web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet thyejnë edhe kokën e budallait

5 Maj 2017, 09:24, Aktualitet CNA

Shtatë nga pesëmbëdhjetë pikat e Kartës së Parimeve të koalicionit: “Aleanca për Shqipërinë Europiane”
( Shkodër dt 22 Prill 2013)
Firmosur: për PS, Edi Rama
për LSI.   Ilir Meta.
Të pranishëm dhe dëshmitarë të kësaj Karte janë 19 figura të majta europiane, dhe një i ftuar jashtë protokollit zyrtar, ishpresidenti i Serbisë Boris Tadiç
Pika 2. (Një zhvillim konstruktiv të bashkëpunimit mes PS e LSI, mbi parimet e kushtetuetshmërisë e të ligjshmërisë, respektit të të gjithë faktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimarrës, përmes gjithëpërfshirjes e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë Europiane mbi çdo prioritet partiak).
Fakti; Opozita në katër vjet e projektuar si armiku nr. 1 e mirëqënies socialiste të vendit. Gjithë armatimi i rëndë i arrogancës e retorikës së aleancës së partive te pushtetit, qeverisë e qeveritarëve, e mediave, është zbrazur vetëm kundër opozitës, dhe asnjëherë kundër krimit prezent në jetën parlamentare, ekonominë dhe jetën sociale të vendit.
Opozita përveç dhunës “legjitime” të 84 kartonave, është kërcënuar, është rrahur, linçuar, fyer deri ne racizëm.
Pika 4. (Një qasje të re publike të shumicës, qoftë në Parlament e qoftë në qeveri, për të garantuar mbi bazën e një Kodi Etik që do të hartojmë e miratojmë bashkërisht, shprehjen e respektit më të madh për opinionin publik dhe rritjen e transparencës në qeverisje në një shkallë të panjohur deri më sot.)
Fakti; Shkarkohen, zevendësohen, ndalohen dhe censurohen, gazetarë, media, drejtues mediash, rrihen, deri kërcënohen me vrasje, ata të pakët të cilët guxojnë të flasin e dëshmojnë fakte që bëjnë fjalë për mungesën e transparencës. Që prekin ose publikojnë interesat e oligarkëve, kriminelëve dhe qeveritarëve, të cilët fshihen apo kanë lidhje me krimin, trafikimin e menaxhimin e drogës apo pasqyrojnë në mediat e tyre pakënaqësinë e njerëzve te thjeshtë, diagrama regresive ekonomike, sociale a politike.
Pika 5. (Një ndarje të re të punëve mes Legjislativit dhe Ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit Sovran, qoftë në pushtetin legjislativ, qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re.)
Qysh në vitin e parë të legjislatures, 20% e grupit parlamentar te shumicës u konstatua se përbëhej nga kriminelë “socialistë” gjithashtu dhe rreth 30% e të zgjedhurve lokalë po “socialistë”, të administratës së lartë e të mesme.
Në sajë të presionit opozitar dhe faktorit nderkombëtar, parlamenti u detyrua të bëjë ligj, për pastrimin e elementit kriminal në parlamentin e shtetit, qeverinë e shtetit, dhe qeverisjen lokale të vendit. Ligj që akoma nuk eshtë zbatuar.
Me “transparencë” gjithashtu mafioze, nga shumica parlamentare autorizohet pa asnjë tagër ligjore “Sorosi” të përgatisë në klandestinitet ndryshimet e kushtetues se shqiptarve per Reformën në Drejtësi. Projekt që rezultoi defektoz, e në kundërshtim me parimet demokratike, i cili u rrëzua disa herë nga Venecia dhe ekspertët, derisa u votua në parim 100% në Korrik te vitit te shkuar.
Nderkohë që shumica parlamentare përseri e ndryshoi atë në mënyrë tinëzare,ne favor të një shumice politike. “vettingut” i famshëm që nuk mund as nuk ka sesi të votohet nga pakica politike. Pasojat?
Edhe sot në fund të legjislaturës reforma ne drejtësi rezulton e pazbatueshme.
Pika 6. (Një pozicionim të qartë në mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe në mbështetjen e shtresës së mesme, përmes uljes së barrës së detyrimeve apo taksave të drejtpërdrejta, si edhe nxitjes së integrimit social përmes punës dhe rritjes së fuqisë blerëse.)
Rritjen deri në trefishmtë barrës fiskale sidomos për të varferit
Rritja gati dyfish i çmimit të mallrave ushqimore e bazike, rritje e cmimit të ujit, dritave, udhetimeve, te sherbimit urban, taksave lokale, karburanteve.
Pika 7. (Një politikë vijimësisht mbështetëse për biznesin e vogël, për të rritur vetëpunësimin dhe fuqinë ekonomike të familjeve që merren me biznes të vogël, si edhe për të filluar uljen e borxheve të familjeve të varfra ndaj biznesit të vogël.)
25.000 biznese të falimentuara gjatë katër vjetëve të rilindjes…shto dhe 5000 call center-at qe u njoftua javen e fundit. Komentet vetëm merzisin)??Pika 10. ( Një trajtim me prioritet të sigurisë publike dhe të garantimit të paprekshmërisë së individit e të pronës, duke i shpallur një luftë të pashoqe krimit të çdo natyre dhe korrupsionit. Në këtë kontekst, e shohim të pandashme edhe sigurinë juridike për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë, eficiente dhe të përgjegjshme, duke organizuar drejtësinë si një shërbim publik të sigurt e të aksesueshëm nga të gjithë sipas nevojës. Për ne, një Shqipëri e drejtë me të gjithë fillon nga mirëqeverisja për të gjithë.)?( qytetari shqiptar ma i ekspozuar se kurrë në historine e shtetit shqiptar. Shqipëria e identifikuar nderkombtarisht si republika e kanabisit,)
Pika 14. (Një vizion europianizues që të lërë pas përgjithmonë fantazmën e nacionalizmit primitiv e të promovojë atdhedashurinë si shprehje të krenarisë kombëtare dhe të respektit për historinë si burim frymëzimi për të ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh të së shkuarës.)

