Mbeti me gisht në gojë/ Spiropalit nuk i del e keqja, ja lëvizja kundër Ramës
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mebtei thje...
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mebtei thje...
Nga Azem PARLLAKU
– Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, dhe homologu i tij serb, Zoran Gjorgjeviç, të cilët u takuan në Moskë, rikonfirmuan edhe njëherë, interesin e përbashkët për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake.
Kreu i mbrojtjes ruse, Shoigu, tha se Moska e sheh Beogradin si partner të besueshëm, i cili mbron parimet themelore të sigurisë ndërkombëtare. “Për fat të keq, bota nuk po bëhet vend më i qetë dhe më i qëndrueshëm.
Ngjarjet në dekadën e fundit, që lidhen me revolucione shumëngjyrëshe, pushtime të ndryshme dhe përmbysje me dhunë të udhëheqësve të shtetit, nuk sjellin asgjë të mirë” nënvizoi Shoigu. Ai po ashtu tha se fitorja e Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet presidenciale në Serbi e forcon besimin e Rusisë në marrëdhëniet e fuqishme midis dy vendeve.
Kur më herët, presidenti serb Nikoliç dekoroi homologun rus Putin me Urdhërin e Republikës së Serbisë të klasit të parë, i’u drejtua Putinit me këto fjalë, “I nderuar vëlla Vladimir, populli serb krenohet që ti mban Urdhërin më të lartë serb”, ndërsa vëllai i tij rus u përgjigj;”E pranoj dekoratën si shenjë dashurie të Serbisë ndaj Rusisë dhe popullit rus. Dëshiroj t?iu bindë se Rusia gjithmonë do të pranojë Serbinë si bashkëpunëtorin më të ngushtë”.
Paralajmërimet e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, për rritjen e ndërhyrjes së Rusisë në Ballkan dhe kërkesa e përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogerini, drejtuar Rusisë që t?i mbajë vendet e Ballkanit larg dinamikës së tensioneve europiano-ruse, duhet të jenë të bazuara në informacione shumë më të gjëra dhe më të thelluara mbi plane dhe projekte ballkanike të Rusisë, të cilat pas krizës ukrainase kanë dalë gradualisht në sipërfaqe.
Aktualisht, Ballkani po konturohet si faza tjetër e strategjisë ruse të zgjerimit të influencës në kontinentin europian. Një formë dhe një instrument i strategjisë ruse duket se janë projektet e bashkëpunimit midis Rusisë dhe Serbisë, marrëveshje të tilla si; rikonstruksioni i pjesës veriore të hekurudhave të Serbisë, memorandumi në fushën e energoefikasitetit dhe furnizimit energjetik, marrëveshja mbi mbrojtjen e ndërsjellt të të dhënave sekrete, marrëveshja për bashkëpunimin tekniko-ushtarak, protokolli midis Gaspromeksportit dhe Qeverisë së Serbisë, etj.
Në planin politik, Serbia është distancuar qartë nga politika e jashtme e Bashkimit Europian, duke marrë anën e Moskës, e duke refuzuar të bashkohet me sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë. Serbia kështu ka shkelur detyrimet e shtetit kandidat të Bashkimit Europian, duke mos e dënuar as aneksimin e Krimesë nga Rusia, as dhunimin e integritetit territorial të një shteti europian si Ukraina. Në Serbi pothuaj i gjithë spektri politik promovon ambiciet për një dominim serb të Ballkanit, e këtë përpiqet ta bëjë duke u afruar shumë me Rusinë, teksa përpiqet të ruajë mardhënie jo të ftohta me Brukselin.
Zyrtarisht, Vuçiç muajin e kaluar vizitoi Moskën, ku u tha se qëllimi i vizitës ishte për të folur për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Vitin e kaluar, Rusia i dhuroi Serbisë gjashtë avionë ?MiG 29? dhe dorëzimi i tyre ishte një nga temat e takimit. Vuçiq ka qenë i zënë duke përdorur lidhjet me udhëheqësit botërorë në fushatën e tij presidenciale. Ai është mburrur me marrëdhëniet e tij me presidentin rus, një figurë popullore në Serbi, kur ai i tha transmetuesit kombëtar të Serbisë, RTS, se ai e kishte takuar Putin “më shumë se të gjithë kandidatët e tjerë bashkë”.
