web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emri/Zbulohet drejtori i Ramës me sjellje kamikaze!

23 Prill 2017, 19:31, Aktualitet CNA

Kreu i Lëvizjes ?Zgjidhja?, Koço Kokëdhima, ka vijuar sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Kokëdhima është ndalur sërish te shkarkimi i Kryetarit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj, duke e quajtur atë një ngjarje të shëmtuar.

Sipas tij, Danaj u zëvendësua nga drejtori i Ramës me sjellje kamikaze.

?Feruz Basho, drejtori i Ramës me sjellje kamikaze. Gjatë bashkëbisedimit me socialistët dhe mbështetësit e lëvizjes ZGJIDHJA në Lushnjë përsërita se shkarkimi i Kryetarit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj ishte një ngjarje e shëmtuar, e paligjshme dhe plot manipulime. Për ta bërë këtë maskaradë, Rama e emëroi Feruz Bashon drejtor të OSHEE-së. Ramës i duhej sjellja kamikaze e Feruzit për të falsifikuar procesin e votimit në Këshillin e Qarkut Vlorë dhe prandaj e vendosi drejtor në shtet?, shkruan Kokëdhima./CityNews





Lajmet e fundit nga