Protesta e Opozitës/ Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Avokati i Popullit
Ndërkohë që ka ngelur më pak se një orë nga zhvillimi i mars...
Nga Nexhmedin SPAHIU
Para 18 vitesh, Administratori i UNMIK-ut, Bernard Kouchner më ftoi për të mbajtur një fjalim në takimin e Ambasadorëve të Këshillit të Sigurimit mbi historikun e qytetit të Mitrovicës. Një telefonatë nga New York-u për Sekretarin e ndërpreu mbledhjen. Dhe kur e pyetën se se ku ndodhej, ai iu përgjigj: “Mbi urën më të famshme në botë”. Ishte privilegj të gjendeshe në urën më të famshme në botë, por jo gjithmonë fama është një fat i mirë, sepse ajo mund të jetë sakrificë, fatkeqësi ose fat tragjik. E për qytetarët e Mitrovicës, ky qe një fat tragjik.
Me këto fjalë e nisi ligjëratën e tij në forumin e tretë “E drejta mbi qytetin” publicisti dhe politologu i njohur Nexhmedin Spahiu, duke e befasuar audiencën shkodrane me sinqeritetin dhe kthjelltësinë e rrëfimit për qytetin e lindjes, Mitrovicën.
Duke e evidentuar Mitrovicën si trevën ku nisën lëvizjet epokale të shqiptarëve që nga kryengritjet e udhëhequra nga Hasan Prishtina që sollën pavarësinë e Shqipërisë më 1912, nga greva e urisë e minatorëve të Trepçës më 1989 e deri te lufta guerrile në qytet kundër pushtuesit serb 10 vjet më vonë, Spahiu tha se nëse Kosova do ta ushtrojë ndonjëherë sovranitetin e vet, ai sovranitet duhet të fillojë nga Mitrovica.
Derisa urat janë simbol i lidhjes dhe komunikimit, Ura e Ibrit është kthyer në simbol të ndalimit të çfarëdo komunikimi mes dy pjesëve të qytetit: jugut dhe veriut. Spahiu tha, se gjatë bisedimeve të Brukselit, pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe Ura, e cila është ridizenjuar në formën e një kryqi ortodoks jo duke bashkuar dy anët e qytetit, por duke të orientuar në rrugë pa krye.
Sipas Spahiut, rrënimi i vërtetë i qytetit të Mitrovicës nuk ishte bombardimi nga serbët i 70% të shtëpive. Ishte popullsia shumicë që mori pushtetin në qytet dhe në Kosovë pas luftës, ajo që i shkatërroi të gjitha linjat urbane – tha ai, duke iu referuar kaosit urban, e sidomos shkurtimit drastik të sipërfaqeve të gjelbra në qytetin verior të Kosovës.
I ftuar nga Organizata GO2, Spahiu u ndal te rëndësia strategjike e qytetit të Mitrovicës, jo vetëm për pasuritë nëntokësore të Trepçës, por edhe për faktin se është pikëtakimi i katër lumejve, dy prej të cilëve më të mëdhejtë e Kosovës. Ai citoi njërin nga ish-drejtorët e Trepçës, sipas të cilit, në fund të viteve ’80 kompleksi siguronte 300 milionë dollarë fitime në vit. Ndërsa sot, – shtoi Spahiu, – i gjithë buxheti i Komunës së Mitrovicës është jo më shumë se 13 milionë euro. Nëse më 1981 Mitrovica kishte rreth 88 mijë banorë, sot sipas indeksit të rritjes së popullsisë duhej të kishte dyfishin e popullsisë, por shifra ka mbetur pothuajse e njëjtë. “Elitat e dikurshme të qytetit, të cilat 40 vjet më parë shkonin me nga 3 muaj pushime në Greqi, sot shesin cigare rrugëve të Mitrovicës. Ndjen dëshpërim tek e shikon këtë realitet, – tha publicisti i njohur” – pohoi Spahiu.
