web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partia e deputet ”kaubojsit” pjesë e frontit opozitar

21 Prill 2017, 13:00, Aktualitet CNA

Në një deklaratë për mediat,zyra e shtypit e PBDKSH ja sqaruar se kjo parti është pjesë e Frontit Opozitar, në krah të partisë më të madhe opozitare PD-së.

?Rreshtimi ynë politik nuk është për show, por është për beteja të rëndësishme të vendit.

PBDKSH  është e bindur dhe e vendosur për realizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike si dhe për realizimin e plotë të dekriminalizimit në zgjedhjet.

Personat e inkriminuar janë një e dhënë reale për të rrezikuar procesin zgjedhur e për të nxitur destabilitetin.

Disa zonë në Shqipëri, jashtë vëmendjes së politikës së Tiranës rrezikojnë të jenë të kontrolluara e të komanduara nga persona me precedent të rrezikshëm penal që kërkojnë përmes disa subjekteve politike të kontrollojnë territorin, të kenë pushtetin e të kenë kandidatura persona që janë në shërbimin e tyre apo pjesë e rrethi vicioz të tyre.

Disa qarqe në Veri të Shqipërisë rrezikojnë seriozisht nga këto fenomene dhe PD-ja apo Fronti Opozitar nuk ka folur aq sa duhet për këto fenomene.

Të fortët dhe të inkriminuarit duhet të qëndrojnë larg zgjedhjeve dhe larg aktiviteteve politike e proceseve demokratike në vend.

PD duhet të filloi të mendoi edhe për zgjedhjet dhe për t?i fituar ata. Çështje emergjente është garancia për zgjedhje të lira e pastrimi i politikës nga të inkriminuarit, por nuk mjafton vetëm kjo. PD-ja dhe aleatët opozitar duhet të jenë gati për të marr pjesë në zgjedhje dhe duhet të bëjnë gati të gjitha energjitë e tyre pozitive politike për t?i fituar.

Mendoj se Fronti Opozitar ka nevojë për më shumë koherencë dhe më shumë koordinim.

Në këtë këndvështrim propozojë një tryezë të rrumbullakët me aleatët e Opozitës për të diskutuar:

-Pjesëmarrjen në zgjedhje

-Organizimin e territorit në funksion të zgjedhjeve

-Diskutimin e çështjes së kandidaturave duke u dhënë prioritet figurave që kanë konsensus dhe lidhje të fortë me territorin e po ashtu janë të pastra me të kaluarën e tyre në raport me çështjet ligjore e sidomos penale.

Nuk preferoj ta konsideroj vetëm Opozitë, por ?Front Opozitar?, sepse çështjet që janë ngritur nuk janë vetëm të Opozitë, por të çdo qytetari që ka vendosur të jetë në vend dhe kërkon të  jetoi në kushtet e një demokracie funksionale.

Thirrja e çdo qytetari të ndershëm dhe të devotshëm për tu bërë pjesë e proceseve politike dhe të betejave të ngritura nga Opozita është rruga me e mirë për të qenë të suksesshëm.

Një çështje tjetër shumë e rëndësishme që nuk duhet të jetë jashtë vëmendjes së Frontit Opozitar është edhe procesi i zgjedhjes së Presidentit të Ri.

Opozita duhet të ketë propozimet e saja  për të garantuar një proces të mirë kushtetues dhe po ashtu për të zgjedhur një figurë që garanton respektimin e Kushtetutës, ruajtjen e Sovranitetit e po ashtu dhe ekuilibër dhe konsensus mes palëve.

Opozita duhet përmes një tryeze të rrumbullakët të diskutojë e të bëjë propozimet e saj për procesin e zgjedhjes të Presidentit?, thuhet në deklaratën e PBDKSH./Citynews





Lajmet e fundit nga