Të rinj dhe pedagogë në Sheshin e Lirisë/ Indiferenca ka ndihmuar krimin dhe drogën, bashkohemi me 7 maj në Kavajë
Bashkëbisedim në ditën e 77 të protestës për zgjedhje të lir...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 77 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme
Çdo agorë ka rrezatimin e vet të bukurisë, mençurisë, fisnikërisë, fytyrës dhe shpirtit europian të popullit shqiptar. Por agorat më të bukura janë pa dyshim, agorat e rinisë, agorat e shpresës që po lind me rininë shqiptare, me të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, shpresën dhe vendimin për Republikën e Re.
Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, 77 ditë pagëzojnë rekordin historik të kësaj lëvizje popullore qytetare, të këtij bashkimi kombëtar për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për Republikën e Re. 77 ditë që kanë ndryshuar Shqipërinë sot, 77 ditë investim në të ardhmen që po vjen, Republikën e Re.
Nga honet e errëta të dëshpërimit, të induktuar nga krimi, droga dhe arroganca qeveritare, nisi bashkimi dhe marshimi ynë i madh i 18 shkurtit. U mblodhën qindra mijëra shqiptarë këtu në këtë shesh, në këtë agorë e deri tek sheshi Skënderbej, së bashku për të marrë siç kishim paralajmëruar, një vendim të madh. Një vendim të madh, që koha dhe vuajtjet dhe shpresat e shqiptarëve, e thirrën në shesh. Vendimin për të mos ulur më kokën para arrogancës, padrejtësisë dhe hajdutësirë, për të mos u trembur më nga krimi në pushtet dhe pushteti i i inkriminuar, vendimin për t?i thënë jo republikës fasadë, teatrit të kukullave, për të refuzuar komplotin politik dhe ekonomik, që luhet tash 4 vite në kurriz të shqiptarëve. Vendimin, për të mos pranuar zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi dhe nga droga. Vendimin, për të mos u bërë më as alibi e as fasadë e republikës së vjetër, vendimin për të marrë fatin tuaj në duart tuaja, e kështu për të marshuar drejt një Republike të Re të qytetarëve shqiptarë, të djathtë e të majtë, por të lirë e të vendosur për fatin e tyre europian.
Asgjë nuk është më si më parë. Që nga ajo ditë e bekuar e bashkimit të 18 Shkurtit, javë pas jave, ditë pas dite, saktrifica, kurajo, vendosmëria juaj, shembin njëri pas tjetrit fasadat e shëmtuara të republikës së vjetër. Bota mbarë e pa, e pranoi, e njohu vuajtjen e një kombi të tërë, thirrjen e një shoqërie të tërë për t?u ngritur bashkë kundër drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar.
Sot, në takime si ky që sapo mbarova me një nga ministret e jashtme kryesore të Europës, me qindra takime të tjera që kam pasur këto 77 ditë, ajo që nuk pranohej si argument i mirëqenë, sot është fakt i çertifikuar falë jush, falë qëndresës suaj, të këtij bashkimi.
Zëri juaj i bashkuar, e vërteta juaj e bashkuar, është sot e vetmja e vërtetë që njeh Europa, Amerika dhe mbarë bota. E gjithë bota e di siç e dimë ne të gjithë këtu se zgjedhje të lira ku qytetarët të mund të shprehin vullnetin e tyre pa asgjesuar problemin e krimit në pushtet dhe drogës, nuk mund të ketë. E gjithë bota e di se krimi dhe droga janë përgjegjësia dhe projekti politik i qeverisë dhe kryeministrit të fasadës. E gjithë bota ashtu si çdo shqiptar se zgjidhja mund të vijë vetëm duke marrë në dorë fatin e zgjedhjeve me një qeveri teknike që do të luftojë krimin dhe drogën dhe do të mundësojë votën e lirë të qytetarëve shqiptare.
Sot, nga kjo agorë, nga ky bashkim i madh qytetar, është rasti të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj çdokujt qytetar dhe faktor politik, që qëndruan bashkë në këto 77 ditë dhe javë pas jave, ditë pas dite duke rrëzuar fasadën e republikës së vjetër. Ne vendosëm se; zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk mund të ketë. Opozita qëndroi e bashkuar, qëndroi e bashkuar siç ua dha fjalën ju, dhe këtij bashkimi të madh e të paprecedent qytetar. Opozita qendroi e bashkuar dhe refuzoi regjistrimin me një fasadë të shëmtuar elektorale të diktuar nga krimi dhe droga.
Të përballur me forcën tonë, të përballur me forcën tuaj, edhe partitë qeveritare nuk ia dolën të regjistronin koalicionin e tyre dhe sot një gjysëm koalicioni i shpërndarë si zogjtë e korbit, është prova më e qartë, bashkë me dështimin për t?u regjistruar sipas datës zgjedhore, se, 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. Por ndonëse rënia morale, politike dhe ligjore e 18 qershorit është sot një fakt i konfirmuar nga të gjithë, republika e vjetër po bën gjithçka ta ndalë apo ta ngadalësojë vrullin e bashkimit popullor që është nisur drejt destinacionit tonë përfundimtar, Republikës së Re.
Arsyet janë të qarta; ata janë një grusht njerëzish me në krye Edi Ramën, ata janë roshët dhe bushët dhe nushët me shokë, kriminelë, oligarkë dhe politikanë të korruptuar të cilët në vetëm tre vjet iu vodhën shqiptarëve, vetëm nga buxheti 2.8 miliard euro.
