshëm në gjuhën latine. Ekziston një histori e një gjenerali anglez, i dërguar në krahinën indiane të Sindh në shekullin e 19, gjatë një revolte. Për shaka, ai dërgoi një telegram në Londër në latinisht, ku shkruante ?Peccavi,? që përkthehet ?Kam mëkatuar.? Gjëja e mrekullueshme nuk ishte se ai mund të bënte shaka në latinisht, por se kolegët e tij në Londër e kuptuan.
Nipi im ka studiuar greqisht për dy vitet e fundit; ai mund të mos jetë në gjendje që të lexojë Homerin në origjinal, por ka zhvilluar një kuptim të qytetërimit grek. Eshtë një pjesë e asaj që është quajtur ?encyclios?, e cila do të thotë ?arsim 360 gradë?, prej nga vjen edhe fjala ?enciklopedi?.
Njerëzit janë kafshë fetare. Qentë nuk janë fetarë. Është e vërtetë se ata i lehin Hënës, por kjo ndoshta nuk ndodh për shkak të fesë. Njerëzit kanë tendencën për të kërkuar arsyen e situatave të tyre. Ka një fjali të bukur, që i atribuohet GK Chestertonit: ?Kur njerëzit nuk besojnë më në Zot, kjo nuk ndodh për shkak se ata nuk besojnë në asgjë; ata besojnë në çdo gjë?.
Sundimtari i botës nuk mund ta eliminojë fenë. Ju mund të jeni një ateist apo një jo-besimtar, por ju duhet të pranoni se pjesa më e madhe e njerëzve kanë nevojë për disa besime fetare.
Karl Marksi thoshte se feja është opiumi i popullit ? se ajo i mban njerëzit të qetë. Por ajo mund të jetë gjithashtu kokaina e popullit. Ajo ka funksion të dyfishtë ? t?u përgjigjet pyetjeve të caktuara themelore dhe ndonjëherë duke i shtyrë ato, për të luftuar jo-besimtarët. Ky është një tipar i njerëzimit, po aq sa edhe ai që i bën njerëzit të jenë të vetmet specie të aftë për të dashuruar.
Së fundi, në qoftë se unë do të isha sundimtar i botës, do të doja të detyroja njerëzit për të lexuar të gjithë librat e mi, në mënyrë që të bëhen aq të zgjuar sa unë dhe kështu të mos besonin, se ne duhet të kemi një sundimtar në këtë botë! Jam i irrituar nga kritikat pozitive, nëse ato janë pozitive për arsye të gabuara. Dhe ndonjëherë jam i prekur nga kritikat negative, sepse ata e shohin që unë kam kuptuar diçka të vërtetë. Ndonjëherë jam i irrituar nga një kritikë negative, sepse unë mendoj se është idiote, por ok, kjo është pjesë e lojës. /bota.al
Mjekët kanë zbuluar një përzierje shumë të shëndetshme që ju...
Gjatë fjalës së mbajtur para pjesëmarrësve, në takimin e të...
Kryetari i Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja, ka re...
Tirana disruption! Tirana është një xhungël, nuk është qytet...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka udhëtuar...
Ish-kreu i LDE, parti aleate e Lulzim Bashës, Arian Galdini,...
Ashtu si në takimin e një jave më parë në Korçë, ku shpalli ...
Drejtoria Qëndrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali tha s...
Një nga lojtarët e shtëpisë “Big Brother”, Olsi mbrëmjen e s...
Kandidati i Partisë Socialiste ka folur një ditë pas vendimi...
Teksa oferta për apartamente, zyra, sipërfaqe tregtare e hot...
Big Brother sapo ka nxjerrë nga shtepia një nga konkurrentët...
Këtë fundjavë, ashtu si edhe të shkuarën, kryetari i strukt...
Në stilin e tij të zakonshëm, prezantuesi i “The Voice” Ledi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur që ...
Mbledhja që kreu demokrat, Lulzim Basha mbajti me aleatët e ...
Para pak ditësh, me anën e një letre, kryetari i ri i Parlam...
Kryetari i lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima ka folur ditë...
Agron Llakaj ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” Mirëpo që ...
Agron Llakaj i ftuar në “Thumb” ka treguar arsyen se pse ai ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...