Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Maxhoranca pranon formulën europiane, opozita kushtëzon dialogun me qeveri teknike dhe paralajmëron fillimin e mosbindjes civile.
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister (Partia Popullore Europiane) dhe Raportuesi për Shqipërinë i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein (SPD), ndërmjetësues të përzgjedhur nga BE për të ulur palët në tryezën e bisedimeve, janë larguar nga Tirana në mëngjesin e sotëm ( 26 /04/2017) për në Bruksel pa asnjë rezultat për zgjidhjen e krizës politike, rikthimin e PD në Parlament dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet parlamentare të18 qershorit.
Deklarata e europarlamentarëve
Në vend të një konference shtypi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, delegacion i BE në Tiranë ka dalë me një deklaratë në emër të dy ndërmjetësuesve. “Dy europarlamentarët paraqitën propozime për të ardhmen që përfshinin pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër lëndëve narkotike, masa teknike për përmirësimin e kryerjes së zgjedhjeve dhe masa për ndërtimin e besimit politik. Ata propozuan gjithashtu ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme parazgjedhore në strukturat e qeverisë për të ndërtuar besim afatgjatë tek sistemi. Nga ana e maxhorancës pati dakordësi mbi pikat e propozuara me kusht që vettingu të votohet në parlament. Partia Demokratike iu përmbajt pozicionit të saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe miratimin e një sistemi elektronik votimi për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme? bën me dije kjo deklaratë.
Oferta ndërkombëtarë përjashton qeverinë teknike
Thelbi i propozimit të dy ndërmjetësuesve europianë McAllister dhe Fleckenstein: riformatim i qeverisë Rama për të rritur besimin e opozitës dhe shtyrjen e zgjedhjeve në 16 korrik. Riformatimi i qeverisë parashikonte ndryshimin e ministrave të qeverisë Rama në 4 ministri që do t’i përcaktonte opozita. Por jo dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike. Këto në këmbim të kthimit të opozitës në Parlament, plotësimit të strukturave të Vettingut me anëtarët nga opozita dhe konstituimi i tyre.
Propozimi i formatuar si një draft marrveshje opozitë ?qeveri përmbante tri pika kryesore: ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe të kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që do t’i përkiste opozitës; shkarkime në nivel të lartë të drejtuesve të policisë; kriminalizimin, pra dënimin si vepër penale, të shit-blerjes së votës, të cilat u pranuan nga kryeministri Rama dhe kryetari i Parlamentit Meta.
Pas “po? së se maxhorancës David McAllister filloi bisedimet me PD. Por pa asnjë rezultat. Bisedimet dolën pa sukses. Draft-marrëveshja europiane u refuzua dhe si kusht i vetëm për pranimin e saj mbeti doreheqja e kryeministrit Rama, krijim i një qeverie teknike dhe më pas ulja në tavolinën e bisedimeve mes qeverisë teknike dhe opozitës. Burime nga PD pohuan për Deutsche Wellen, se Basha u kërkoi dy ndërmjetësuesve shtyrje të zgjedhjeve deri në fund të këtij viti dhe një qeveri pa Edi Ramën.
Kryetari i PD deklaroi mbrëmë para protestuesve se ?dy përfaqësuesit europianë bënë përpjekje për të kontribur në një zgjidhje reale të krizës politike. Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve europianë nuk pati sukeses. Kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike si zgjidhjen e vetme për të krijuar kushte dhe premisë të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme?.
Përshkallëzimi i protestës?
Pas tri ditësh, të shtunën më 29 prill, skadon shtyrja e afatit që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ((KQZ) pranoi të bëjë për t? i dhënë mundësinë e fundit PD për t?u regjistruar dhe marrë pjesë në zgjedhje. Dështim i uljes në tavolinën e bisedimeve të palëve, me ndërmjetësimin e McAllister dhe Fleckenstein, lë të kuptohet se PD nuk do të regjistrohet dhe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Përkundrazi u paralajmërua përshkallëzimi i protestës me fillimn të hënën, më 1 maj, të mosbindjes civile dhe bojkoti përfundimtar të parlamentit.
?Kusht i pa tjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike dhe ne do ta vazhdojmë betejën tonë të pandalshme. Javën tjetër do të nisim mosbindjen civile në të gjithë Shqipërinë?, tha Basha mbrëmë para protestuesve brenda ?adrës.
Nuk ka ende qëndrime të grupit të moderuar brenda PD që janë ?pro? kthimit në parlament dhe as takime të forumeve të larta të PD si Këshilli Kombëtar apo Kryesia e demokratëve për një vendim lidhur me mosmarrjen pjesë në zgjedhje dhe bojkotin përfundimtar të Parlamentit.
Në KQZ janë regjistruar 33 parti për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Mes tyre LSI dhe parti të djathta opozitare, plus partinë e re opozitare jo të djathtë LIBRA e deputetit socialist Ben Blushi. Subjektet politike kundërshtare për të patur garë egzistojnë. Mosmarrja pjesë e PD në zgjedhje do të thotë që forca më e madhe opozitare në 25 vjet post-komunizëm e vetënxjerr vehten nga skena politike pasi në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e radhës ajo, me zhvillimet e deritanishme, rezulton që nuk do të jetë e përfaqësuar.
Për pasojë skena politike e Tiranës do të ketë shans të rikonfigurohet me protagonistë dhe aktorë të rinj. Mungesa e PD në Parlamentin e ardhshëm nuk do ta bëjë atë pjesëmarrëse as në strukturat e vettingut, ku ajo ka me ligj ka 50 përqind të anëtarëve në të gjitha komisionet. Radikalizimi i qëndrimeve të PD parathotë edhe mundesi për destabilizim gjatë procesit zgjedhor dhe vështirësi për zhvillimin e tij në terren./DW
Prononcimi i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, pas takimi...
Një bandë e rrezikshme shqiptare është shkatërruar nga polic...
Të jesh i zgjuar emocionalisht , nuk do të thotë vetëm që të...
Pas suksesit që patën mikrofonat që aktivizoheshin me komand...
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministrit...
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i njohur si këshillta...
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes nës...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar pasionin e tij më t...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin...
Një shqiptar është qëlluar me plumb në kokë në qytetin e Tou...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka shkuar në zyrën e Preside...
Analisti Fatos Lubonja ka zbuluar planin “B” për zgjidhjen e...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar telefonatën me njër...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, ka sulmuar ...
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për deklaratat se Lazar...
Pas refuzimit që Partia Demokratike i bëri ofertës zyrtare t...
Në fund të takimit me partitë parlamentare, kreu i Kuvendit,...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur me tone shpërthyese pas...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur në fund të takimit me p...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një burg të Venezuelës. M...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...