web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë e trembi Ramën që tërhoqi kandidatin e Kavajës?

5 Maj 2017, 16:54, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit Edi Rama, pak minuta më parë, në një konferencë për media ka lajmëruar se do të tërheqë kandidatin e tij në Kavajë, duke i propozuar gjithashtu edhe kandidatit tjetër që të tërhiqet nga gara.
Ndërsa u shpreh qartë se: Kavaja nuk është shesh, ku pritet të bëhet përsheshi nga Partia Demokratike, Rama zbuloi planin që PD do të ndërmerrte në Kavajë. Po çfarë e trembi apo e detyroi Ramën që të ndërronte tërësisht strategjinë e veprimit në “lojën e shahut”, që ka filluar ta përmendë së shumti kohët e fundit.

CityNews ju sjell dy arsye që mund ta kenë çuar Ramën në këtë vendim.

Së pari, siç e tha edhe vetë Edi Rama se: ka plane nga Partia Demokratike për destabilizim ditën e dielë në Kavajë, duket se kryeministri është trembur nga ajo që do të ndodhte. Një destabilizim i mëtejshëm nuk do t?i shërbente aspak deri në datën e 18 qershorit, të cilën ai e parashikon si ditën e zgjedhjeve të përgjithshme.

Arsyeja e dytë mendohet të jetë një ?urdhër? i prerë nga ndërkombëtarët në të mirë të dialogut politik dhe hapjes rrugë të negociatave, deri në daljen e vendit nga kriza politike./CityNews





Lajmet e fundit nga