web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtare/ Kush janë 3 Drejtorët e Qarqeve që i kanë shpëtuar furtunës së Xhafajt

27 Prill 2017, 11:09, Aktualitet CNA

Ashtu siç është konfirmuar edhe më parë nga CityNews, sot konfirmohet zyrtarisht se janë vetëm 3 Drejtorë në qarqe që nuk do të largohen për shkak të furtunës së Xhafajt.

CityNews  njofton se i kanë shpëtuar kësaj furtune:

Edmond Tarkaj, Drejtor i Policisë së Qarkut të Dibrës ? Në 26 gusht 2015 merr këtë detyrë, pasi më parë që nga 9 tetori 2013 ishte drejtor i policisë Korçë.

Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Qarkut të Kukësit ? Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i policisë së Dibrës në 1 shtator 2014 kalon në Kukës, në të njëjtin post.

Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Qarkut të Elbasanit ? Në 27 prill 2015 merr detyrën që mban aktualisht. Më parë mbante detyrën e kreut të Antikorrupsionit në Policinë e Shtetit.

Alfred Çepe ka zëvendësuar Drejtorin e Policisë së Qarkut Durrës, Perlat Çullhaj./CityNews





Lajmet e fundit nga