Basha thirrje Ramës/Të votojmë Vetting-un para zgjedhjeve, PD gati
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryemin...
Nga Gjergji THANASI
Kurorëzimi logjik i slloganit titist ?Bratsvo-Jedinstvo? ishte togfjalshi ?shqiptar i ndershëm,? që përdorej në fund të viteve 80-të të shekullit XX për të emërtuar shqiptarët servilë, hyzmetqarë e spiunë të Serbosllavisë së Miloshevicit, sic ishte fjala vjen famëkeqi Rrahman Morina.
Fatkeqësisht fara e keqe e të tillë shqiptarve nuk u shua, as pasi Kosova u lirua nga okupacioni serbosllav, as pasi ajo u shpall republikë e pavarur. Sot të tillë ?shqiptarë të ndershëm? në funksion të programeve antishqiptare të elaboruara në zyrat e ?vllasnik-ut? të tyre ne Novi Beograd vazhdojnë ta dëmtojnë me sa mundin e si mundin si Republikën e Kosovës edhe Republikën e Shqipërisë si dhe shqiptarët etnikë kudo në Ballkan.
Një nga mënyrat e përdorura për të dëmtuar Shqipërinë dhe shqiptarët është përdorimi i të tilla plehërave njerëzore për të përmbytur tregun Kosovar dhe shqiptar me prodhime ?Made in Serbia?. Nuk bëhet fjalë për një tregti normale, por për një shitje mallrash serbe në tregjet shqiptare me cmime relativisht të lira, por me cilësi skandaloze. Shpesh të tilla mallra serbe kanë edhe substanca të dëmshme me raste edhe helmuese për shëndetin e njeriut.
Këto farë lloj mallrash serbe e kanë vështirë të hynë edhe në tregjet e vendeve më të varfra afrikane apo aziatike nga Zimbabvja në Myanmar, por fatkeqësisht përmbytin tregun shqiptar.
Në Kosovë deputetë të Vetvendosjes e ngritën në parlament cështjen e miellit-krunde serb, që ka përmbytur tregun në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar të Moriëns së Kukësit. Ky miell tejet i varfër në vlera ushqimore dhe i dëmshëm vecanërisht për shëndetin e fëmijve të vegjël për shkak të cmimit relativisht të ulët po shkatërron prodhuesit kosovarë të grurit dhe miellit duke rënduar gjendjen e konomike në fshatin Kosovar, por edhe në tërë ekonominë kososare.
Deviza e fortë euro dhe franga zvicerane, djersa e mërgimtarëve shqiptarë me të tilla marifetllëqe po emigron drejt Serbisë njëlloj si në kohën e Jugosllavisë mbretërore dhe titiste, kur Kosova plackitej sipas formulës: ?Trepca rade, Beograd grade?! Njëlloj si me miellin, kompani serbe të lëngjeve të frutave si psh. Fructal po shkatërrojnë tregun në Kosovë duke e përmbytur me lëngje frutash të prodhura në kushte higjenike skandaloze.
Të tilla lëngje frutash të shitura me cmime të volitshme faktikisht nuk kanë asnjë pikë lëng frutash, por vetëm ujë sheqer, esenca e prezervantë, shumica e tyre jashtë standarteve europiane prodhime kineze apo të fabrikave të Kompleksit petro-kimik të Pancevos.
Serbët me ndihmën e hyzmetqarëve të tyre kosovarë një rrugë e tre punë: helmojnë shqiptarët vecanërisht fëmijët, plackisin devizën e fortë të kosovarëve dhe falimentojnë frutikulturën dhe industrinë kosovare të përpunimit të frutave.
Në Shqipëri është bërë kërcënues penetrimi i miellit serb me vlera shumë të ulta ushqimore i shitur me cmime relativisht të ulta. Ky miell, që në vendet e BE-së ndalohet rreptësisht të konsumohet nga njerëzit, shndërrohet në bukë për shqiptarët e Republikës së Shqipërisë.
Me këtë rast serbët haptas po na tregojnë që për ta si ?albanski-t? e Shqipërisë londineze, si ?shiftarski-t? e Republikës së Kosovës nuk janë qënie njerëzore, por thjesht ?zivotinia? (kafshë pylli).
Në shkrimin tonë do të denoncojmë kompaniën shqiptare Euro food Sh.P.K. me adresë: Lagja nr. 5 Bulevardi Indrit Cara Nr. 5555, Shqipëri, e cila na qenkërka kompania e autorizuar nga një kompani serbe (anonime për konsumatorin shqiptar) si distributor i këtij mielli serb në Shqipëri, Kosovë dhe Europë.
