“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Pas refuzimit që Partia Demokratike i bëri ofertës zyrtare të Bashkimit Evropian për hyrjen në zgjedhje, përpjekjet e faktorit ndërkombëtar në Tiranë, po fokusohen deri në datën 29 Prill, tek nxitja e aleatëve të Partisë Demokratike, për t?u regjistruar në zgjedhje. Qetësia me të cilën Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po mbështesin një proces zgjedhor, duke injoruar bojkotin e partisë më të madhe të opozitës, qëndron tek fakti se Partia Demokratike nuk arriti të bindë faktorin ndërkombëtar për shkaqet e bojkotit, por arriti ta bindë atë, se mosvotimi i Vetting-ut, është një problem që lidhet personalisht me lidershipin e Partisë Demokratike.
Ajo që po ndodh tani, është se Lulzim Basha po e nxjerr me qetësi nga skena politike Partinë Demokratike, sikur të jetë një pronë private e Sali Berishës, të cilën ia ka besuar atij, dhe po shkatërron karrierën politike të dhjetra politikanëve dhe aspiratat e mijra demokratëve për të qenë parti konkurruese dhe pretendente për pushtet në Shqipëri.
Ajo që është më e rënda, është se vendimi është marrë në rrugë okulte nga dyshja Berisha-Basha dhe nuk është konsultuar me asnjë strukturë të Partisë Demokratike dhe Grupit Parlamentar. Lulzim Basha ka qëndruar dhjetë minuta dje, me të dërguarit e Bashkimit Evropian dhe më pas një orë me Sali Berishën, për të vendosur ekzekutimin politik të Partisë Demokratike për interesa të tyre. Pas kësaj ai nuk i ka raportuar askujt, biles as aleatëve që i ka përdorur këto gjashtëdhjetë ditë, për të zëvendësuar stukturat e PD.
Vendimi për të hedhur në rrugë deputetët e PD, pa u dhënë atyre asnjë shpjegim, është sikur të pushkatosh dikë pa i dhënë të drejtën të thotë dhe fjalën e fundit para gjyqit. Është një lloj vrasjeje pas shpine.
Vendimi jo vetëm që ka kundërshtimin e faktorit ndërkombëtar, por është një nga lëvizjet politike më katastrofike të Partisë Demokratike, pasi në vend që ta dëmtonte, ka forcuar ndjeshëm pozitën ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama.
Falë Lulzim Bashës dhe vendimit okult të dyshes Berisha-Basha, kundër reformës në drejtësi, Edi Rama është sot në pozitën më komode të mundshme politike. Ai ka mbështetje ndërkombëtare për të zhvilluar një proces të ndershëm zgjedhor, do të garojë i vetëm në këto zgjedhje dhe është i lire të vendosë vetë për qeverinë dhe fatin e reformave pas zgjedhjeve, pavarësisht ngjyrave të aleancës paszgjedhore.
Të gjitha përpjekjet për ta kushtëzuar atë, për të vënë në qoshe dhe për të poshtëruar para zgjedhjeve me shantazhin e çadrës dhe aleancat në distancë me të, rezultuan jo vetëm antiproduktive, por e fuqizuan atë më shumë. Dhe sekreti i vetëm i kësaj historie është Vetting-u. I gjithë aksioni politik kundër tij, nisi për të bllokuar Vetting-un dhe gjithë beteja e fituar e tij me faktorin ndërkombëtar mbeti sërisht Vetting-u. Fakti që ai pranoi dhe ofertën ekstreme të Bashkimit Evropian duke u thënë e firmos tani, por vetëm ata të votojnë Vetting-un, dhe fakti që Lulzim Basha u çua nga tavolina, sapo ia përmendën Vetting-un, tani ka zyrtarizuar perceptimin e krizës politike në Shqipëri, si një krizë shkaktuar nga paniku prej Vetting-ut.
Është kjo arsyeja që tani gjithë përpjekjet po fokusohen tek partitë aleate të Partisë Demokratike të cilat nuk kanë problem me drejtësinë, por janë me të në aleancë për një rezultat më të favorshëm elektoral.
Tani jo vetëm ata, por dhe çdo deputet i lirë i Partisë Demokratike, është në të drejtën e tij të vendosë vetë për fatin e tij, pa pranuar fatin që i diktoi pa i pyetur dyshja Basha-Berisha, duke i hedhur në rrugë pa i pyetur. Jo për gjë por për shumë nga ata karriera quhet e mbyllur këtu, pasi nëse PD do rikthehet ndonjë herë në skenën politike, nuk do të jetë kurrë më e njëjta dhe nuk do të ketë punë me ta. Partia Demokratike është duke shkuar në një rrugë pa kthim, lidhur me fuqinë e saj në skenën politike shqiptare dhe ky është një fund i pamerituar i saj, por ama një fund i justifikuar nga fakti, se të gjithë, ia pranojnë Sali Berishës, vesin e tij të inçestit dhe përdhunimit, të krijesave të tij. Dhe ndoshta këtë parti s?kishte për ta çuar deri këtu, askush tjetër, përveç Sali Berishës!/tema
Në fund të takimit me partitë parlamentare, kreu i Kuvendit,...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur me tone shpërthyese pas...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka folur në fund të takimit me p...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një burg të Venezuelës. M...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për ...
“Kjo fotografi që shikoni është një memorial kushtuar 522 us...
Pas dështimit të negociatës së fundit të europarlamentarëve ...
Deputeti i PS-së, Taulant Balla foli pas takimit të thirrur ...
:Reporterë pa kufij” prezantoi raportin për lirinë e shtypit...
Marrëveshjen për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Ma...
Një aeroplan ushtarak rus MiG-31 është rrëzuar në Republikën...
Kompanitë më të rëndësishme të shpërndarjes së naftës në ven...
Ditën e nesërme Gjykata franceze e Colmar-it pritet të mar...
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka folur në përfundim të mble...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, thirri sot në një mbledhje urgje...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, tha jashtë dyerve të Kuvendit se...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka folur menjëherë pas takimit t...
Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë, i cili tr...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një t...
Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin antidro...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...