Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron?
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia nuk pritet të sjellin më punë në Shqipëri. Ato janë angazhuar me qeverinë italiane, që 80% të kontratave të reja t?i japin tek të tretët në Itali..
Nga Italia ka ardhur goditja finale për call center. 13 kompani të mëdha kanë firmosur sot një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda.
Kjo marrëveshje parashikon që ?95% e aktiviteteve që kryhen direkt të kalojnë në Itali brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi dhe në kontratat e të reja, të paktën 80% e vëllimeve outsourcing të kryhen në territorin italian?, raporton Il Sole 24 ore.
Janë 13 kompani që janë angazhuar në këtë marrëveshje. Këto subjekte, tha Calenda, përbëjnë 65% të sektorit përsa i përket xhiros: Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastweb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia. Kjo marrëveshje vjen pasi qeveria italian emori disa masa në ligjin e buxhetit për të vështirësuar delokalizimin e shërbimit call center dhe që hynë në fuqi në 1 prill.
Kohëzgjatja e protokollit është 18 muaj dhe pas një viti do të ketë verifikim.
Ndër pikat kyçe të protokollit të call center që është firmosur sot nënvizohet fakti se do të kufizohet delokalizimi i këtyre kompanive, sipas kushtit që : 80% e aktivitetit të realizohet në Itali.
Sipas Calenda-s ky është rasti i parë që po ndodh në Europë.
?Ne e kemi hedhur spirancën e mbrojtjes sociale në një zonë të ndjeshme. Për qeverinë kjo është një vlerë që kërkohet:. Ata të cilët luftojnë për shoqërinë e hapur nuk janë të pandjeshëm në mbrojtjen e punës?, tha kryeministri Paolo Gentiloni duke folur në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit për call center. ?Nga pikëpamja sociale është një nga shenjat më të rëndësishme me të cilat ne mund të mburremi në Itali. Bëhet fjalë për një angazhim të vështirë për bizneset, por që është i mirë për vendin dhe jep një mesazh të sigurisë të punës që ne kemi nevojë. ?
Përfitues, 80,000 punonjës të sektorit në Itali
Sipas Calenda-s, Presidenti i Këshillit të Ministrave, njeh ?angazhimin e lartë nga pikëpamja sociale?, kundrejt firmëtarëve, ? vendim i cili nuk do t?i shërbejë vetëm sipërmarrjeve tuaja, por edhe vendit. Vjen si një mesazh për të mbrojtur vendet e punës, për të nxitur mbrojtjen sociale dhe angazhimin social të biznesit. Një mesazh që vjen në një moment të veçantë, në të cilin ndodhet vendi sot.
Gjithashtu, rikonfirmon angazhimin e qeverisë për të rritur vlerën e biznesit në një moment delikat për sektorin, i cili ka një ndikim të rëndësishëm në ekonomi.
Ky është një sektor i cili, sipas Ministrit të Zhvillimit të Ekonomisë prek drejtpërdrejtë interesat e 80,000 punonjësve.
Po në Shqipëri, çfarë do bëhet me 25 mijë punonjësit
Në Itali, në datën 1 prill, hyri në fuqi ligji ?Për delokalizimin? e call center. I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.
Ka dy lloj biznesesh të lidhur me këtë fushë. Së pari janë operatorët direkt call center (që punësojnë të rinjtë me njohuri italiane) dhe që zhvendosin fizikisht aktivitetin, kryesisht në Shqipëri, dhe së dyti janë sipërmarrjet e tjera, që operojnë në Itali, por u japin punë operatorëve call center (p.sh. kompanitë e telekomunikacioneve, televizionet, të internetit etj.). Tek këto të dytat duket se e ka përqendruar vëmendjen qeveria e shtetit fqinjë dhe tashmë ua ka marrë me shkrim premtimin që të mos sjellin më punë në Shqipëri. Aktorët e tregut pohojnë se edhe 20% i mbetur pritet të shkojë në Rumani.