Theksojmë se në mënyrë të qëllimshme kjo kompani përpiqet t?ia fshehë konsumatorit shqiptar origjinëën serbe të mallit si edhe emrin e kompanisë serbe prodhuese e këtij mielli. Nuk bëhet fjalë për miell në thaës për të furnizuar furrat e bukës, por për miell me paketim një kilogramësh për konsum familjar. Në ambalazhin e këtij mielli serb shkruhet në italisht (me gabime ortografike kuptohet) ?Farina Delicia?, d.m.th. ?Mielli i Lumtur?.
Shfrytëzohet padituria e konsumatorit për ta bërë atë të besojë se po ble miell italian të standartit të Bashkimit Europian, ndërsa po bleh miell-krunde të prodhimit serb. Po ashtu vendi i prodhimit nuk shkruhet Serbi por RS. Përsëri spekulohet me paditurinë e konsumatorit, i cili nuk është e thënë , që të dijë serbisht e të kuptojë se inicialet RS kanë kuptimin ?Republika Serbija?. Me të tilla marifete prej bakalli batakci kjo kompani, me sa duket dorë e zgjatur e BIA-s, po shkatërron prodhuesit shqiptarë të miellit, që përdorin grurë shqiptar, kosovar, francez, ukrainas apo edhe kanadez.
Në të njejtën kohë këta shqipfolsa si puna e ?shqiptarëve të ndershëm? të Kosovës helmojnë bashkëkombësit e vet sidomos fëmijët e mitur. Fatkeqësisht këta hyzmetqarë dhe padronët e tyre serbë janë injorantë aq sa nuk dinë se në italisht fjala ?i lumtur? shkruhet ?Delizia dhe jo Delicia?, sic e kanë shkruar në ambalazhin e miellit serb. Për më te për, që kanë harruar të heqin nga paketimi edhe pullat fiskale, mbi të cilat shkruhet qartë me shkronja ?qirilica? emri i ministrisë serbe, që e ka hedhur në qarkullim këtë pullë fiskale.
Shtetarët shqiptarë spektatorë të helmimit
Inspektoriati shqiptar , që ka për detyrë funksionale të ndalojë këtë vërshim mallrash-plehra nga Serbia në tregun shqipta,r quhet AKU. Ky inspektoriat drejtohet nga një përfaqësues i Partisë PDIU, që njihet si partia e camëve. Ky inspektoriat, megjithë denoncimet e njëpasnjëshme publike për të tilla mallra serbe plehra në tregun shqiptar, nuk reagon, por bën shurdhin dhe qorrin! Ministria e linjës, që mbulon inspektimin e mallrave ushqimore në Shqipëri është ministria e bujqësisë e cila drejtohet nga prof.Panariti, eksponent i Partisë së LSI-së me kryetar Ilir Metën.
Kjo ministri njëlloj si inspektoriati AKU në vartësi të saj ka zero reagim ndaj përmbytjes së tregut shqiptar me mallra ushqimore serbe me cilësi skandaloze shpesh herë të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve shqiptarë. Vallë të tilla qëndrime thuajse akte tradhëtie kombëtare a kanë lidhje edhe me pasjen në posedimi të KOS-it që në shkurt të vitit 1992 të dosjes si spiun Sigurimi me pseudonimin ?Kungulli? të një politikani të lartë shqiptar?!
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryemin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon nj...
Ka qenë shokuese deklarata e bërë paraditen e sotme nga krye...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, ka komentuar ...
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka ironizuar kryeministrin Edi R...
Një tjetër magazinë me drogë është zbuluar ditën e sotme. Ma...
Anija “Oriku” e Forcave tona Detare ka parandaluar mëngjesin...
Ka përfunduar takimi mes ambasadorit të SHBA, Donald Lu, dhe...
Gjysëm miliard euro kanë dalë nga Shqipëria përgjatë vitit 2...
Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në Mal...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së fortë të ...
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, po zhvillon një takim me deput...
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati po zhvillon ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka bërë sot një deklaratë të f...
Rusia ka shprehur shqetësim mbi deklaratat e fundit të polit...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kaluar qytetin e...
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, e njohur masivis...
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri ,ka ...
Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretari për Çështjet Poli...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për d...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...