Kjo është arsyeja, pse studentët shqiptarë, pse prindërit e tyre duhet të paguajnë tarifa më të larta nga viti në vit. Kjo është arsyeja, pse shërbimi shëndetësor është në ditët e tij më të zeza dhe pacientët e familjarët e tyre duhet t?i blejnë ilaçet që duhet të garantoheshin nga taksat e tyre. Kjo është arsyeja se pse pensionet shqiptare kanë ngelur aty ku ishin, se fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë, pse me të njëjtat para mund të blesh më pak, pse faturat janë rritur,p se taksat janë rritur dhe gjitha këto para janë në xhepat e republikës së vjetër.
Por sot, ndryshe nga 77 ditë më pare, republika e vjetër nuk është më zoti i fateve të shqiptarëve. Sot, ndryshe nga 77 ditë më pare, nuk e ka të lehtë t?i shtypë, vjedhë, mashtrojë dhe poshtërojë shqiptarët një e nga një, familje me familje. Sepse shqiptarët janë bashkuar dhe ushtria paqësore e Republikës së Re po nis marshin e saj të pandalshëm.
Ne do të marshojmë të bashkuar qindra-mijëra shqiptarë.
Ne do të marshojmë për Republikën e Re. Ne do të marshojmë që brenda 4 viteve të para të Republikës së Re, asnjë pension të mos jetë më pak se 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Pra, që pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë të vjetra në muaj. Ne do të marshojmë për taksën e sheshtë më të ulët në Ballkan. Ne do të marshojmë për çlirimin e biznesit të vogël dhe mbylljen në kazerma të taksidarëve dhe inspektorëve të shtetit. Ne do të marshojmë për një ligj të ri për arsimin e lartë, në mënyrë që çdo bir dhe bijë shqiptare t?i mundësohet arsimi i lartë pavarësisht prej pamundësisë ekonomike. Ne do të marshojmë për të shembur krimin dhe drogën, dhe oligarkinë që kanë kuçedrat që përpijnë ditë për ditë paratë dhe shpresat e shqiptarëve në republikën e vjetër.
Ne jemi gati, dhe stacioni ynë më i rëndësishëm, i pari në këtë betejë finale që do ta fitojë e nesërmja, shpresa dhe e ardhmja, do ta fitoja Republika e Re, është Kavaja. Përballja e pare, është dita e dielë në kryeqytetin e lirisë, në kryeqytetin e demorkacisë, në Kavajë.
Nga Kavaja le të përhapet lajmi i mirë kudo se republika e vjetër është një tigër letre, është një grusht kriminelësh, pushtetarësh të korruptuar dhe oligarkësh. Ditën e dielë, le ta mësojë çdo shqiptar dhe çdo mik i huaj, dashamirësit e shumtë të Republikës së Re dhe kundërshtarët e paktë, se në 7 Maj republika e vjetër rrëzohet në Kavajë.
Ndaj, për fatet dhe drejtat e shqiptarëve, për fatin dhe të drejtat e çdo kryefamiljari dhe çdo kryefamiljareje, për të ardhmen e çdo të riu dhe të reje, për të ardhmen e çdo fëmije shqiptar le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor. Në përballjen paqësore por të vendosur që të shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër dhe themelin e parë të Republikës së Re.
Nuk do të lejojmë krimin, drogën, Rroshin dhe kaposhin që të nëpërkëmbë Kavajën. Ne do të jemi të gjithë aty, përmes pjesëmarrjes, përmes bashkimit, përmes vendosmërisë le të diktojmë agimin e Republikës së Re.
Zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja tregojuni botës dhe Shqipërisë ku do jemi ditën e dielë?
(Protestuesit: Kavajë!)
Ku nis fitorja?
(Protestuesit: Kavajë!)
Ku themelohet liria?
(Protestuesit: Kavajë!)
Ku rritet dhe ngrihet demokracia?
(Protestuesit: Kavajë!)
Ku do jemi?
(Protestuesit: Kavajë!)
Bashkëbisedim në ditën e 77 të protestës për zgjedhje të lir...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier, konkre...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me kr...
Gazetari i kronikës, Arsen Rusta ditën e sotme ka bërë një k...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Gjermane CSU, z. Andreas ...
Policia e Korçës ka ndërhyrë në kohë dhe ka parandaluar një ...
CityNews zhvilloi sot në faqen zyrtare në rrjetet sociale nj...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas publikimit të audio-përg...
Mbrëmjen e djeshme ish kryeministri Sali Berisha ka publikua...
Deputeti Spartak Braho ka thyer heshtjen pas publikimit të n...
Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga paketa e ofruar nga...
Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, ka pritur sot në nj...
Menjëherë pasa ironisë së kryeministrit Edi Rama, nuk ka mun...
Kryetari i ri i LSI, Petrit Vasili, i është drejtur me një m...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në një takim me ...
Gjergj Bojaxhi thotë se zgjidhja e krizës është që këta poli...
Presidenti ende në detyrë, Bujar Nishani, mblodhi sot Kolegj...
Nga Konventa e LSI-së, pasi kishte marrë emërimin e qënies n...
Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit, është liruar nga ...
Nga çadra e protestës, Lulzim Basha deklaroi se ditën e nesë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...