web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Horoskopi ditor, 24 prill 2017

23 Prill 2017, 22:03, Aktualitet CNA

Dashi(21Mars-19Prill)

Është bërë diçka e zakonshme tani për ju që t?ju thonë se duhet të veproni më ngadalë. Sinqerisht, ju ka ardhur në majë të hundës kur ju thonë që të mendoheni përpara se të flisni. Sidoqoftë, gjatë ditës së sotme kritikët tuaj do të tregohen miqësorë dhe ju do të mirëprisni këshillat e tyre të urta. Megjithëse Hëna tek ju do të përshkallëzojë një ndjenjë urgjence, bashkëveprimi pragmatik i Mërkurit me Saturnin lejon mesazhe paralajmëruese të cilat godasin duke shkaktuar mbrojtjen tuaj. Një mendje e hapur i lë gjithmonë mundësi dikujt për të dhënë mendime të vlefshme për të.

Demi(20Prill-20Maj)

Ju e dini mirë se ndonjëherë është veprim i zgjuar që të heshtni se sa të thoni fjalë të pakuptimta. Ndoshta një ditë tjetër do të ishte mirë që të shprehnit ndjenjat tuaja, por jo sot. Sidoqoftë, kjo qetesia juaj do të bëjë që të tjerët të mendojnë se ju keni vërtetë diçka për të fshehur. Në vend që të tërhiqeni, duhet të shtyni tej zonës suaj të rehatisë dhe të shprehni atë që duhet. Ekziston mundësia që ju të shndërroheni në heroin e dikujt pikërisht prej mendimeve që do të shprehni, në mënyrë që të prekni të vërtetën edhe për ata që nuk gjejnë dot atë tek vetja.

Binjakët(21Maj-20Qershor)

Do të jeni të kënaqur duke marrë një vendim për të cilin nuk e dini se ku mund të përfundojë. Sidoqoftë, planeti juaj kryesor Mërkuri po punon në fshehtësi bashkë me Saturnin sot, duke ju këshilluar të merrni parasysh gjithë pasojat e fjalëve tuaja që përpara se të hapni gojën. Organizojini mendimet tuaja me shkrim përpara se t?i ndani ato me të tjerët, kjo mund të jetë një ndihmë që ata të pajtohen me perspektivën tuaj. Suksesi do të ndodhë kur mundësia të takohet me përgatitjen.

Gaforrja(21Qershor-22Korrik)

Bashkëveprimi juaj do të rritet vetëm kur ju të jeni të bindur se jeni në shoqërine e të besuarve tuaj. Nuk do të jeni në gjendje të përcaktoni se sa doni të zbuloni nga vetja sot, sepse keni frikë te vendosni veten në një pozicion të prekshëm. Bëni kujdes që të mbani ndjenjat nën kontroll tani, pasi mund të hutoni të tjerët lehtësisht nëpërmjet intensitetit tuaj, sidomos në ambientet e punës. Bashkëpuntorët ndoshta nuk do të duan të ndjekin dëshirat tuaja. Ndjekja e rrugës racionale ju mundëson të arrini qëllimet tuaja pa u shqetësuar apo ofenduar nga dikush gjatë rrugës.

Luani(23Korrik-22Gusht)

Sot do të preferonit të bënit prezantimin tuaj më të mirë përpara të tjerëve dhe t?u tregoni atë që keni në mendje. Sidoqoftë, do të mund ta kapni audiencën edhe pa vëmendje, përmes ndjenjave tuaja të fuqishme. Do të tregoheni aq bindës, saqë askush nuk do të dyshojë mbi kompleksitetin e ndjenjave dhe mendimeve tuaja të cilat lëvizin rreth sipërfaqes. Mos e vlerësoni gjykimin tuaj si më të mirin, nëse e mendoni si veprim të zgjuar që të mbani diçka për veten tuaj, thjesht bëjeni atë. Privatësia është një nga këkesat më themelore të jetës, është vendimi juaj që të caktoni kufijtë e saj.

Virgjëresha(23Gusht-22Shtator)

Ju mund të përdorni në mënyrë efektive aftësitë tuaja analitike për të përmirësuar shanset për sukses pothuajse në çdo fushë të jetës. Megjithëse ju mund të përpiqeni që të shmangni paragjykimet subjektive të cilat mund të zvarriten gjatë një bisede ku emocionet dobësojnë logjikën, edhe mendimet tuaja mund të ndërlikohen. Për fat të mirë, planeti juaj kryesor Mërkuri së bashku me Saturnin e zellshëm do të përmirësojnë aftësitë tuaja për të dalluar të vërtetën. Nëse nuk fokusoheni tek arritja e qëllimeve tuaja, nuk do të gjeni kënaqësi. Fatmirësisht, puna e mirë do ju sjellë shpërblime të mëdha.

