web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre ditë para votimeve/ Le Pen, kandidatja për presidente, qëllohet me vezë

4 Maj 2017, 20:58, Aktualitet CNA

Mediat franceze kanë bërë të ditur se kandidatja e së djathtës ekstreme për presidente, Marin Le Pen, është goditur sot nga disa protestues me vezë, ndërsa ishte duke bërë një vizite që ajo i bëri një fabrike në rajonin Bretanja, në kuadër të fushatës parazgjedhore.

Tri ditë para mbajtjes së rraundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, rreth njëqind persona protestues të mbledhur rreth kryetares së Frontit Nacional Le Pen bënë thirrje ?jashtë me fashistët? duke mos kursyer as goditjen e saj me vezë./CityNews





Lajmet e fundit nga