Basha zbulon ditën/Kur do rrëzohet republika e vjetër
Nga çadra e protestës, Lulzim Basha deklaroi se ditën e nesë...
Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar dënimin për akuzën e shtrëgimit për dhënie pasurie. Serjani u dënua për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kafes, Julian Bregu në vitin 2014.
Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazi u lirua pasi përfundoi dënimin prej 3 vitesh i dhënë nga gjykata e Apelit pasi bashkë me të tjerë, i bëri presion biznesmenit të kafesë, Julian Bregu të lëshonte një pjesë të aksioneve të tij. Në shkallën e parë, Serjani ishte dënuar me 7 vite burg, shkruan GSH.
Pajtim Serjani mbeti i plagosur më 5 janar 2015 në një lokal në rrugën e Kavajës, pasi Arjanit Sterjo qëlloi mbi tavolinën ku po qëndronte ai, polici Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.
PRSIONI NDAJ BIZNESMENIT
Sipas dosjes së prokurorisë, më datë 6 shkurt 2014, biznesmeni Julian Bregu është telefonuar në orët e drekës nga një shok i tij i quajtur Arianit Luli, i cili i ka kërkuar të pinin një kafe. Të dy janë ulur në një bar në afërsi të Liqenit Artificial.
Pas disa minutash, Arianitin e ka telefonuar Elvis Karoli, të cilit Arianiti i ka treguar se ku ndodheshin dhe e ka ftuar që të vinte edhe ai te lokali. Në dosje thuhet se në lokal pas disa minutash kanë ardhur shtetasit Elvis Karoli dhe Klevis Kardashi, me të cilët biznesmeni njihej prej kohësh.
Fillimisht kanë biseduar për gjëra të përgjithshme, por më pas Elvis Karoli i ka thënë Arianitit se dispononte çelësat e një apartamenti në afërsi të Kodrës së Diellit. Arianiti ka shfaqur interes për të parë shtëpinë dhe ka ftuar edhe biznesmenin Bregu që të shkonte me ta për të parë shtëpinë dhe për të dhënë mendimin e tij nëse Arianiti duhej ta blinte apo jo. Të gjithë janë çuar dhe kanë marrë automjetet përkatëse.
Kallëzuesi dhe Arianiti kanë shkuar më makinën e të dëmtuarit dhe janë drejtuar në një pallat të ri pranë xhamisë në Kodrën e Diellit, dhe pasi kanë parkuar makinat, janë futur në një apartament në katin e katërt të një pallati. Në kohën që kanë qenë duke parë ambientet e apartamentit, i cili ka qenë bosh dhe i pashtruar, ka ardhur një person i maskuar me një pistoletë me silenciator në dorë, dhe u ka drejtuar armën personave e i ka pyetur për emrat. Më pas i ka thënë biznesmenit Bregu: ?Me ty e kam?.
Personi i maskuar ka detyruar biznesmenin që të heqë rrobat, dhe më pas i ka lidhur duart. Gjatë kallëzimit të tij, biznesmeni u ka rrëfyer hetuesve se ka vënë re më pas se edhe personat e tjerë njiheshin me personin e maskuar, pasi më vonë kanë biseduar me të normalisht. Personi i maskuar, sipas biznesmenit, ia ka futur kokën në një kovë me ujë disa herë për disa sekonda derisa është thyer kova. Më vonë, tek apartamenti ka ardhur një person tjetër, i cili njihet prej kallëzuesit dhe sipas tij është Ditmar Reçi.
Ky i fundit e ka fyer kallëzuesin dhe i ka kërkuar paratë për transportin e kafesë që Julian Bregu i detyrohej firmës së transportit me pronar M.R., kushëri i Ditmarit. Më pas Ditmari ka telefonuar Pajtim Serjanin, të cilin biznesmeni e njihte. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Pajtim Serjani ka ardhur në apartament dhe i ka thënë biznesmenit, se përse merrej me Ditmarin kur ai e dinte se pas Ditmarit ishte Pajtimi. Më pas Pajtimi është larguar, ndërsa personi i maskuar ka tentuar disa herë të lidhej në Skype me një person.
Pasi ka mundur të lidhet, i ka kërkuar biznesmenit të kafesë të fliste me personin në anën tjetër të telefonatës, i cili ishte Genci F.. Biznesmeni ka folur në telefon me Genci F., i cili i ka thënë: ?Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do i mbash ti, 30 për qind kinezi dhe 30 për qind do i mbaj unë me vëllain tim?.
Nga çadra e protestës, Lulzim Basha deklaroi se ditën e nesë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po flet në çadrën ...
Partia Agrare Ambientaliste nënshkroi një memorandum bashkëp...
Pas dekriminalizimit një tjetër ligj i miratuar me këmbëngul...
1. Sepse eshte shterpe. Kjo eshte kryearsyeja. 2. Sepse Dial...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Shtatë nga pesëmbëdhjetë pikat e Kartës së Parimeve të koali...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, po zhvillon një tjetër takim m...
Partia Demokratike prej katër vjetësh fatkeqësisht një sy e ...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me ...
Pasi më parë njohjen e zgjedhjeve të 18 qershorit nga ndërko...
Kryeministri Edi Rama vijon t’iu përgjigjet qytetarëve në rr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e kalur ...
Një 45-vjeçar shqiptar është ekstraduar sot nga Italia drejt...
Strategjia e përdorur në shkarkimet masive të drejtuesve të ...
Kryeminsitri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha pritet ...
Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit “Dajti”,...
Daljet për show te kryetarit te Bashkise se Tiranes ne krahe...
Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, ...
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dajti”...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...