Vizioni…? Krejt antitetike.
Situata e vendit sa tronditëse, po aq dhe dramatike. Sot minimalisht çdo shqiptar e di se tregohemi me gisht nga bota se sa difektoz jemi në zgjedhjen e mbajtjen në pushtet të qeverive, antipopullore po dhe antikombëtare për vendin tonë, njëlloj si gjatë diktaturës komuniste.
Vetëm mbi bazën e këtij  “vizioni rilindas,” brenda kater vitesh, 200 mijë shqiptarë kanë braktisur Shqipërinë, si vend i  pabanueshëm, frikshëm për familjet, fëmijët dhe të ardhmen e tyre dhe të paktën 200-300.000 i kanë valixhet gati.
Të ndarë ironikisht vetëm për arsye ideologjike, implikohemi panevojshëm, shitemi, blihemi si plaçka në “tregun” e politikës së ditës, sundohemi, plaçkitemi, dhunohemi, pastaj ikim nga sytë këmbët duke mallkuar nëpër dhëmbë si Konica.
Vetëm mbi bazën e këtij  “vizioni rilindas,” brenda kater vitesh, 200 mijë shqiptarë kanë braktisur Shqipërinë, si vend i  pabanueshëm, frikshëm për familjet, fëmijët dhe të ardhmen e tyre dhe të paktën 200-300.000 i kanë valixhet gati.
Qytetarë, Intelektualët, e politikanët e ndershëm të vendit tonë, verifikoni faktet,  dhe konsiderojeni emergjencë kombëtare mos rikthimin e Shqipërisë në kuotat e viteve 90 ku e la diktatura.
Ngjyrimet politike dhe simpatitë ideologjike nuk kanë mund të bëhen pengesë per tu bashkuar me të vetmen barrikadë që i ka mbetur Shqipërisë, opoziten aktuale. Faktet janë shumë më kokëfortë se “kokëderrat./Zef ZEFI





Lajmet e fundit nga