Ndërkohë Shqipëria kishte nisur të ndiente efektet . ?Monitor? raportoi pak kohë më parë se TIM, Sky, Fastweb kanë reduktuar kontratat në Shqipëri, duke vënë në vështirësi operatorët që veprojnë fizikisht në Shqipëri dhe disa prej tyre raportuan se e kanë mbyllur tashmë aktivitetin.
Call center ishte një biznes që lulëzoi në Shqipëri 10 vitet e fundit, për disa arsye. Së pari, kosto e lirë e fuqisë punëtore dhe së dyti, njohja e mirë e gjuhës italiane. Së treti, ky është një biznes që ka kosto minimale, me koston minimale për hapjen e një vendi pune prej 500-700 euro (mund të hapet edhe me 10 mijë euro, me 20 të punësuar). Ambientet merren me qira, blihen kompjuterët dhe mjafton një kontratë me një operator italian (telekomunikacion, internet etj.) për të filluar aktivitetin. Por, aq kollaj sa hapen, po aq e lehtë është edhe të mbyllen, në momentin që nga pala italiane nuk u rinovohet kontrata.
Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Por, të dhënat e punëdhënësve më të mëdhenj tregojnë se janë 6-7 kompani kryesore, që kanë së bashku rreth 10 mijë të punësuar. Sipërmarrjet e mëdha vlerësohet se do të arrijnë t?i bëjnë ballë presionit italian dhe do të diversifikohen, ndërsa më të vështirë do ta kenë të voglat. Edhe përpara se qeveria italiane të miratonte sanksionet në dhjetor të vitit të kaluar, sektori kishte shfaqur probleme. Norma e fitimeve ka rënë, të mëdhenjtë nuk po rriten më dhe sipërmarrjet e vogla, sidomos ato me pronarë shqiptarë, përballen me largime të kontraktorëve ose mospagesa nga ana e tyre. Ka raste që investitorë italianë vijnë dhe hapin dy tre call center dhe i mbyllin brenda një kohe të shkurtër.
Mungesë reagimi nga qeveria shqiptare
Ndërsa qeveria italiane po mendon seriozisht për të ruajtur 80 mijë vendet e punës që kanë mbetur nga ky sektor në Italinë me 61 milionë banorë, ajo shqiptare nuk e ka vënë ujin në zjarr për 25 mijë të rinjtë shqiptarë, që jetojnë në vendin me më pak se 3 milionë banorë, e që po boshatiset përditë e më shumë, pikërisht për shkak të këtyre pasigurive.
Që në dhjetor, kur u bë për herë të parë publik plani i qeverisë italiane, asnjë reagim nuk erdhi nga pala shqiptare. Përkundrazi kjo çështje u trajtua pa seriozitetin e nevojshëm, madje u tha se ky është një alarm i kotë dhe i panevojshëm, sepse asgjë nuk do të ndodhë. Nuk ka reagim as tani, që kontraktorët e mëdhenj italianë po i braktisin call center-at në Shqipëri dhe kur mediat njoftuan se u mbyllën 30 call center-at e para./Monitor
Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Dajti”...
Zv/kryetarja e re e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një de...
Lexoni titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, 5 maj ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, është shprehur se Rama dhe Basha...
Analisët kanë analizuar zgjedhjet në Kavajë, në studion e “T...
Oferta e kryeministrit Edi Rama për opozitën, lidhur me admi...
Në një artikull të gjatë, e përjavshmja amerikane “Newsweek”...
Nuk është risi dhe nuk është (vetëm) vizioni apokaliptik i t...
Dite e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një ...
Zv/kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka rrëfyer disa sekret...
Aleat i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, ka komentuar ta...
Prononcimi për mediat i Lulzim Bashës pas tryezës së thirrur...
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, është shprehur e revoltuar pë...
Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika...
Mediat franceze kanë bërë të ditur se kandidatja e së djatht...
Analistët Fatos Lubonja dhe Mentor Nazarko janë përplasur në...
Analisti Andi Bushati është përplasur me gazetarin Ylli Raki...
Një audio-përgjim skandaloz është publikuar mbrëmjen e sotme...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka sulmuar ashpër Presidentin e ...
Pasi më parë adresoi fraza kërcënimi ndaj Shteteve të Bashku...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Evropën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...