Teksa, ndikimi i Amerikës dhe Bashkimit Europian ka rënë në Ballkanin Perëndimor, Rusia po përpiqet për t’a mbushur këtë boshllëk. Rritja e bashkëpunimit ushtarak me Serbinë, i shërben qëllimit të Moskës për të ndaluar Serbinë, Bosnjën dhe Maqedoninë nga bashkimi me NATO-n dhe për t?i mbajtur këto shtete sa më larg Perëndimit. Në planin gjeostrategjik është interesante që Rusia po kërkon të joshë dhe të bashkojë rreth saj Serbinë nëpërmjet rivitalizimit të projektit të vjetër të krijimit të korridorit lumor të lundrueshëm Danub-Vardar-Deti Egje, si korridor ujor i Ballkanit Jugor.
Disa njohës të mirë të mardhënieve ndërkombëtare, kanë artikuluar se, “projekti futurist i ndërtimit të një korridori ujor të lundrueshëm Beograd-Selanik është një ëndërr e vjetër 100-vjeçare strategjike dhe gjeopolitike e Serbisë”. Nëpërmjet këtij projekti, Rusisia do të dalë më lehtë në Mesdhe, duke shmangur ngushticat turke të Bosforit dhe të Dardaneleve. Ndërtimi i këtij korridori ujor të transportit, i cili ka karakter gjeostra-tegjik, Rusisë i siguron jo vetëm një rrugë dhe nyje të rëndësishme strategjike lëvizje dhe ndërlidhje, por edhe një prani të përhershme dhe ndikim në vendet ku kalon ky korridor, duke i lidhur ato më fort pas interesave ruse në Ballkan dhe në Mesdhe.
Stërvitjet e përvitshme ushtarake të Serbisë me trupat ruse janë një mënyrë e mirë për të siguruar elektoratin e saj pro-rus. Pjesa më e madhe e televizioneve kryesore në Serbi, japin lajme pro Putinit. Faqet e internetit nacionaliste lavdërojnë fuqinë ushtarake ruse dhe, nga ana tjetër, denigrojnë shqiptarët dhe Perëndimin. Është e qartë se Rusia po e përdor Serbinë jo vetëm për të rikthyer ndikimin në Ballkan, por, edhe për të ju hakmarrur NATO-s, Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit me plane për rivendosjen e dominimit të humbur në rajon, që nga shembja e perandorisë sovjetike. Nga ana e saj Serbia me ndihmën e Rusisë, kërkon të krijojë një sferë ndikimi duke nxitur veprime të minoritetit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Kosovë, Mal të Zi, dhe në një masë edhe në Maqedoni.
Zhvillimi më shqetësues është militarizimi i shpejtë i Serbisë nga Rusia me sistem ajror të mbrojtjes dhe mjete të tjera të sofistikuara ushtarake. Fuqizimi ushtarak i Serbisë shërben si mjet kërcënues për vendet fqinje përderisa Rusia shtrinë ndikimin e saj në rajon. Rusia e mbështet dhe e përdorë Serbinë në skemën e saj të madhe për të rifituar fuqi. Provokimet e këtyre dy shteteve ndaj rajonit nuk mund të minimizohen e as të injorohen. Këto veprime përbëjnë rrezikun më serioz, jo vetëm ndaj rajonit, por edhe ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Këto zhvillime në Serbi duhet t?i shqetësojnë shqiptarët. Ato kanë pasoja jo vetëm për serbët, por edhe për Ballkanin e sidomos shqiptarët.
Ndava me kënaqësi lajmin se drejtësia franceze mori më në fu...
Ditën e djeshme, kreu i KQZ, Denar Biba shkoi në zyrën e Edi...
Mazhoranca i ka ofruar 11 pika, të gjitha si një ofertë, që ...
Një ditë para përfundimit të afatit të regjistrimit të parti...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka urdhëruar strukturat në varësi t...
Kreu demokrat, Lulzim Basha në qëndrimet e tij të 70 ditëve ...
Sot pritet që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,...
Sot pritet që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,...
Interpol Tirana ka ekstraduar ditën e sotme nga Milano/Itali...
Kryeministri Edi Rama sapo është futur në zyrën e kryetarit ...
Gjykata e Colmarit në Francë liron ish kryeministrin e Kosov...
Policia e Lushnjës ka arrestuar 51-vjeçarin Resul Çela, të c...
Sot do të zhvillohet raundi i tretë i zgjedhjes së President...
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, ...
Më poshtë, disa prej fakteve psikologjike më interesante, që...
Eshtë e vërtetë për internetin, dhe këtë po mësojmë; jo vetë...
Olsi ngacmon Fiorentinën ndërkohë që po lan enët dhe në krah...
Dashi Meqenese jemi ne diten e enjte ,ne diten e Jupiterit s...
Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e premte në Bashkinë ...
Maxhoranca pranon formulën europiane, opozita kushtëzon dial...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...