web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas goditjes me vezë Le Pen e mbyll fushatën me fishkëllima

5 Maj 2017, 17:33, Aktualitet CNA

Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, është shoqëruar me fishkëllima përgjatë vizitës së saj në katedralen e Reimsit, në ditën e fundit të fushatës elektroale.

Një ditë më parë ajo u godit me vezë nga protestues që e prisnin në vendin ku do të zhvillonte fushatën. ?Ne nuk të duam këtu?, ishte thirrja e myslimanëve në Francë, sapo Le Pen arriti në vendin ku do të mbahej fushata.

Dy pritjet e padëshiruara janë shënuar në ditët e fundit, pasi Francë këtë të diel mban rundi i dytë të zgjedhjeve në të cilat kandidatja e ekstremit të djathtë përballet me Emanuel Macron, kandidat i qendrës.

Sondazhet e deritanishme të zhvilluar në Francë tregojnë se përkrahja ndaj Macronit po rritet, ndërsa Le Pen po përballet me pakënaqësi të francezëve për shkak të politikave të saj ekstremiste nacionaliste. / CityNews





Lajmet e fundit nga