“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Fahriu iu qep pas kryetarit të PD-së Lulzim Basha, në kohën që ai do të shkonte të hante drekë. Fahriu kërkonte që me rastin e protestës së shpallur nga Basha, me bllokim të rrugëve, t? i parashtronte një plan më efikas për bllokimin e kanaleve të ujërave të zeza. Meqënëse tema që kërkonte të trajtonte Fahriu ishte delikate për stomakun, Basha e hoqi qafe duke i kërkuar që ta hidhte planin në letër, dhe t? ia dërgonte në zyrë.
Fahriu i dërgoi këtë letër:
I dashur Luli!
I frymëzuar nga ideja jote për bllokimin për një orë të disa rrugëve, më erdhi një ide që nëse e zbatojmë do ta demaskojë përfundimisht qeverinë para botës, dhe do ta rrëzojë atë. Në sajë të planit tim, nëse zbatohet, jo vetëm do të bllokohet puna në zyrat kryesore të qeverisë, por do të realizojmë edhe atë që opozita ka kërkua
r prej kohësh, që politikanët dhe zyrtarët e lartë të bëjnë edhe testin e drogës, që siç dihet ?Rilindasit? nuk e pranuan të vendoset në ligj. Me idenë time gjejmë një mënyrë që t? u bëjmë testin e drogës pa dëshirën e tyre.
Plani im është që të bllokojmë kanalet e ujërave të zeza në pikat kyçe, ku kalojnë ujërat e zeza që vinë nga ndërtesat e Kryeministrisë, Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kuvendit, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Idenë e kam rrahur gjerë e gjatë gjatë një dreke që kam ngrënë në Lalëz me z. Meta. Atij i doli nga hundët mishi i kecit gjatë drekës, jo sepse iu përzie në stomak nga tema e bisedës, por nga të qeshurit.
Në sajë të disa zyrtarëve të LSI-së në bashkinë e Tiranës, që u vunë në dispozicionin tim me urdhër të z. Meta, sigurova planimetrinë e kanaleve të ujërave të zeza në zonën ku gjenden ndërtesat e përmendura më lart. Tani kemi përcaktuar edhe pikat se ku duhet bërë bllokimi.
E mira është që bllokimi të bëhet pasi pastrueset e institucioneve të kenë hyrë në banja në mëngjes për të bërë larjen e parë të ditës, që ato të mos i gjejnë banjat e bllokuara. Sepse duhet të duket sikur banjat u bllokuan nga dyndja e punonjësve. Këta ?rilindasit? bëjnë jetë nate
dhe në mëngjes para se të vijnë në punë kanë etje të madhe dhe konsumojnë shumë lëngje, apo edhe ujë. Kështu që kur vijnë në zyrë e kanë të fryrë fshikëzën e urinës dhe puna e parë që bëjnë është që të shkojnë në banjë për të bërë shurrën.
Ne nuk do të marrim përsipër bllokimin e kanalizimeve, si aktivitetin tonë, por do të themi se ndërhymë në pusetat për të evidentuar shkakun e bllokimit, pasi morëm dijeni për bllokimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në institucionet kryesore. Pastaj do të dalim me akuzën se kjo gjë ka ndodhur për shkak të mbingarkimit të sistemit nga orgjitë që bëjnë gjatë natës punonjësit e këtyre institucioneve.
Për këtë qëllim duhen krijuar tetë task force që duhet të rrinë gati te çadra. Një për çdo institucion që do të bllokohet dhe një tjetër që do të rrijë rezervë. Këtë mund ta përdorim për bllokimin e banjave të ambasadës së Bashkimit Europian, që të diskreditojmë edhe Romanën. E di që kjo është e vështirë për shkak të vendit ku ndodhet selia e saj, por me specialistët kam menduar dicka edhe për këtë.
Çdo task force duhet të ketë një hidraulik, një deputet, një mekanik, një kryetar partie të koalicionit, një mjek dhe një infermier të aftë për të bërë analizat e urinës. Përveç tyre çdo task force duhet të mbështetet nga 100 militantë të cilët do të bëhen mburojë njerëzore kur të ndërhyjë Policia.
Dhjetë minuta pas bllokimit, ju z. kryetar duhet të dilni në një konferencë shtypi te çadra ku duhet t? u jepni lajmin shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve se janë bllokuar kanalizmet e ujërave të zeza të institucioneve kryesore për shkak se gjatë natës kanë ngrënë shumë nëpër orgji dhe të nesëmrne kanalizimet nuk e kanë përballuar fluksin e madh të mutit dhe të shurrës. Pas kësaj me kampionët e analizave në dorë do të thoni se qeveria e Rilindjes u kap mat me prova si konsumatore masive droge. Kampionët e analizave do të dërgohen në ambasadat e huaja në Tiranë për të vërtetuar se punonjësit e institucioneve qendrore të kësaj qeverie janë konsumatorë droge.
