Video-“Rroftë PD dhe Lulzim Basha”/Çfarë ndodhi në takimin elektoral të Ramës!
Partia Socialiste me në krye Edi Ramën vijojnë të marrin nxë...
Franca votoi dhe balotazhin e siguruan Emmanual Macron dhe Le Pen. Zgjedhjet u pritën me interes të madh, për shkak se ato konsiderohen si vendimtare për drejtimin nga do të shkojë Europa.
Ylli i ri i politikës franceze, Emmanuel Macron, i cili hyri në këto zgjedhje si drejtues i lëvizjes ?En Marche!” ia doli me sukses të kalojë në balotazh. Macron u shpreh për agjencinë e lajmeve AFP, se me “këtë hapet një kapitull i ri në jetën politike të Francës.? Ai theksoi se me këto zgjedhje ?francezët kanë shprehur qartë dëshirën për ripërtëritje.”
Sipas të dhënave zgjedhore të televizionit francez, France 2 dhe TF1, ish-ministri i Ekonomisë dhe proeuropiani 39 vjeçar, Macron arriti të marrë më shumë se 23% të votave në votimet e së dielës, por ai ka edhe një rivale të fortë përballë. Kandidatja populiste e Front National, Marine Le Pen po ashtu doli në balotazh, duke arritur madje një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e vitit 2012. 48 vjeçarja, Le Pen ka arritur të marrë më shumë se 21,% të votave, duke përmirësuar rezultatin e 2012-s, që ishte 17,9%.
Konkurrentja Le Pen
Zgjedhjet u pritën me interes të madh në të gjithë Europën, për shkak se ato konsiderohen si vendimtare për drejtimin nga do të shkojë Europa. Rezultati pozitiv i kandidates djathtiste, Le Pen është një shok për Europën. MarineLe Pen kërkon daljen e Francës nga Bashkimi Europian dhe ndalimin e migracionit, nën frymën e Trumpit ajo përsërit fjalinë, në radhë të parë vijnë francezët. Politikanë të ndryshëm europianë e shohin suksesin e Le Pen si një sinjal alarmi për Europën. Politikani i CDU-së, Gunther Krichbaum e shikon me shqetësim rritjen e mbështetësve të kursit antieuropian në këto zgjedhje, por ai vlerësoi suksesin e Macron si ?sinjal të vlefshëm” për bashkëpunimin gjermano-francez. Europa ka nevojë ?më shumë se kurrë” për një Francë të fortë politikisht, tha kreu i komisionit parlamentar për Europën në Bundestag për Reuters
Rezultatet e kandidatëve të tjerë
Ndvërsa kandidati i majtë që shihej me shanse për të dalë në balotazh, Jean-Luc Mélenchon nuk e arriti rezultatin e pritur. Ai mori 19,5-20 të votave duke u ndjekur nga konservatori Fillon që llogaritet të ketë marrë 19% të votave. Rezulatet e votimit kanë qenë një shok për konservatorët, por edhe për socialistët e presidentit Francois Hollande. Kandidati konservator Fillon ka arritur të marrë rreth 19,5% të votave. Fillon pranoi humbjen dhe bëri thirrje që në balotazh vota t’i jepet Macron. Deputeti konservator, Francois Baroin e cilësoi rezultatin e Fillon ?një tërmet” për konservatorët.
Edhe socialistët kanë pësuar një dështim historik në këto zgjedhje duke arritur të marrin rreth 7% të votave. Kandidati Benoit Hamon u shpreh se ?dështova të pengoj fatkeqësinë që ishte paralajmëruar dhe për këtë marr përgjegjësinë e plotë”, tha Hamon duke u bërë thirrje përkrahësve socialistë të japin votën për Macron. Edhe kryeministri francez, Cazeneuve dhe ministri i Jashtëm, Ayrault bën thirrje që në balotazh vota t’i jepet Macron, njoftojnë agjencitë e lajmeve.
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhje
Rreth 47 milionë francezë votuan të dielën nën masa të larta sigurie në raundin e parë të zgjedhjeve për presidentin apo presidenten e re të vendit, tre ditë pas atentatit të fundit ndaj policëve në Paris. Rreth 50.000 policë dhe 7.000 ushtarë siguruan mbarëvajtjen e votimeve. Zgjedhjet u pritën me interes të madh në të gjithë Europën, për shkak se ato konsiderohen si vendimtare për drejtimin nga do të shkojë Europa.
Votimet u karakterizuan nga një pjesëmarrje e lartë e zgjedhësve. Vetëm rreth 23% e votuesve u kanë qëndruar larg kutive të votimit, sipas ekspertëve të institutive të opinionit publik, Ifop-Fiducial dhe Harris Interactive. Kjo e bën pjesëmarrjen në zgjedhjet e këtij viti me rreth 77%, gati po aq e lartë sa në vitin 2012, ku në votime mori pjesë 80% e francezëve.
Pushteti i presidentit
Presidenti në Francë ka shumë pushtet, madje herë pas here ai cilësohet në Francë si ?president-monark”. Ai është kreu i ushtrisë dhe mund të marrë vendime për misione ushtarake apo përdorimin e armëve bërthamore. Për misione afatgjata ushtarake apo shpalljen e luftës ai ka nevojë për miratimin e parlamentit. Ndër kompetencat e presidentit në Francë bën pjesë edhe emërimi i kryeministrit të vendit dhe i ministrave të qeverisë, e cila sigurisht duhet të ketë mazhorancën në Asamblenë Parlamentare, pasi deputetët mund t’i rrëzojnë ata me votë mosbesimi. Ligjet në Francë i miraton parlamenti, por presidenti mund të shpërndajë parlamentin dhe të kërkojë referendume./DW
Partia Socialiste me në krye Edi Ramën vijojnë të marrin nxë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, k aka reaguar m...
Replikat dhe përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe qytet...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar qytet...
Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka vijuar sulmet...
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë mbrëmje në Rrogozhin...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka publik...
Aeroplanmbajtësja amerikane që po lundron drejt Gadishullit ...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, njekohesisht i deleguari...
Partia Demokratike ka njoftuar, se do të bllokojë nesër pesë...
Policia ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të zhvil...
Raundi i parë i garës presidenciale të zhvilluar sot në Fran...
Pas deklaratës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për ...
Në NATO është rritur numri i fluturimeve për shkak të sinjal...
Mesazhi i Lulzim Bashës pasditen e 65 të protestës për zgjed...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Mediat greke kanë publikuar përgjime të bisedave së anëtarëv...
Komediani i njohur Mr.Bean, është duke planifikuar edhe një ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama në “Komunikimin Javor” ditën...
Lideri i partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi bër...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...