Ish-profesori i Universitetit të Tiranës kujtoi vitet ’90 kur jetonte në Shqipëri, duke thënë se atëherë ishte trembur nga niveli i ulët i patriotizmit te shqiptarët e Shqipërisë.
Shqiptarët e Kosovës janë më patriotë, mendoja me krenari, por vitet e pasluftës treguan se as ne në Kosovë nuk jemi patriotë, – pranoi Spahiu gjatë ligjëratës së mbajtur të Premten në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
E gjithë bota i kishte sytë te Kosova. Bota sakrifikoi duke bombarduar Beogradin, aq sa të vjen keq kur sheh disa ndërtesa të vjetra ende të pariparuara në Serbi, bota e detyroi ushtrinë serbe të largohej pa kushte nga Kosova. Ne jemi vendi që për numër banorësh, kemi marrë shumën më të madhe të ndihmës nga bota. Dhe ne, që përpara luftës e shihnim të keqen vetëm te pushtuesi, pas çlirimit e kuptuam se e keqja ishim ne vetë, sepse kemi shumë te meta, shumë dobësi. Kur duam të bëjmë zgjidhje, nuk shkojmë të zgjedhim të mesmen, jo që jo atë më të mirën, por mundësisht më të keqen, – tha Spahiu.
Cikli prej 8 forumesh për “Të drejtën mbi qytetin” organizohet nga GO2 dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër, ku arkitektë, planifikues urbanë, politikbërës, shkrimtarë, sociologë, gazetarë e filozofë ligjërojnë për 8 qytetet ballkanike të përzgjedhura në këtë nismë. Java e parë u hap me arkitekten malazeze znj. Aleksanda Kapitenovic nga Kotori, ndërsa në forumin e dytë, publicisti i njohur z. Fatos Lubonja sot foli për Tiranën. Në vazhdim pritet ardhja në Shkodër e disa emrave të njohur nga rajoni i Ballkanit. Kështu, të Premten e ardhshme është radha e Beogradit me profesorin e arkitekturës z. Ivan Kucina, më pas Prizreni me z. Hajrullah Çekun si përfaqësues i organizatës së suksesshme “Ec ma ndryshe”, për të vijuar me Prishtinën për të cilën do të ligjërojë planifikuesja urbane dhe njëherësh artistja e njohur znj. Eliza Hoxha, filozofi z. Artan Sadiku do të flasë për Shkupin, ndërsa për Shkodrën do të flasë arkitekti i mirënjohur, njëherësh zv/ministër i Kulturës z. Zef Çuni.
Ndërkohë që ka ngelur më pak se një orë nga zhvillimi i mars...
Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë në V...
Mielli i prodhuar nga gruri serb i papërshtatëshme për të sh...
Një zjarr i madh ka rënë në shtëpinë e të moshuarve në Poliç...
Partia Demokratike ka caktuar deputetët përgjegjës për mbarë...
Ndërkohë që sot në orën 11 pritet të zhvillohet marshimi qyt...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë. Dy të rinj që kishi...
Në Gazetën Shqiptare do të lexoni, “PD bllokon rrugët, Polic...
Dy persona kanë tentuar të hyjnë nga taraca e pallatit në në...
Dita e sotme pritet të jetë shumë e rëndësishme përsa i përk...
Myftiu i Tetovës ka pritur në ambientet e Xhamisë së Larme P...
Sot në orën 11 të paradites pritet të zhvillohet protesta më...
Njerëzve u pëlqejnë shumë citimet e mira, dhe interneti e ka...
Franca shkon në votime të dielën, për të votuar në raundin e...
Dashi(21Mars-19Prill)Është bërë diçka e zakonshme tani për j...
Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, ka thënë fjalët e para...
Drejtuesja e ektremit të djathtë, Marine Le Pen, ka reaguar ...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i është bashkuar pasditen e...
Trëndafilat janë më shumë se një lule e bukur. Petalet e buk...
Shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini, ka reag...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...