Jam marrë vesh me z. Meta, që LSI, meqënëse ministritë e saj nuk do të bllokohen të distancohet nga ngjarja duke i kërkuar partisë aleate në koalicion, PS-së që të marrë masa ndaj njerëzve të saj që gjëra të tilla të mos përsëriten.
Për këtë ide kam vënë në dijeni edhe Doktorin i cili ka dhënë mendimet e tij të vlefshme.
Nëse je dakord, mund ta zgjerojmë planin edhe me dy objektiva të tjerë. I frymëzuar nga ato që thatë ju në cadër për mediat që përhapin lajme të rreme për opozitën, unë kam menduar edhe për bllokimin e kanalizimeve të ujërave të zeza të ndërtesës së Top Channel dhe të medias së Fanes në ish-kombinatin e Autotraktorëve.
Me respekt 55 fish
Fahriu
Pas kësaj letre, Fahriu bëri dhe një tjetër për Edi Ramën, të cilën ia nisi dorazi me anë të një njeriu të besuar:
I dashur shoku kryetar
Siç i thonë fjalës, i yti mishin ta ha por kockën ta le. Prandaj edhe unë që i përkas me jetë e me zemër partisë që ti drejton sot, nga ku meqë ra fjala u largova se drejtuesit e rinj nuk po m? i njihnin vlerat, po të paralajmëroj për një plan djallëzor kundër partisë dhe qeverisë që t? i drejton.
Merr masa të mbash në mbikqyrje kanalizimet e ujërave të zeza përreth qeverisë, si dhe të disa mediave afër teje, pusetat nr. aq e kaq, sipas skicës bashkëngjitur kësaj letre, sepse në to do të bëhet bllokimi i kanalizimeve të ujërave të zeza për disa nga institucionet dhe mediat kryesore të vendit. Qëllimi është diskreditimi i qeverisë dhe partisë suaj. Planin e ka bërë Doktori me një ish-drejtor të bashkisë së Tiranës, në kohën kur ishte Basha në krye të saj. Por ideja është e Aurel Plasarit, i cili është frymëzuar nga libri i Malapartes ?Teknikat e grushtit të shtetit?, të cilin ia kam botuar unë. Malaparte nuk flet në libër për bllokimin e kanaleve të ujërave të zeza, por Aureli, kur ishim duke pirë kafe me Doktorin, ditën që ia dhuroi këtë libër tha: Malaparte flet për bllokimin e ujësjellësve, por a nuk do të ishte më efikas bllokimi i ujërave të zeza?
Edhe Ilir Meta është në tavë, dhe ministritë e LSI si dhe ndërtesa e Kuvendit në bulevard ku ka zyrën ai nuk do të bllokohen. Do të bllokohet vetëm kanalizimi te selia e sallës së Kuvendit ku bëhen seancat plenare.
Me respekt 55 fish
Fahriu
Edi Rama vizatoi mbi letër një bollë të zezë me kokën e Fahriut, e cila kishte hapur gojën të gëlltiste cadrën e opozitës dhe ia dha Endrit ta vinte në koleksionin e pikturave të tij./Citynews
Nga Nexhmedin SPAHIUPara 18 vitesh, Administratori i UNMIK-u...
Ndërkohë që ka ngelur më pak se një orë nga zhvillimi i mars...
Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë në V...
Mielli i prodhuar nga gruri serb i papërshtatëshme për të sh...
Një zjarr i madh ka rënë në shtëpinë e të moshuarve në Poliç...
Partia Demokratike ka caktuar deputetët përgjegjës për mbarë...
Ndërkohë që sot në orën 11 pritet të zhvillohet marshimi qyt...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Dy të rinj që kishi...
Në Gazetën Shqiptare do të lexoni, “PD bllokon rrugët, Polic...
Dy persona kanë tentuar të hyjnë nga taraca e pallatit në në...
Dita e sotme pritet të jetë shumë e rëndësishme përsa i përk...
Myftiu i Tetovës ka pritur në ambientet e Xhamisë së Larme P...
Sot në orën 11 të paradites pritet të zhvillohet protesta më...
Njerëzve u pëlqejnë shumë citimet e mira, dhe interneti e ka...
Franca shkon në votime të dielën, për të votuar në raundin e...
Dashi(21Mars-19Prill)Është bërë diçka e zakonshme tani për j...
Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, ka thënë fjalët e para...
Drejtuesja e ektremit të djathtë, Marine Le Pen, ka reaguar ...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i është bashkuar pasditen e...
Trëndafilat janë më shumë se një lule e bukur. Petalet e buk...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...