Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Të mërkurën, pritet rënia e koalicionit qeveritar
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të thërrasë seancë plenare për votimin e mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, të mërkurën, më 10 maj. Janë 42 deputetë të Kuvendit të Kosovës, 30 nga partitë opozitare dhe 12 nga partitë e tjera, përfshirë edhe ato në pushtet dhe deputetë të pavarur, që kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Nënshkrues të mocionit janë edhe tetë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës. Përfaqësuesit e opozitës janë paraqitur para medieve menjëherë pasi kanë proceduar mocionin në Kryesinë e Kuvendit. Ndërkaq, kjo e fundit ka caktuar seancën për datën 10 maj. Shefja e Grupit Parlamentar të partisë Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami tha se ka edhe deputetë të tjerë që nuk e kanë nënshkruar mocionin, por presin që ata në seancë ta përkrahin rrëzimin e kësaj Qeverie. Rrëzimi i Qeverisë mbetet ekskluzivisht çështje e partive të koalicionit, pasi nevojiten edhe 19 vota të deputetëve. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, tha se është evidente që nuk ka vendimmarrje të duhur në Kosovë. Andaj, ai tha se ndërkohë do të bisedohet edhe me Lidhjen Demokratike për të parë se si do të veprohet deri të mërkurën. “Gjendja në Kosovë nuk është ajo që duhet të jetë. Nuk është gjendje e kënaqshme. As unë nuk jam i kënaqur dhe as qytetarët e Republikës së Kosovës. Sidoqoftë, unë do ta vazhdoj komunikimin me partnerin e koalicionit (LDK-në). Nuk është opozita ajo që e rrëzon Qeverinë, e thashë do të bisedojmë me partnerin e koalicionit”, ka thënë Veseli.
PDK-ja, e pakënaqur me vendimmarrjen
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës e ka shqyrtuar gjendjen politike në vend, por nuk ka dalë ende me një qëndrim të prerë rreth çështjes së zgjedhjeve të parakohshme. Pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie politike, nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi tha se do të diskutohet edhe me partinë partnere në koalicion, Lidhjen Demokratike të Kosovës për hapat që do të ndiqen. Ai nuk e ka mbështetur as kundërshtuar mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë. Kurse nënshkrimet e tetë deputetëve të PDK-së në mocionin e opozitës, Kuçi i ka cilësuar si vendime individuale dhe jopartiake. Kuçi, megjithatë, ka pranuar që vendimmarrja nga ana e Qeverisë nuk ka qenë në nivelin e pritur. “Ka munguar vendimmarrja e plotë, kurse opozita ka qenë jo çdo herë konstruktive”, ka thënë Kuçi. PDK-ja, ka shtuar ai, do të marrë vendimin duhur në ditët në vijim, duke mos përjashtuar as zgjedhjet. Po ashtu, Kuçi e ka konfirmuar interesimin e PDK-së dhe kryetarit të saj, Kadri Veseli, që në të ardhmen të ketë nën drejtim postin e kryeministrit të Kosovës. “Secili që është kryetar partie në këtë vend përgatitet që të bëhet kryeministër”, ka thënë Kuçi. Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, tha se gjithçka mbetet të vendoset mes partnerëve të koalicionit, ngase opozita, sipas tij, nuk e ka fuqinë e ndryshimeve apo rrëzimit të Qeverisë. Në anën tjetër, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Aida Dërguti, tha se tash gjithçka mbetet të vendoset në seancë plenare, ku deputetët duhet të deklarohen për apo kundër mocionit. Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj tha se tre vjet të kësaj Qeverie e dëshmojnë se është i domosdoshëm një mocion i tillë, pasi për këto tre vjet, sipas tij, kishte vetëm keqqeverisje.
Zgjedhje në prag të furtunës së Speciales
Futja e mocionit të opozitës parlamentare në procedurën kuvendore, dhe nënshkrimi i tij edhe nga disa deputetë të pozitës, kryesisht nga radhët e PDK-së, nga analistët politikë po shihet si një situatë shumë delikate para së cilës gjendet Qeveria “Mustafa”. Profesor Riza Smaka thotë se, pavarësisht kalkulimeve dhe paragjykimeve të ndryshme, kjo Qeveri jofunksionale ka kohë që është dashur të rrezohet, prandaj është shumë optimist që ky proces do të realizohet tani përmes këtij mocioni të iniciuar nga opozita. “Gjasat janë se PDK-së i përshtatet rënia e Qeverisë aktuale, ashtu sikundër edhe opozitës parlamentare të mbështetur fuqishëm nga pjesë e konsideruar e qytetarëve tejet të pakë- naqur me keqqeverisjen dhe shumë dështime e papërgjegjësi të saj. Sa më parë, aq më mirë do të ishte për vendin tonë që kjo Qeveri të rrëzohej dhe të shpalleshin zgjedhjet e përgjithshme të jashtëzakonshme”, tha Smaka për “Kosova Sot”. Edhe analisti politik, Naim Kelmendi shpreh mendimin e tij se në këtë situatë të zhvillimeve shumë komplekse në mes partive në pushtet dhe opozitës, është sidomos PDK-ja e interesuar për ta prishur koalicionin dhe që të shkojnë në zgjedhje, pikërisht pse po pritet një furtunë brenda PDK-së nga Gjykata Speciale, e që sikur dihet potencialisht se janë disa personalitete të kësaj partie që gjenden në krye të raportit të Dik Martit, nga i cili edhe do të ketë nismën kjo gjykatë, e që sot janë në krye të institucioneve të shtetit. “Mendoj se nisma për mocionin nga Nisma për Kosovën duket se do të arrijë ta bëjë numrin e mjaftueshëm të deputetëve për rrëzimin e kësaj Qeverie, kështu që numri i deputetëve nga koalicioni do të vazhdojë të rritet pro mocionit të opozitës. Mund të them se për tre vjet të qeverisjes së këtij koalicioni asgjë të mirë nuk i ka sjellë vendit, përkundrazi në asnjë drejtim nuk ka arritur të jetë e suksesshme, mbase edhe më keq se është kreatore e dy projekteve shumë të dëmshme për shtetin, siç janë Asociacioni i komunave serbe dhe Demarkacioni”, theksoi Kelmendit./Kosova Sot
Kërcënimi i një lufte bërthamore mbetet real. Lufta mund të ...
Pa marrë parasysh se sa ambicioz mund të jeni, duhet të merr...
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Kolumbisë, u a...
Ghetto Geasy nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, por k...
Pjesë nga intervista e ish-kryeministrit Sali BerishaNISIDA ...
Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të anuluar zhvillimin e...
Kavaja eshte gjuha e vetme qe kupton Edi Rama! Dje deshtoi m...
Bota.al sjell pjesë nga një intervistë e shkrimtarit, kritik...
Mjekët kanë zbuluar një përzierje shumë të shëndetshme që ju...
Gjatë fjalës së mbajtur para pjesëmarrësve, në takimin e të...
Kryetari i Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja, ka re...
Tirana disruption! Tirana është një xhungël, nuk është qytet...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka udhëtuar...
Ish-kreu i LDE, parti aleate e Lulzim Bashës, Arian Galdini,...
Ashtu si në takimin e një jave më parë në Korçë, ku shpalli ...
Drejtoria Qëndrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali tha s...
Një nga lojtarët e shtëpisë “Big Brother”, Olsi mbrëmjen e s...
Kandidati i Partisë Socialiste ka folur një ditë pas vendimi...
Teksa oferta për apartamente, zyra, sipërfaqe tregtare e hot...
Big Brother sapo ka nxjerrë nga shtepia një nga konkurrentët...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...