Protesta e djeshme në Torovicë/ E pësojnë katër qytetarë
Policia ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të zhvil...
Partia Demokratike ka njoftuar, se do të bllokojë nesër pesë pika kyçe në gjithë Shqipërinë, për të penguar lëvizjen e mjeteve. Nuk jam i qartë se si do t?i bllokojnë fizikisht. Ndoshta do të vendosin makinat e tyre deputetët, dhe do të qëndrojnë vetë në krye të barrikadës. Ndoshta kanë përgatitur ndonjë makinë zhavor, ta derdhin aty e të heqin sërish pas një ore. Ky është një banalitet që e mësojmë nesër.
Ajo që po mësojmë sot, është se Partia Demokratike ka një vetëekzaltim, sikur ka zbuluar më në fund, se si mund ta shkundë qeverinë. Dhe zgjidhja në të vërtetë nuk ka të bëjë fare me qeverinë, por me popullin. Partia Demokratike ka vendosur të përballet me popullin, që nuk i bindet urdhrave të saj, për të rrëzuar qeverinë.
Tensioni verbal që po rritet mes dy kampeve, duket se është një lojë e qeverisë, për t?ua ngritur edhe më shumë nervat njerëzve me këtë akt të PD.
Por unë nuk shikoj shumë rreziqe për qeverinë, apo për qytetarët nga kjo lëvizje, por thjeshtë një falementim të PD.
Rreziku kryesor ka të bëjë me deputetët që do të ekzekutojnë fizikisht urdhrin. Deputetët që kanë marrë përsipër të bllokojnë pesë pikat kyçe në gjithë Shqipërinë, rrezikojnë ndjekje penale si organizatorë legalë të bllokimit të rrugës që e marrin vetë përsipër. Dikush prej tyre nga i ndjekur penalisht mund të përfundojë dhe i pandehur, dhe me ligjin e dekriminalizimit, nuk bëhet më as deputet. Për fat ligjin e kanë bërë vetë. Dhe me sa pashë pak listat e ?bimbashëve? të rrugës, do të ishte një rast i mirë për të bërë ?katharsis? brenda PD, nëse disa prej tyre ndiqen penalisht.
Por më shumë se sa bllokimi Lulzim Bashës i intereson konfrontimi. Më shumë se një përpjekje për bllokim, është shpresa se mund të ketë konfrontime, me qëllim që Basha të martën të mos ulet në tryezën e negociatave me të dërguarit e Brukselit. Pra kemi një përballje të PD me qytetarët, vetëm që Basha të shpëtojë nga sikleti i negociatave të dështuara. Kjo bën që Basha të mos e ketë mendjen aq shumë tek bllokimi, por tek konfrontimi.
Nga ana tjetër, bllokimi i rrugëve, është një akt i cili do të prodhojë një alergji kombëtare kundër tyre, dhe do t?i përballë ata me qytetarët e thjeshtë, të clët ndoshta mund të jenë dhe me PD në këtë histori. Ideja se mund t?i imponohesh qeverisë duke bllokuar rrugët, tregon pafuqinë për të përdorur mjetet politike, dhe dëshpërimin e opozitës.
Prandaj nuk ka sens të këshillosh PD sonte të mos bllokojë rrugët nesër. Lereni PD ta çojë deri në fund marrëzinë e saj se kështu ka shanse që dhe qytetarët të jenë më të qartë për të. Kjo histori është një rast klasik, ku ne nuk duhet të mbrojmë qytetarët nga PD, por duhet të mbrojmë PD nga qytetarët. Me këtë që po bën PD, qytetarët do të jenë kundërshtarët realë të këtij akti. Dhe nuk kemi pse e mbrojmë PD nga qytetarët. Duhet ta lëmë të përballet me ta.
Paralelisht me këtë, policia duhet të zbatojë detyrën gërmë për gërmë, duke penalizuar deputetët që do të veprojnë fizkisht për bllokimin, duke i çuar për ndjekje peale, duke sekuestruar mjetet që mund të përdoren për bllokim, e deri duke gjobitur personalisht bllokuesit.
Pastaj PD e ka më të lehtë të kërkojë në negocata, aministi për deputetët e saj dhe bllokuesit e rrugëve. Lereni të përballet me problemet që tenton t?u hapë qytetarëve dhe shtetit, nga kompleksi i mospërfilljes që ka prej tyre.
Policia ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të zhvil...
Raundi i parë i garës presidenciale të zhvilluar sot në Fran...
Pas deklaratës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për ...
Në NATO është rritur numri i fluturimeve për shkak të sinjal...
Mesazhi i Lulzim Bashës pasditen e 65 të protestës për zgjed...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...
Mediat greke kanë publikuar përgjime të bisedave së anëtarëv...
Komediani i njohur Mr.Bean, është duke planifikuar edhe një ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama në “Komunikimin Javor” ditën...
Lideri i partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi bër...
Policia Kufitare në Shkodër ka goditur një tjetër tentative ...
Në përfundim të fjalimit të tij nga çadra, kreu i demokratëv...
Kreu i Partisë Demokratike në komunikimin e tij nga çadra i ...
Ditën e sotme në komunikimin nga çadra bashkë me aleatët e t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në komunikimin ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama në “Komunikimin Javor” të di...
Pasi ish-shefi i krimeve të komisariatit nr.2, në Tiranë, Dr...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas deklaratës pë...
Ndërkohë që sot Franca ndodhet në një ditë mjaft të rëndësis...
Deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...