Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Sot jam i bindur se shumëkush mund ta quajë Ramën një frikacak.
Sot jam i bindur se të tjerë do ta asociojnë vendimin e tij për t’u tërhequr nga Kavaja, me qindra ankthet e tij të përhershme.
Sot jam i bindur se shumëkush do ta kritikojë si liderin që ka ngritur një shtet prej letre, të magjishëm në propogandë, por që nuk përballet dot me ata pak çadramanë që i tremben reformës në drejtësi.
Sot Edi Ramën nuk do e marrin mëri vetëm të vetët.
Më të do të tallen pëdëistët që do të bërtasin “fitore” për një ndeshje që e fituan pa e luajtur akoma.
Atë do ta përbuzin demokratë e Laçit dhe Mamurrasit si një burrë që nuk ka guxim ta ruajë kullën e tij. Mbi të do bien romuzet e atyre që u ka prishur shtëpitë, që i ka burgosur për faturën e dritave, që i ka përmbysur tezgat me prasë, duke u sjellë si një zbatues harbut i ligjit.
Sot i marr me mend të gjitha këto, e ndjej zemërthyerjen e socialistëve fanatikë, e imagjinoj triumfin ngadhënjyes të çadristëve të ndërkryer, e parandjej zhgënjimin e atyre që jetuan me iluzionin se kishin gjetur një lider i cili nuk bënte kompromis me ligjin dhe zbatimin e tij.
Por, pavarësisht nga këto, sot jam i bindur se Edi Rama duhet falenderuar.
Po, po edhe ashtu frikacak, i paburrë dhe i zbythur si mund t’u duket disave, sërish duhet falenderuar.
Ajo që ka bërë sot është e njëjtë me të vetmin akt fillestar që i është përmbajtur që prej ditës së parë të qeverisjes së tij: asaj kur hoqi gardhin e Kryeministrisë.
Duke qenë njëri nga ata që ka mbrojtur me forcë idenë se për të ruajtur atë gardh nuk mund të justifikohej vrasja; duke patur bindjen se sado gabim ta ketë një turmë, një Kryeministër nuk mund të qëllojë me plumba për hir të nderit të vet; duke këmbëngulur se aq më pak këtë të drejtë e ka një lider kleptokrat dhe abuziv, mendoj se Edi Rama bëri këtë të premte një nga aktet më të mira të qeverisjes së tij.
Ai nuk lejoi që në Kavajë të bëhej 21 janari i tij.
Ai pranoi ta tallin si frikacak, ta përbuzin si të pabythë, ta përqeshin si ankthioz, duke refuzuar ta respektojnë si vrasës dhe t?i përkulen si i fortë.
Por, thënë këtë, pra pavarësisht se për tërheqjen e tij aspak të lavdishme ai duhet lavdëruar, duhet paranuar gjithashtu se vendimi për të tërhequr kandidatin e Kavajës, e nxjerr zbuluar Edi Ramën.
Zbrapsja përballë presionit për atë që mund të bënte PD-ja të dielën, na nxjerr në pah Ramën e vërtetë që kemi njohur. Atë për të cilin nuk ka rëndësi as data e zgjedhjeve dhe as zbatimi i ligjit. Ashtu si gjatë gjithë negocimit të kësaj krize, ai ka qenë i gatshëm të falë shumë gjëra. Ai ka qenë i prirur të diskutojë për President konsensual, t?i japë opozitës KQZ-në, të fusë në paketë edhe Avokatin e Popullit, të flijojë gjysmën e qeverisë, të shkatërrojë ?policinë që duam?, dhe ta bëjë Kodin Zgjedhor edhe njëherë lesh e li.
Vetëm për një gjë ai nuk ka pranuar kurrë të diskutohet: për karrigen e tij.
Këtë tregon edhe tërheqja e lavdërueshme e Kavajës.
Retorikat me data kushtetuese dhe kushte të panegociueshme janë fjalë boshe. Rama fal gjithçka përpos Kryeministrit. Nga ai post ai ka frikë të largohet. Dhe ky është paradoksi i kësaj fabule: frika e tij, që rezultoi një festë për Kavajën është një tragjedi për 18 qershorin. (lapsi.al)
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar menjëherë pas qëndri...
Kryeministri i vendit Edi Rama, pak minuta më parë, në një k...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka anuluar taki...
Ditën e mërkurë Kuvendi i Kosovës ka futur në axhendën e sea...
Vendimi i Ramës për të tërhequr kandidatin e tij në Kavajë, ...
Kryetari i partisë LIBRA, Ben Blushi ka reaguar në lidhje me...
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar menjëherë ...
Pas një seria paralajmërimesh dhe përpjekjesh për të rrëzuar...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar arsyen kryesore t...
Kryeministri Edi Rama ashtu siç u njoftua në këtë momet ndod...
Filozofi anglez Alfred NorthWhitehead ka thënë se: “The safe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen e sotm...
Për herë të parë në historinë e Kavajës, zgjedhjet vendore n...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, pas verifikimit të kandidatë...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, njëkohësisht i deleguari...
Dhimbjet gjatë ciklit për shumë femra janë një vuajtje e vër...
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Biba i ka...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar një konfere...
Avokati, Spartak Ngjela, i cili ka rënë në sy për mbështetje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...