Peshorja(23Shtator-22Tetor)

Do të keni aftësinë të përmirësoni mundësitë tuaja për të shtuar kënaqësinë në marrëdhenie nëse merrni pak kohë për të bërë një plan me partnerin tuaj sot. Megjithëse suksesi nuk është i garantuar, ju do të arrini të përcillni një qëllim të qartë përmes fjalëve tuaja, ndërkohë që Saturni mbështet zonën e të tjerëve në shenjën tuaj. Në vend që të ëndërroni, fokusohuni tek çështjet më pragmatike. Biseda përbën vetëm një pjesë të lojës; ju duhet edhe që të dëgjoni apo të asimiloni atë që dëgjoni për të përfituar prej shkëmbimit të ndërsjelltë. Komunikimi ka gjithmonë dy rrugë.

Akrepi(23Tetor-21Nëntor)

Sot do ta vrojtoni punën tuaj përmes një lenteje tepër praktike. Mërkuri analitik dhe Saturni ambicioz do të bashkëpunojnë për të siguruar suksesin tuaj financiar për sa kohë që do të keni një plan të qëndrueshëm. Mos humbni kohë me fantazitë boshe ndërsa kjo mundësi kozmike ju ankoron ëndrrat në botën reale. ?Shikojeni jetën ashtu si e dëshironi atë?- ky përbën hapin e parë drejt një të ardhmeje ideale, pjesa tjetër e udhëtimit ka të bëjë me vendosmëri dhe shumë punë. Shpërblimet më të mëdha në jetë rezervohen për ata që tregojnë angazhim pafund në veprim derisa të arrijnë aty ku duhet.

Shigjetari(22Nëntor-21Dhjetor)

Sot do t?ju ofrojnë mësime të rëndësishme për jetën, ndërsa do të jeni në kërkim e kuptimit për çfarëdolloj projekti që do të ndërmerrni. Kozmosi po ju shtyn drejt një gjendjeje soditëse të qenies dhe ju do të tregoheni të mençur për të udhëtuar me të. Mund të keni dëshirë të shfaqni gëzimin tuaj, por është më mirë që fillimisht të zbuloni origjinën e tij. Rrëmbeni çdo mundësi në të cilën mund të keni mundësi për të gërmuar rrugën tuaj tej sipërfaqes. Fatmirësisht, tendenca juaj natyrore për t?u rritur do t?ju sjellë përsëri pranë lehtësive të zemrës shumë shpejt. Nga vështirësitë lindin mrekulli; nga hijet buron drita.

Bricjapi(22Djetor-19Janar)

Do të dëshironit të kalonit më tepër kohë vetëm, ndërkohë që ka disa çështje kritike të cilat kërkojnë vëmendjen tuaj të pandarë tani. Megjithëse tani keni mendime pozitive, nuk duhet që të shpërqëndroheni prej një lojë të pavlerë. Në vend që të bëni një tërheqje totale, duhet të shqyrtoni e të diskutoni shqetësimet tuaja me njerëzit më të besuar që keni. Do të merrni përgjigje të rëndësishme në lidhje me analizën tuaj të vazhdueshme. Mos lejoni që frika prej ndjeshmërisë suaj t?ju largojë nga të hapurit e zemrës.

Ujori(20Janar-18Shkurt)

Mund të humbni durimin sot me njerëz të cilët refuzojnë t?ju marrin seriozisht. Ju nënkuptoni biznesin dhe nuk ju intereson të harxhoni kohë me biseda të vogla tani që Saturni i kthjellët dhe Mërkuri komunikues janë pozicionuar në zonën tuaj informative. Do të keni nevojë për të dhëna të qëndrueshme që të merrni vendime të rëndësishme, dhe nuk keni energji që t?i shpjegoni arsyet tuaja kujtdo që i kërkon ato. Tregohuni të drejtpërdrejtë me qëllimin tuaj, vazhdoni të punoni në mënyrën që ka më tepër kuptim për ju. Konsiderata juaj po arrin rezultate pozitive.

Peshqit(19Shkurt-20Mars)

Të gjitha çështjet praktike që peshojnë në mendjen tuaj sot e bëjnë pothuajse të pamundur që ju të arrini të qetësoheni e të gëzoheni. Shtyrja e gjërave të këndshme prej kohës suaj merr kuptim në rast se do t?ju duhej të kujdeseshit për biznesin tuaj. Në fund të fundit, ju jeni të motivuar nga arritja e suksesit profesional ndërsa Mërkuri i zgjuar përputhet me Saturnin ambicioz duke u pozicionuar në statusin tuaj. Megjithatë, duket joshëse që kur përfundoni qëllimet tuaja konkrete të harroni edhe rëndësinë e argëtimit. Punoni ndërkohë që luajnë të tjerët, kështu do të jeni ju që do të luani ndërsa të tjerët punojnë!/CityNews





Lajmet e fundit nga